Bresalcë (Gjilan)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Bresalca (Gjilan))
Jump to navigation Jump to search

Stampa:Infobox KS vendbanim Bresalcë është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bresalcë ka klimë të mesme kontinentale, është fshat kryesisht kodrionoro-malor, gjendet në veriperëndim të Gjilanit, gjendet me fshtatit Gllamë dhe fshtatit Parallovë. Lagjet e fshatit: Hoxhajt, Rexhajt, Bukovit (Bërkollët), Shasivarët, Uruqët, Qesollët, Myhiri, Malokët.

Përshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë vendbanim, te lagja e hoxhajve gjendet vendbanimi i vjetër - qyteti gërmadhë Kalaja e Princeshës, e cila është ngritur në antikitet. Banorët e fshatit Bresalcë, kanë qenë shqiptarë me fe katolike. Këtë e dokumentojnë shenjat e objekteve të vjetra katolike, të cilat ekzistojnë edhe sot e kësaj ditë, si themelet e kishës katolike të vendosura në lagjen e Bukovit (Bërkollët e sotëm), pastaj themelet e kishës katolike te Kroni Plak, në lagjen Gurishtë (Gllama) ruhen ende. Xhamia e fshatit e ndërtuar në vitin 1856, më 10 prill 1999 është djegur tërësisht.

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati Bresalc sipas regjistrimeve të vitit 2011 mendohet të ketë rreth 2823 banorë. Sipas shënimeve statistikore në vitin 1913, kishte 929 banorë, ndërsa në vitin 1918 kishte 57 familje me 609 banorë shqiptarë. Kjo shihet se një numër i madh i banorëve pas vitit 1914 u shpërngul nga ky vendbanim. Sipas regjistrimit të vitit 1921 kishte 142 shtëpi me 951 banorë. Sipas resgjistimit të vitit 1991, bërë nga LDK'ja, fshati ka 504, me gjithsej 2875 banorë shqiptarë. Nga sulmet barbare serbe mbi këtë fshat, në vitin 1999 janë vrarë 8 persona, 3 shtëpi janë të shkatërruara dhe dia objekte ndihmëse.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arsimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fshatin Bresalcë gjendet shkolla fillore Ibrahim Uruqi, me nga 2 paralele pë të gjitha nivelet e klasëve.

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]




  1. ^ Osmani, Jusuf. Vendbanimet e Kosovës. Shkrola. fq. 59. ISBN 9951-8547-5-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)