Lloca
Llovca
Katunisht | |
---|---|
Fshat | |
Llovca me pamje nga fshati Kokaj | |
![]() | |
Demonym | Llovcas |
Vehicle registration | 06 |
Llovca është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Katunisht.[1] Fshati ndodhet në juglindje të Gjilanit, është vendbanim kodrinoromalorë, një ndër më të vjetra në Malet e Karadakut.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Llovca shtrihet në mes Pogragjës në veri,Bilinicës në lindje, Kokaj në jug dhe Burincës në perëdim.
Mikrotoponimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mikrotoponimet më karakteristike janë: Roga e Lisit të Thatë, Gurëgaci, Kodra e Lestes, Jarica, Koka e Zhveshur, Vojsat, Prroni i Kokajve, Elbishta, Laki i Elbishtes, Kisha e Epërme, Kisha e Poshtme, Lumi i Llapushës, Firaja, Zabeli Butë, Santë, Dafinat, Ahishtja, Llaçkidere etj.[2]
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas regjistrimit të parë të pas Luftës së Dytë Botërore Llovca ka pasur 471 banor, ndërsa sipas regjistrimit të fundit të mbajtur në vitin 1981 ka pasur 457, pra siq shihet nuk ka pasur ndryshim të madh për shkak të emigrimeve të vazhdueshme.[3]
Deri në vitin 1987 kishin emigruar rreth 85 familje, 42 prej tyre në Gjilan, të tjerat në vendet e ndryshme. Në këtë kohë pra në vitin 1987 me punë të përkohshme jasht Kosovës ishin 51 përsona, prej tyre nji ishte me familje. Llovca me vetëkontribut e fshatarëve arriti të elektrifikohet në vitin 1970.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Popullsia e Llovcës kryesisht merret me bujqësi e blegtori e edhe me pemëtari. Llovca në vitin 1974 kishte 75 ekonomi shtëpiake, ndërsa në vitin 1981 kishte 59 ekonomi shtëpiake. Ndërsa sa i përket sipërfaqeve me toka bujqësore 121.21 hektarë, me pemishte 2.40 ha, sipërfaqe me livadhe kishte 5.96 ha, sip. me kullosa 23.54, sip. me pyje 257.30, gjithsejt tokë produktive kishte 457.99 ha, ndërsa tokë joproduktive kishte 25.48 ha, spërfaqe të përgjithëshme Llovca kishte 483.48 ha.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deri pas Luffës së Dytë Botërore Llovcasit nuk patën mundësi shkollimi përshkak të mungesës së shkollës shqipe, përveq disa të rinjëve që kanë ndjekur shkollat fetare - Medresen e Gjilanit siq ishte Molla Bilall Hyseni dhe disa të tjerë si Molla Ilazi , por kishte edhe disa qe kishin ndjek mësimet në Mejtepet e ndryshme. Pas Luftës së dytë botërore gjegjësisht në vitet 1945-46 Mejtepi i fashtit iu besua Molla Bilall Hysenit dhe pothuajse nuk kishte fëmjë që nuk ndjekte mësimt në atë mejtep. Pas përfundimit të luftës së dytë botërore në fshtat u hap shkolla fillore katër klasëshe e më vonë edhe shkolla e plotë fillore. Në vitin shkollor 1986/87 në këtë shkollë ekzistonin 8 paralele me 187 nxënës e prej tyre 75 ishin femra (këtu pëfshiheshin edhe nxënësit nga fshati Kokaj prej klasës V-VIII-të).
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Nxënësit e shkollës në Llovcë në vitin 1966
-
Llovca në pranverë
-
Llovca nga veriu
-
Rrënoja shtëpie në Llovcë
-
Llovca në shkurt 2018
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]PErsonalitete
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Molla Ali Aliu imam i Karadakut
- Molla Idriz Idrizi
- Molla Bilall Hyseni alim dhe një ndër hoxhollarët më të njohur të Karadakut
- Lutfi Haziri - Politikan , Kyetar i Komunës së Gjilanit
- Hafëz Mustaf Sadriu (djali i Molla Bilallit) hafëzi më i ri në trojet Shqiptare (kreu Hafëzllakun në moshën 9 vjeqare)
- Qazim Qazimi - Profesor
- Muhamed Sadriu Magjistër i Arkitektures Profesor dhe humanist
- Musa Qerimi - Sociolog
- Arben Mehmeti - Jurist, Politikan
- Enver Sadiku - Gazetar, Profesor i Gjuhës Frënge, Magjistër
- Fehmi Dalipi - Veteran arsimi, profesor, Shkrimtar, Veprimtar i qështjes kombëtare -UNIKOMB
- Bashkim Dalipi - Profesor Doktor
- Abdusamed - Dussi Sadriji piktor
- Qëndresa Sadriu-Hoxha Politikane shqiptaraj e pare deputete ne kantonin e Curihit Zvicerr
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës 6, Gjilani. faqe 102. Libri Shkollor, ISBN 9951-8547-5-3, Prishtinë 2004,
- ^ Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës 6, Gjilani. faqe 104. Libri Shkollor, ISBN 9951-8547-5-3, Prishtinë 2004,
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2015. Marrë më 4 korrik 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Bilinica | Bresalca | Bukoviku | Burinca | Capari | Cërnica | Çeliku | Demiraj | Dunavi | Gadishi | Godeni | Gumnishti | Haxhaj | Kishnapola | Kmetoci | Kokaj | Kravarica | Lipovica | Livoçi i Epërm | Livoçi i Poshtëm | Lladova | Llashtica | Lloca | Malisheva | Mireshi | Muçibaba | Nasala | Përlepnica | Pidiqi | Pogragja | Poneshi | Selishti | Sllakoci i Epërm | Sllakoci i Poshtëm | Sllubica | Stançiqi | Stublina | Shillova | Shurdhani | Terizijaj | Uglara | Velekinca | Vërbica e Kmetocit | Vërbica e Zhegocit | Vrapçiqi | Zhegra | Zhegoci
![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Infobox mapframe without OSM relation ID on Wikidata
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Fshatra në Kosovë
- Fshatra në komunën e Gjilanit
- KO-gjeo-cung
- Faqet me harta