Jump to content

Profesori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Profesor)

Profesor është titull shkencor për mësimëdhënësit ne arsimin e larte universitar, të cilët kanë treguar aftësi të veçanta ne fushen e tyre.

Në jetën e përditëshme, në shkollat e larta, te gjithe mësimëdhënsit thirren me këtë titull nga ana e studenteve. Por, titulli zyrtar "Profesor" jepet nga institucione të larta univesitare. Ne Shqipëri, kushtet qe duhen plotesuar nga nje person qe desheron te fitoje titullin "Profesor" percaktohen nga Ligji per Arsimin e Larte. Keto kerkesa ndryshojne periodikisht (perfshire numrin e botimeve, vitet ne mesimdhenie, etj.), megjithate kerkesat e pergjithshme jepen me poshte.

Kerkesa te pergjithshme per te fituar titullin "Profesor" te percaktuara nga Ministria e Arsimit ne Shqipëri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Nivel i lartë i dijes dhe njohurive ne lemin perkates. Kjo dëshmohet me botimet e teksteve universitare dhe publikimeve ne revista shkencore kombetare e ndërkombëtare,
  • Pjesëmarrje në konferenca kombetare e ndërkombëtare dhe në aktivitete të tjera,
  • Aftësi për udhëheqje akademike. Kjo dëshmohet me udheheqjen e kandidatëve per graden Master dhe Doktor i shkencave.

Në lëmin e arteve ose fusha të tjera ku nuk jepet grada Doktor i shkencave, kushtet per fitimin e titullit "Profesor" jane të veçanta.

Ne rastin e universiteteve private, bordi drejtues i universitetit percakton kriteret e nevojshme per titujt shkencore.

Tituj te tjere shkencore te rangut me te ulet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Docenti
  2. Ligjëruesi
  3. Profesor asistent
  4. Profesor i asociuar

Doktor i shkencave; Master