Juristi
Pamja
Pikturë të shekullit të 19 të avokatëve, nga artisti francez Honoré Daumier | |
| Profesioni | |
|---|---|
| Emrat | Jurist, Këshilltar ligjor |
| Sektorët e aktivitetit | Ligj, Biznes |
| Përshkrimi | |
| Kompetencat | njohje dhe zbatim i legjislacionit |
| Edukimi i nevojshëm | Bachelor në Drejtësi |
| Punë të ngjashme | Avokati, Magjistrati |
Një jurist është një profesionist i edukuar në Jurisprudencë, i cili studion, zhvillon, praktikon dhe aplikon ligjin dhe ofron këshillim ligjor.[1]
Në shumë vende Evropiane që ndjekin sistemin ligjor civil, të tilla si Shqipëria apo Kosova, titulli jurist është një term i përgjithshëm që përfshin të gjithë ato profesionistë që kanë mbaruar studimet në Drejtësi; sidomos ato që nuk janë liçensuar akoma si avokatë ose si magjistratë.[2]
Detyrat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Juristët mund të punësohen në sektorë të ndryshëm të administratës publike qëndore dhe vendore, ose në Departamentet ligjore të bizneseve private.[3] Disa nga detyrat e juristit që punon për biznesin janë:[4]
- Përfaqësimi i shoqërisë pranë institucioneve administrative dhe ndjekja e procedurave ligjore, ankimimeve dhe korrespondencës zyrtare me autoritetet shtetërore, për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë.
- Hartimi i kontratave dhe marrëveshjeve të ndryshme që shoqëria lidh me klientët, furnitorët dhe punonjësit e saj.
- Menaxhimi dhe ndjekja e proçedurave të prokurimit për shoqërinë.
- Përfaqësimi i shoqërisë në marrëdhënie me të tretë, sidomos në lidhje me përfaqësuesit ligjorë të të tretëve.
- Hartimi i dokumenteve të tjera ligjore të nevojshme nga shoqëria.
- Arkivimi dhe protokollimi i dokumentacionit ligjor.
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Henry Campbell Black, Black's Law Dictionary, 5th ed. (St. Paul: West Publishing Co., 1979), 799.
- ↑ "Kuvendi i Kosovës: Ligji për Provimin e Jurisprudencës" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 shtator 2017. Marrë më 27 prill 2016.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Universiteti i Elbasanit: Programet e Studimit
- ↑ Juriste:Kërkesat[lidhje e vdekur]