Avokati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Avokati
Avokat francez i shekullit të XIX, ilustrim nga Nordisk familjebok
Profesioni
EmratAvokat
Sektorët e
aktivitetit
Drejtësi
Përshkrimi
Kompetencatndihmë, këshillim dhe përfaqësim ligjor
Edukimi i nevojshëmMaster në Drejtësi

Avokati (fem. avokatja)[1] (nga latinishtja advocatus, një emër që rrjedh nga folja advoco = - vocatum = "i thirrur për të mbrojtur veten"[2]; shkurtuar si av.), është një anëtar i profesionioneve të lira, i cili kryen aktivitete të ndihmës, këshillimit dhe përfaqësimit ligjor në favor të një pale.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillimet e profesionit të Avokatit si këshillues dhe përfaqësues ligjor janë po aq të lashta sa vetë shoqëria njerëzore, por bazat e profesionit të sotëm janë vendosur në Greqinë e Lashtë. Në Athinën e lashtë, avokatë konsideroheshin Oratorët, të cilët mund t’i jepnin këshilla ligjore një miku të tyre pa pasur të drejtë që t’i kërkonin atij paraprakisht apo në fund të punës një shpërblim në të holla, ashtu siç veprohet sot në profesionin e avokatit.[3]

Ndërsa në Romën e Lashtë, rreth vitit 204 p.l.k., ashtu si dhe në Athinë, avokatë quheshin ata të cilët ishin trajnuar në Retorikë. Oratorët mund të jepnin edhe këshilla ligjore. Me kalimin e kohës prej tyre lindën edhe të ashtuquajturit "iuris consulti" (këshilltarë ligjorë), të cilët e ushtronin profesionin jo si një mënyrë jetese, por si një hobi.

Romën Perandorake profesioni i avokatit filloi të merrte zhvillim të madh, duke hyrë si një pjesë e rëndësishme e jetës tregtare (qarkullimit juridik) që zhvillohej në këtë periudhë.

Perandorinë Bizantine profesionin e avokatit e gjejmë jo vetëm më të zhvilluar, por edhe më të organizuar. Në shekullin e katërt gjërat kishin ndryshuar në Perandorinë lindore ku “avokatët tani ishin me të vërtetë profesionistë”.[3]

Me ardhjen e periudhës së Mesjetës së errët, në Kontinentin Evropian edhe profesioni i avokatit, ashtu si dhe shumë aktivitete të tjera të jetës, humbi përkohësisht rolin e tij. “Dinjiteti” i avokatit u arrit të rifitohej sërish rreth viteve 1231, falë përpjekjeve të Kishës dhe të Shtetit për ta ringritur atë me rregulla më të qarta. Me kalimin e viteve, profesioni i avokatit filloi të merrte formë më të qartë dhe të bazohej në rregulla më të plota për organizimin dhe funksionimin e tij.

Avokat anglez i shekullit të XIX, ilustrim nga Nordisk familjebok

Gjatë Mesjetës, Avokatët u ndanë në dy grupe të mëdha, në ata që e ushtronin profesionin sipas sistemit të "Civil Law" (të praktikuar në Evropën Kontinentale) dhe ata që e ushtronin profesionin sipas sistemit të "Common Law" (të krijuar në Ishujt Britanikë, dhe më pas e praktikuar edhe në Amerikë).

Por, pavarësisht kësaj ndarjeje në dy sisteme të së drejtës, avokatët kishin të njëjtën natyrë pune, atë të ndihmës juridike që u jepnin individëve apo tregtarëve për çështje të ndryshme. Kështu, sipas ndarjes në këto dy sisteme të mëdha, vërehet se për avokatët në sistemin kontinental të "Civil Law" është pothuajse e pamundur të ndryshojnë karrierën dhe të emërohen si gjyqtarë, përfshi këtu edhe sistemin e së drejtës në vendin tonë.

Ndërsa, në sistemim anglosakson të "Common Law" nuk është e pazakontë që për t’u emëruar gjyqtar kërkohet që të kesh punuar disa vite në praktikë si avokat.

Karakteristika të Profesionit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në pothuajse të gjitha vendet e botës, për të qenë në gjendje të ushtrohet profesioni i avokatit është e nevojshme që të posedohet një diplomë e përshtatshme, si dhe anëtarësim i detyrueshëm në një Urdhër Profesional, i cili përgjithësisht përftohet pas kalimit të sukseshëm të një testimi aftësie; megjithatë rregullat për ushtrimin e profesionit rregullohen nga secili shtet në mënyra të ndryshme.

Avokatët që kanë plotësuar kushtet e kërkuara nga ligji për ushtrimin e profesionit, mund të kryejnë funksionet e përfaqësimit, këshillimit dhe mbrojtjes së një pale në një proces gjyqësor, por, shpesh avokati është i nevojshëm jashtë sallës së gjygjit, ku këshillon klientin në lidhjen e marrëdhënjeve kontraktuale me të tretë dhe jep ndihmën e tij për probleme të tjera ligjore. Avokati ushtron aktivitetin në ndihmë të klientit në këmbim të pagesës (të ashtuquajturës tarifë).

Për të qenë një avokat i zoti, një person duhet të zotërojë një memorie të mirë, aftësi ndërpersonale, mendje analitike, aftësi oratorike dhe edukimin e përshtatshëm pranë një Fakulteti Juridik, ose një Shkolle Ligji.

Avokatia në Shqipëri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Avokatia në Republikën e Shqipërisë është organizuar si një profesion i lirë, i pavarur, i vetë-rregulluar dhe i vetë-drejtuar. Administrimi dhe rregullimi i profesionit të avokatit kryhet nëpërmjet Dhomës Kombëtare të Avokatisë (DHKA), një urdhri profesional që ka tagrin ligjor të pranojë dhe të rregullojë të gjithë ata persona që ushtrojnë profesionin e avokatit.

Avokatinë do ta konsideronim jo thjesht si një shërbim ku secili individ, grup individësh apo entitete ligjore të krijuara me ligj mund të marrin këshilla të ndryshme juridike, por gjatë veprimtarisë së tij avokati padyshim kryen veprime dhe shërbime në të mirë të publikut, duke i dhënë kështu profesionit të avokatit edhe një karakter publik.

Avokati gjatë ushtrimit të profesionit, jep ndihmë juridike nëpërmjet këshillave që ai i jep klientit për çështje të ndryshme ligjore, kujdeset për përgatitjen e akteve gjyqësore, siç janë kërkesë paditë apo kërkesat e ndryshme gjatë procedimit penal si dhe kërkesave të ndryshme ankimore drejtuar organeve të administratës publike në kuadër të mbrojtjes dhe interesave te klientit. Në mënyrë të veçantë, ndihma juridike konsiston në dhënien e këshillave në çdo fushë të së drejtës dhe sa herë që ajo kërkohet nga klienti.[3]

Ushtrimi i profesionit të avokatit në Republikën e Shqipërisë, bëhet i mundur kur plotësohen dy kërkesa kryesore: së pari, pajisja me leje për ushtrimin e profesionit të avokatit dhe së dyti, regjistrimi pranë organit tatimor. Pajisja me lejen e ushtrimit të profesionit të avokatit është një nga kushtet themelore që një avokat duhet të plotësojë që të mund të ushtrojë profesionin e tij. Marrja e kësaj lejeje kërkon përmbushjen e disa kushteve thelbësore, realizimi i të cilave mbikëqyret nga ana e organeve drejtuese të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Për tu pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit të avokatit, aplikanti duhet të ketë pëfunduar studimet universitare dhe të ketë marrë të paktën një Diplomë "Master Profesional" në Drejtësi.[4]

Në mënyrë për të marrë titullin Avokat është e nevojshme gjithashtu ndërmarrja e një periudhe të praktikës në një firmë të një avokat tjetër, që përbën një kusht të nevojshëm për tu marrë "Provimin e Avokatisë", i cili nëse kalohet e kualifikon aplikantin për ushtrimin e aktiviteteve që përbëjnë këtë profesion. Avokat im është një zyrë avokatie shumë profesionale dhe me përvojë. www.avokatim.com . Na kontaktoni .

Burim i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Qual è il femminile di avvocato?
  2. ^ È questo l'esatto significato, ad esempio, dell'espressione Advocatus Sancti Sepulchri, con cui nella Prima crociata venne affidato a Goffredo di Buglione il costituendo Regno di Gerusalemme, o con cui venne insignito Gervasio di Bazoches, signore crociato di Galilea che, prima di partire per la Terra santa, era signore di Mont-Notre-Dame, in Piccardia.
  3. ^ a b c VADEMEKUM PËR AVOKATËT: Këshilla dhe akte për procesin civil
  4. ^ "DHKA: Kushtet për Ushtrimin e profesionit të Avokati". Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2016. Marrë më 17 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]