Magjistër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Grada Magjistër (magister, nga Latin: magister, "mësues") është një gradë akademike që ka qenë përdorim në të kaluarën (në disa sisteme të arsimit të lartë vazhdon të ekzistojë edhe më tutje) në disa sisteme të ndryshme të arsimit të lartë.

Grada magjistër u ngrit në kohën e universiteteve mesjetare në Evropë dhe fillimisht ishte e barabartë me doktoraturën; ndërsa doktoratura fillimisht u dha në teologji, drejtësi dhe mjekësi, kurse grada magjistër zakonisht është dhënë në fakultetet e arteve të lira.[1] Në disa vende, titulli e ka mbajtur këtë kuptim origjinal deri në kohët moderne, ndërsa në vende të tjera, grada magjistër ka mbetur si një titull i një shkallë më të ulët.

Kosova dhe vendet tjera të Ish-Jugosllavisë[redakto | përpunoni burim]

Kosovë, Maqedoni, Mal tëZi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Slloveni, Serbi dhe Vojvodinë, para zbatimit të Procesit të Bolonjës, magjistër i shkencës, magistar nauka/magister znanosti (Magister of Sciences), ishte një gradë e orientuar në procesin kërkimoro-shkencor dhe jepej për një periudhë 2 ose 3 vite të studimeve pasdiplomike (e cila zgjaste prej 4 deri në 6 vjet) dhe përfundonte me mbrojtje të një teze të magjistraturës (magistarski rad).[2][3] Në mënyrë që të promovohej për doktor shkence, doktor nauka/znanosti (Doktor i Shkencave), një magjistër duhej të shkruante dhe të mbronte një tezë doktorature. 

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Verger, Jacques (2003). "Teachers". më Ridder-Symoens, Hilde de. A History of the University in Europe: Volume 1, Universities in the Middle Ages. Cambridge University Press. f. 146.  9780521541138. 
  2. ^ Eurydice – Serbia and Montenegro (2004/2005)
  3. ^ "Croatia – Legal Framework". World Education News & Reviews. 16 (6). Nov–Dec 2003.