Jump to content

Doktor Shkence

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Grada Doktor Shkence është grade nivelit te dyte pasuniversitar që përfitohet pasi studenti ka fituar gradën akademike Master ose Magjistër dhe ka plotësuar disa kërkesa te veçanta. Ne disa vende kjo grade quhet Doktor i Filozofisë.

Studimet pasuniversitare të nivelit te doktoratës zgjasin 3-5 vite. Në disa universitete të botës dhe për disa degë të caktuara, kandidati mund të regjistrohet drejtpërdrejt pas diplomimit nga niveli i parë në studimet e thelluara për gradën shkencore Doktor Shkence. Në këto raste studimet e doktoratës zgjasin së paku 4 vjet.

Ne Shqipëri, kërkesat që duhen plotësuar nga një person për fitimin e gradës Doktor Shkence përcaktohen nga Ligji i Arsimit te Larte, i cili ndryshon periodikisht. Kërkesa e përgjithshme jepen me poshtë:

  • Grada Master
  • Botime ne revista shkencore brenda dhe jashtë vendit
  • Pjesëmarrje ne konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit
  • Eksperience ne mësimdhënie