Jump to content

Myçybaba

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Muçibaba)
Myçybabë
Muçaj
Fshat
Fshatit Myqybabe

Myçybabë është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrat Babaj dhe Muçaj.[1]

Shtrihet thellë në Malet e Karadakut. Vendbanim i tipit të shpërdarë, dhe përbëhet prej disa lagjeve të cilat pothuajse jan të boshatisura. Fshatarët e Muçibabës u detyruan të largohen nga fshati pas konfliktit me ushtrinë dhe policinë serbe.

Mikrotoponimet më karakteristike janë: Llapushnica, Shkoya, Kodra Dhelpnave, Kodra Lerojve, rrasa, Kodra e Madhe, Livadhi i Ladovës, Rrafshi i hamollëve, Vorri i Qikës, Te Kuiskaprei ( Ku është pre kujsia), te Livadhi i Madh, Kodra e Bokajve, Te Kroni i Ftoft, Kroni Bardhë, Kodra Xhamisë, Rrafshi Xhamisë, Katunishtë, Kroni Katunishtës, Lugi i Dacit, Te Osmani, Te Bira e Arushës, Puzllam, Bira Ozbacit, Udha Bugarit etj.[1]

Pishtarët e arsimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ymer Myqybabaj-varri ne Kokaj

Imer Myqybabaj, dëshmorë i Luftës së Myçiyabës 1945- Në rajonin e Gjilanit në Luftën e Dytë Botërore janë në një numër prej 8 mijë vetash, të cilit ishin ngritur në kryengritje kundër okupuesve të cilët kryenin vrasje, masakrime dhe keqtrajtim të shqiptarëve, derisa për javë të tëra lumenjtë në qytetin e Gjilani kishin ngjyrën e kuqe. Sot na bashkon 70 – vjetori i kryengritjes së madhe e cila jo vetëm në këtë pjesë të Kosovës, në këtë pjesë të Shqipërisë, në thirrjen për atdhe e për zot, u bashkuan burra e gra, për të luftuar pabarazinë dhe okupimin që u vendos. Jam i nderuar që sot në emër të gjithë qytetarëve të Gjilanit dhe në prezencë të përfaqësuesve më të lartë të presidencës së Shqipërisë dhe përfaqësuesve të tjerë, i ngulfatur nga emocionet, ndjenjat dhe respekti për ata që kanë sakrifikuar, që ti respektojmë dëshmorët, familjet e tyre, veteranët dhe të gjithë ata që kanë dhënë mundi, sakrificë dhe gjaku i tyre i njomë e i derdhur është bërë “nuri” – dritë për lirinë e shqiptarëve dhe lirinë e Kosovës. Ai gjak i cili nuk është legjendë, në Gjilan ka mbuluar lumenjtë e qytetit siç ka qenë Mirusha dhe lumenjtë tjerë, sepse për javë të tëra uji ka marrë ngjyrë të kuqe, ai gjak i cili ishte i fëmijëve, grave, burrave, të rinjve e të rejave që janë pushkatuar, masakruar, torturuar e ndëshkuar në mënyrën më të egër, sepse donin që Kosova të mbetet Shqipëri, pse donin që Kosova të ketë plisa të bardhë, pse donte që Kosova të jetë aty ku e ka vendin... me okupim për shqiptarët, andaj për këtë ata u kryengritën që të kenë lirinë. U kryengritën për tu treguar gjeneratave të ardhshme që nuk ka liri, u kryengritën për të dëshmuar qartë që lufta nuk ka përfunduar dhe për të lënë mesazhin me gjakun e tyre në dimrin e ferrit të vitit ’44 – ’45 në Gjilan[2].

Të rënët me 1944/45

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • PAJAZIT MURSELI 1918
  • AJAZ J. ZYMBERI 1909
  • AMBER Z. ZYMBERI 54 v
  • NEZIR A. JAHIU 1920
  • QAZIM SH. SELMANI 1904
  • RASHIT A. SELMONI 58 v
  • RIFAT M. IBRAHIMI 1925
  • RIZAH SH. SELMANI
  • SEJDI D. SELMANI 38 v
  • SELMON K. ZYMBERI 1922
  • SHAQIR K. ZYMBERI
  • Imer Myqybabaj
  1. ^ a b Osmani, Jusuf (2004). Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës 6, Gjilani (bot. Libri Shkollor, Prishtinë 2004). Prishtinë: Libri Shkollor. fq. 137. ISBN 9951-8547-5-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "70 VJETORI I PERKUJTIMIT ." Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 9 maj 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]