Myçybaba

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Myçybabë
Muçaj
Fshat
noform
Vendndodhja
Myçybabë is located in Kosova
Myçybabë
Myçybabë
Administrimi
Shteti Flamuri Kosovë
Rajoni Gjilan
Komuna Gjilan
Të dhëna dhe statistika
Lartësia 862 m (m.n.d.)
Zona Kohore UTC+1
Verore UTC+2
Koordinatat 42° 22′ 29″ Veri

21° 33′ 10″ Lindje

Fshatit Myqybabe

Myçybabë është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrat Babaj dhe Muçaj.[1]

Gjeografia[redakto | përpunoni burim]

Shtrihet thellë në Malet e Karadakut. Vendbanim i tipit të shpërdarë, dhe përbëhet prej disa lagjeve të cilat pothuajse jan të boshatisura. Fshatarët e Muçibabës u detyruan të largohen nga fshati pas konfliktit me ushtrinë dhe policinë serbe.

Mikrotoponimet[redakto | përpunoni burim]

Mikrotoponimet më karakteristike janë: Llapushnica, Shkoya, Kodra Dhelpnave, Kodra Lerojve, rrasa, Kodra e Madhe, Livadhi i Ladovës, Rrafshi i hamollëve, Vorri i Qikës, Te Kuiskaprei ( Ku është pre kujsia), te Livadhi i Madh, Kodra e Bokajve, Te Kroni i Ftoft, Kroni Bardhë, Kodra Xhamisë, Rrafshi Xhamisë, Katunishtë, Kroni Katunishtës, Lugi i Dacit, Te Osmani, Te Bira e Arushës, Puzllam, Bira Ozbacit, Udha Bugarit etj.[1]

Kultura[redakto | përpunoni burim]

Pishtarët e arsimit[redakto | përpunoni burim]

Përsonalitete[redakto | përpunoni burim]

Historia[redakto | përpunoni burim]

Imer Myqybabaj, dëshmorë i Luftës së Myçiyabës 1945- Në rajonin e Gjilanit në Luftën e Dytë Botërore janë në një numër prej 8 mijë vetash, të cilit ishin ngritur në kryengritje kundër okupuesve të cilët kryenin vrasje, masakrime dhe keqtrajtim të shqiptarëve, derisa për javë të tëra lumenjtë në qytetin e Gjilani kishin ngjyrën e kuqe. Sot na bashkon 70 – vjetori i kryengritjes së madhe e cila jo vetëm në këtë pjesë të Kosovës, në këtë pjesë të Shqipërisë, në thirrjen për atdhe e për zot, u bashkuan burra e gra, për të luftuar pabarazinë dhe okupimin që u vendos. Jam i nderuar që sot në emër të gjithë qytetarëve të Gjilanit dhe në prezencë të përfaqësuesve më të lartë të presidencës së Shqipërisë dhe përfaqësuesve të tjerë, i ngulfatur nga emocionet, ndjenjat dhe respekti për ata që kanë sakrifikuar, që ti respektojmë dëshmorët, familjet e tyre, veteranët dhe të gjithë ata që kanë dhënë mundi, sakrificë dhe gjaku i tyre i njomë e i derdhur është bërë “nuri” – dritë për lirinë e shqiptarëve dhe lirinë e Kosovës. Ai gjak i cili nuk është legjendë, në Gjilan ka mbuluar lumenjtë e qytetit siç ka qenë Mirusha dhe lumenjtë tjerë, sepse për javë të tëra uji ka marrë ngjyrë të kuqe, ai gjak i cili ishte i fëmijëve, grave, burrave, të rinjve e të rejave që janë pushkatuar, masakruar, torturuar e ndëshkuar në mënyrën më të egër, sepse donin që Kosova të mbetet Shqipëri, pse donin që Kosova të ketë plisa të bardhë, pse donte që Kosova të jetë aty ku e ka vendin... me okupim për shqiptarët, andaj për këtë ata u kryengritën që të kenë lirinë. U kryengritën për tu treguar gjeneratave të ardhshme që nuk ka liri, u kryengritën për të dëshmuar qartë që lufta nuk ka përfunduar dhe për të lënë mesazhin me gjakun e tyre në dimrin e ferrit të vitit ’44 – ’45 në Gjilan[2].

Të rënët me 1944/45[redakto | përpunoni burim]

  • PAJAZIT MURSELI 1918
  • AJAZ J. ZYMBERI 1909
  • AMBER Z. ZYMBERI 54 v
  • NEZIR A. JAHIU 1920
  • QAZIM SH. SELMANI 1904
  • RASHIT A. SELMONI 58 v
  • RIFAT M. IBRAHIMI 1925
  • RIZAH SH. SELMANI
  • SEJDI D. SELMANI 38 v
  • SELMON K. ZYMBERI 1922
  • SHAQIR K. ZYMBERI
  • Imer Myqybabaj

Shih dhe këtë[redakto | përpunoni burim]

Burimet[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b Osmani, Jusuf (2004). Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës 6, Gjilani (bot. Libri Shkollor, Prishtinë 2004). Prishtinë: Libri Shkollor. f. 137.  9951-8547-5-3. 
  2. ^ "70 VJETORI I PERKUJTIMIT ." 

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]