Qerim Mustafa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qerim M. Mustafa


Jetɑ[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qerim Mustafa -lind me 1940, ne Gjilani, familja e tij vjen nga fshati, Myçybabë.

Shkollimɪ dhe puna[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkollimin fillor e kreu në Gjilan, më 1947. Gjimnazin Zenel HajdinI e filloi në vitet e para të punës së kësaj vatre të diturisë, më 1955, për të mbaruar këtë shkollim të mesëm me kohë në vitin 1959. Ai, jetonte me familje me gjendje e rëndë ekonomike, dhe nuk pati mundësi të shkollohet me rregull. Qerimi, si kreu gjimnazin, dhe gjatë kësaj kohe, 1959/60 pas tetë vjetësh, në moshën 19-vjeçare e mori ditarin ne shkollën shqipe, filloi punën si arsimtar në shkollën fillore “Musa Zajmi” në Gjilan. ku u dallua në punë vetemohuese më këto vite të para të punës punoi në Gjimnazin e Vitisë. Në vitin 1964, Mustafa e fillon punën në Shkollën Normale “Skënderbeu” të Gjilanit. Ai gjatë kësaj kohe,edhe punoi, por edh studioi me korrespondencë. Dhe në vitin 1970 diplomoi në Fakultetin Filozofik, në Degën e Biologjisë. Gjer në vitin 1971 punoi sis profesor i shkollës Normale. Edhe këtu edukoi dhe arsimoi breza të tërë shkollarësh[1]. Qe punëtor i madh i arsimit. E deshi punën me shkollarë. Ishte i afërt me nxënës, por i afërt ishte edhe me kolegët e shkollës ku punoi. I përballoi sfidat e kohës. U dallua edhe si atdhetar. Kur erdhi viti 1968, Qerim Mustafa qe i pari që me duar e veta qëndisi shqiponjën dykrenare në flamurin kombëtar në dasmën e vëllait. Dhe, shpeshherë ai ka shtuar: “Dasma pa flamurin shqiptar është një gazmend pa peshë e pa vlerë”. Mustafa kishte ligjëruar lëndën e Biologjisë percolli shume gjenerata - nxënësit shkollarë. Më 1 mars të vitit 1971 e fillon punën në Sekretariatin për Veprimtari shoqërore si Inspektor i arsimit në Gjilan. Kohët e fundit, ai zgjedhet kryeshef i Shërbimit Shoqëror të Inspeksionit të Arsimit në komunën e Gjilanit. Qerim Mustafa punoi e veproi gjer më 18 dhjetor të vitit 2000, kur vdekja e “gjeti” në krye të detyrës së shkollës kombëtare shqipe. Ai, la pas veti djalin, Artanin student, vajzat Arijeta, arsimtare e matematikës në shkollën Mesme ne Gjilan, Luljeta, në Farmaci dhe Violeta mësuese e ardhshme e Fakultetit të Mësuesisë në Prishtinë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Musrafa, Qerim. "Qerim Mustafa ishte pedagog i dalluar i jetës arsimore". rajonipress.com. rajonipress. Marrë më 1 prill 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)[lidhje e vdekur]

Shih edhe ketə[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]