Gazetari
Gazetari është një individ që mbledh informacion në formë teksti, audio ose fotografie, i përpunon ato në një formë të denjë për lajme dhe ia shpërndan publikut. Tërësia e akteve dhe proceseve të kryera nga gazetari perbëjnë gazetarinë.
Cilësitë e një gazetari
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. |
Gazetarët janë shumë skrupulozë në kërkimin e fakteve me të cilat do t`u japin lexuesve apo shikuesve informacionin rreth ngjarjeve. Ata punojnë me shpejtësi dhe rendiment për të përballur afatet kohore të mbylljeve të edicioneve. Kanë pasion saktësinë dhe janë të vendosur të zbulojnë të gjitha anët e një ngjarjeje.
Duke ndjekur procesin e punës së gazetarëve, fillestarë dhe veteranë, pjesëtarë të gazetave të vogla e të mëdha, ndonëse në pamje të parë duken shumë të ndryhshëm, ata kanë disa karakteristika të përbashkëta dhe në mënyrën se si e kryejnë detyrën, mund të vësh re shumë ngjajshmëri.
Një nga karakteristikat që bie më shumë në sy ka lidhje me qëndrimin e tyre. Gazetari është kurreshtar. Pikë së pari ai do të dijë ç`ndodh. Kërkon që të hyjë vetë aty dhe ia arrin kësaj. Gazetari e di mirë se sa rëndësi ka këmbëngulja për të arritur deri te e vërteta.
Gazetarët duhet të këmbëngulin që të kthehen në zëdhënës të të gjitha grupeve të shoqërisë, dhe jo të raportojnë vetëm për ata që kanë pushtet.
E drejta e publikut për t`u informuar është një vlerë shumë e rëndësishme.
Në procesin e përcaktimit se çfarë do të raportohet dhe do të përfshihet në shkrimin e lajmeve me kërkesat dhe nevojat e lexuesve.
Nëse gazetari nuk është në gjendje t`i shfaqë hapur në shkrim metodat dhe taktikat e përdorura për të mbledhur informacionin, atëherë këto metoda nuk duhen përdorur
Gazetarët punojnë nën presion
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gazetari gjithmonë është i shqetësuar për detajet. Nganjëherë gazetaria përcaktohet si praktikim i artit të së veçantës.
Ka nga ata që thonë se gazetarët në kërkim të lajmeve janë guximtarë, ndonëse shumë gazetarë tallen me këtë epitet.
Për të përballur fakte dhe rezultate raportimi që bien ndesh me bindjet e tij, gazetari duhet të jetë shumë kurajoz. Por gazetarit i duhet kurajo edhe për t`i vënë bindjet e tij përballë presioneve nga agjenci të ndryshme konkuruese lajmesh. Gazetari është i dedikuar pas saktësisë, e cila fillon me shkrimin e saktë të një emri, e vazhdon deri tek refuzimi për të pranuar gjëra të pavërtetuara, pavarësisht sa i nderuar mund të jetë autoriteti apo eksperti që i thotë ato.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]