Wikipedia:Hulumtimi vetjak
|
|
Kjo faqe dokumenton një politikë të Wikipedias në shqip, një standard të pranuar gjerësisht që të gjithë redaktorët normalisht duhet ta ndjekin. Ndryshimet e bëra këtu duhet të përfaqësojnë konsensus.
Edhe pse redaktimi i kësaj faqeje është i mundur, rekomadohet seriozisht që çdo ndërhyrje, sado e vogël qoftë, ta diskutoni më parë në faqen e diskutimi. |
Hulumtimi vetjak ka të bëjë me fakte të pa provuara, teori apo opinione që nuk janë të verifikueshme nëpërmjet burimeve të besueshme.
Wikipedia nuk është vendi i duhur për të botuar kërkime (hulumtime) origjinale, si për shembull, ese, teori, ide, përfundime të formuluara ex novo, pikëvështrime apo fakte që nuk janë të vërtetueshme të bazuara dhe objektive. Siç edhe e thotë një nga shtyllat bazë, Wikipedia nuk është një burim parësor nformacioni, por një burim dytësor, që asimilon apo sintetizon faktet e nxjerra (por jo të kopjuara) nga burime të tjera; e akoma më shpesh është një burim tretësor, që përgjithëson dhe sintetizon informacione që vijnë nga burime dytësore dhe tretësore, të besueshme.
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||