Wikipedia:Luftë redaktimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Një luftë redaktimesh ndodh kur përdorues të wikipedias nuk bien dakord me përmbajtjen e një artikulli të caktuar. Duhet theksuar se lufta e editimit ka të bëjë vetëm me rastet kur pozicionet e debatuesve (pjesëmarrësve në luftën e redaktimit) janë të vlefshme, apo të diskutueshme. Pra, nuk konsiderohet luftë redaktimi një veprim i përsëritur që bie në "juriisdiksionin" e vandalizmit (i cili duhet trajtuar si i tillë).

Lufta e redaktimit ndodh kur përdoruesit vazhdojnë dhe zhbëjnë (plotësisht apo pjesërisht) redaktimet e njëri-tjetrit pa e diskutuar çështjen në faqen e diskutimit të artikullit/temës përkatëse.

Nëse ndodh një luftë redaktimesh, një administrator duhet të mbrojë/bllokojë faqen nga redaktimet e përdoruesve të tjerë. Mbrojtja bëhet me qëllim që të diskutohet rreth përmbajtjes dhe argumenteve në faqen e diskutimit, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje apo një konsensus i gjerë (Shiko: Wikipedia nuk është një demokraci).

Rregulli i tre zhbërjeve/kthimeve[Redakto nëpërmjet kodit]

Meqënëse luftrat e redaktimeve bien ndesh me idenë e konsensusit, përdoruesit që shkaktojë luftra redaktimi, pa pranuar të japin argumente, mund të bllokohen nga redaktimi. (Shënim: Në wikipedian shqip, në të shkuarën ka ndodhur që një administrator ka provokuar një luftë editimi. Në raste të tilla, kërkohet ndërhyrja e një burokrati, apo më tej, si resurs i fundit (nëse ka shkelje të rënda të normave) çështja raportohet edhe tek projekti koordinues meta.wikimedia.org. )

Bllokimi zakonisht vjen kur një përdorues zhbën/kthen pas tre (3) herë të njëjtin material apo pjesë materiali, brenda 24 orësh, në një artikull të caktuar. Kjo quhet ndryshe edhe rregulli i tre kthimeve/zhbërjeve (Anglisht: Three revert rule - 3RR).

Rregulli i tre zhbërjeve/kthimeve mund të mos aplikohet në rast të një përdoruesi, që mund të duket sikur është përfshirë një një luftë redaktimi, por në fakt është duke kthyer/zhbërë redaktime që janë qartësisht vandale...

Raportimi i shkeljeve[Redakto nëpërmjet kodit]

Për të raportuar shkeljet e kësaj norme mund të kontaktoni një administrator të Wikipedias shqip.

  • Statistikat rreth aktivitetit të administratorëve: AdminStats, sq.wikipedia.org *Për të kontaktuar administratorët më aktivë.
  • Lista e plotë e administratorëve në wikipedian shqip gjendet këtu: User list:Administrators