Selami Shabani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Selami Rifat Shabani

Mësuesi i ynë – martir Selami Shabani u lind më 2 dhjetor 1954Llashticë, nga babai Rifat Shabani poashtu martir dhe nëna Habibe, bijë pasardhëse e familjes patriotike të kreshnikut të maleve të karadakut – Idriz Seferit. Fëmijëria e Tij ishte po ajo e fëmijëve të lagjes së tij të fshatit të tij të asaj kohe. Katër klasë të fillores i kreu në vendlindje, katër të tjera në Pisjan, ndërsa shkollën e mesme të mësuesisë, përkatësisht normalen e kryen në Gjilan në vitin 1974, e më vonë edhe akademinë pedagogjike në vitin 1983/84.

E zgjodhi profesionin e mësimdhënësit, të humanistit, të edukatorit të brezave të reja, sepse e deshi qysh kur ishte fëmijë

Karrierën e tij të mësuesit e filloi po atë vit kur e kreu normalen, në vitin 1974/75 diku në thellësi të maleve të Karadakut, saktësisht në fshatin Depcë, ku punoi më se dy vite me radhë.

Vendlindjen e deshi aq shumë, prandaj edhe që nga viti shkollor 1978/79 e gjejmë të punoj në Llashticë, në fillim mësues i lendës së kimi-fizikës, e më pastaj edhe mësues klasor. E deshi saktësinë, prandaj edhe vite me radhë ua mësoi nxënësve matematikën, me mjaft sukses.

E deshi shumë profesionin e edukatorit, punoi me passion e përkushtim të madh, për nxënës ka qenë i dashur e i afërt. Nxënësve ua përcolli diturinë me kujdesin më të madh.

Në personalitetin e të ndjerit Selami, si mësues, vërehej një karakteristikë dalluese, një karakteristikë e mosngurrimit të kërkimit të rrugëve të metodave të mësimdhënies dhe mësimnxënies së suksesshme, karakteristikën e këmbimit të përvojave profesionale, kërkoi ndihmë nga të tjerët, por edhe i ndihmoi të tjerët kur e kërkuan ndihmën e Tij. Prandaj edhe u çmua e u vlerësua nga të gjithë si punëtor i mirë e educator i kompletuar. Këtë po e them sot para jush familje e nderuar dhe para këtij tubimi përkujtimor me bindje se të gjithë ata që kaluan nëpër duart e mësuesit Selami do ta përkujtojnë me respekt.

Selamiu ishte i lidhur shumë me shkollën, shkollën e pati shtëpi të Tij të dytë. Pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi, këtu në lokalet e kësaj shkolle.

Selami Shabani ishte edhe përgjegjës i shkollës në kohën kur shkolla jonë ishte paralele e ndarë e shkollës së atëhershme “Bashkimi” e sot “Agim Ramadani” në Zhegër të cilën detyrë e kreu me sukses deri më 1985, pastaj kur shkolla e Llashticës bëhet tani pralele e shkollës së Pasjanit, ku edhe për një kohë e kryen këtë detyrë të përgjegjësit të shkollës, deri në pavarësimin e shkollës sonë më 1992 për të cilën nuk u ndal së bashku me kolegët e tjerë të punës deri në arritjen e qëllimittë pavarësimit të shkollës sonë nga Pasjani. Së fundmi ishte edhe kryetar i Këshillit të shkollës, detyrë e obligim që e kreu me nder e përkushtim.

Ne kolegët e Tij, Selamiun e përkujtojmë edhe si mikpritës të mirë, me bujarinë e Tij na nderoi shumë shpesh me bukë e kripë e zemërn e bardhë të Tij, mirëpo në këtë e pati edhe mbështetjen e babait të tij xha Rifatit i cili me kujdes më të madh na ofroi mirëkuptim, ndërsa ne e mbajmë në kutesë xha Rifatin për ndihmën që na ofroi me të dhënat nga e kaluara e afërt dhe e largët e këtij fshati. Poashtu edhe nëna Habibe e cila ndërroi jetë para afër tri vitesh dhe e cila ishte një nënë bujare dhe nënë e qëndresës krenare që të pat ty dhe gjithë familjen tuaj të lavdishme, për qëndrimin e saj burrëror edhe në çastet më të rënda të jetës së saj, e cila humbi nga kjo luftë bashkëshortin Rifatin djalin Selamiun, rejen Zjaveren nipat Fisnikun dhe Lirimin dhe diti të na pranoj si është më së miri, e forte dhe e dashur për të gjithë.

Edhe në këtë rast përkujtimi në emër të nxënësve e të mësimdhënësve të shkollës sonë familjen Shabani dhe familjet Hyseni, Ibishi e Berisha i ngushëllojmë nga thellësia e zemrës, ndërsa emri i mësuesit tonë Selami do të mbetet përgjithëmonë në zemrat tona.

I paharrueshëm qoftë kujtimi për ta ! Përherë paçin lavdi !

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]