Jump to content

Nekropoli tumular në Llashticë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nekropoli tumular në Llashticë
The Illyrian Llashtica burial mounds necropolis
LlojiArkeologjike
VendndodhjaLlashticë, Gjilan, Kosovë
NdërtuarShek. VIII-VII P.E.S.
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar02-393/80
Nr. i referencës74

Nekropoli tumular në Llashticë është një monument i trashëgimisë kulturore në Llashticë, Gjilan, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 02-393/80.

Nekropoli i tumave në Llashticë gjendet rreth 10 km në verilindje të qytetit të Gjilanit , në krahun e Djathtë të Moravës së Binçës , e shtrirë në një sipërfaqe të gjerë të tokave punuese të fshatit Llashticë buzë maleve të Karadakut . Tumat u përkasin ilirëve . Nekropoli përbëhet prej nëntë tumave të evidentuara, karakteristike për periudhën e vonë të hekurit si dhe ndërlidhet me vendbanimin rrafshinor të periudhës së hekurit e cila gjendet rreth 1.5 km në veri të saj, e konstatuar nga sondazhet e zhvilluara në tetor të vitit 2011. Hulumtimet arkeologjike në këtë areal janë zhvilluar në disa etapa gjatë viteve 1980, 1981, 1982 (janë hulumtuar gjithsej 5 tuma), si dhe në vitin 2011 është gërmuar tuma IX, vetëm në dy segmente. Inventari i varreve (materiali arkeologjik) përbehej prej gjetjeve të shumëllojta si në formë ashtu dhe në material; enë qeramike, vorba, pjata dhe zbukurime (fibula, byzylykë, qafore etj.) si dhe pjesë të fragmentuara të objekteve të kultit me figura të zogjve e të punuara në bronz. Njëra nga tumat (tuma IX) është në gjendje relativisht të mirë me përmasa të dukshme 32 x 32 m në diametër, ndërsa me lartësi të ruajtur deri në 1.60 metër. Pas gërmimeve u konstatua se në këto varre mungonin mbetjet mortore të të ndjerëve, të cilat me siguri pas djegies, hiri iu është shpërndarë. Tumat i përkasin periudhes se hekurit gjegjesisht shekullit VIII-VII Para Krishtit. [2]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ "Nekropoli tumular ilir i Llashticës" [The Illyrian Llashtica burial mounds necropolis (Gjilan)]. Databaza e Trashëgimisë kulturore të Kosovës (në anglisht dhe shqip). Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2020. Marrë më 21 shtator 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]