Muzeu i Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Muzeu i Kosovës
Museum of Kosovo.jpg
Muzeu i Kosovës
Lloji Arkitektuale
Vendndodhja Prishtinë, Kosovë
Koordinatat 42°39′56.02″V 21°09′58.00″L / 42.6655611°V 21.1661111°L / 42.6655611; 21.1661111Koordinatat: 42°39′56.02″V 21°09′58.00″L / 42.6655611°V 21.1661111°L / 42.6655611; 21.1661111
Ndërtuar 1885/1886
Emri zyrtar: Monument
Lloji Nën mbrojtje
Përcaktuar 2013
Nr. i referencës 2959

Muzeu i Kosovës dhe ai Etnologjik[redakto | përpunoni burim]

Muzeu i Kosovës[redakto | përpunoni burim]

Muzeu i Kosovës është themeluar në vitin 1949, ndërkaq ndërtesa me arkitekturë Austro-hungareze daton që nga viti 1885/6. Ajo ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe prezantimin e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës. Muzeu i Kosovës përfshin një koleksion, me më shumë se 50 mijë eksponate të profileve të ndryshme, prej pavijonit të arkeologjisë, teknologjisë, historisë, natyrës, ento-kulturës, folklorit, trashëgimisë etj. Aktualisht, muzeu është duke u angazhuar në rikthimin e 1200 objekteve/artefakteve të rëndësishme për trashëgiminë kulturore të Kosovës, të marra nga Beogradi gjatë vitit 1998. Muzeu i Kosovës gjendet në rrugën Nazim Gafurri.[1]

Historiku dhe Pershkrimi[redakto | përpunoni burim]

Pjese nga Muzeu i Kosoves

I themeluar në vitin 1949, Muzeu i Kosovës ka departamente të arkeologjisë, etnografisë dhe shkencës natyrore, në të cilën një departament për studimin e historisë dhe Luftën Nacionalçlirimtare u shtua më 1959. Ajo ka qenë aktive në sponsorizimin e gërmimeve arkeologjike, ruajtjes dhe shkencore të tjera puna. Që nga viti 1956 ka botuar një revistë vjetore të quajtur "Buletin i Muzeut të Kosovës", me artikuj në shqip (me përmbledhje në frëngjisht, anglisht ose gjermanisht). Muzeu i përgjithshëm përbëhet nga tre pjesë të muzeut: vetë Muzeu i Kosovës, Kompleksi Strehimor i Emin Gjikut ku është prezantuar ekspozita etnologjike dhe Muzeu i Pavarësisë. Muzeu përbëhet nga katër sektorë, sektori arkeologjik, sektori etnologjik, sektori historik dhe sektori natyror. Ndërtesa kryesore e muzeut përbëhet nga 3 salla ose galeri dhe njëra prej tyre shërben si sallë për ekspozita të përhershme arkeologjike, por ekspozita të ndryshme prezantohen edhe në oborrin e brendshëm të muzeut, si dhe në lapidariumin përkatësisht në Parkun Arkeologjik, që është që ndodhet pranë ndërtesës së muzeut, ose në anën e djathtë të tij. Në bodrume të muzeut gjenden depot e mijëra gjetjeve, artefakteve dhe fragmenteve të lëvizshme të materialit arkeologjik, sistematizuar dhe mbajtur në kushte të veçanta me vëmendje dhe kujdes të veçantë. Në fund duhet të theksohet se brenda ndërtesës së Muzeut të Kosovës, përkatësisht në katin e tretë, ju mund të gjeni ambientin e punës të Institutit Arkeologjik të Kosovës, një institucion shkencor-profesional dhe përgjegjës për kërkime arkeologjike.

Muzeu etnologjik[redakto | përpunoni burim]

Pjese nga Muzeu Etnologjik.

Muzeu etnologjik është pjesë përbërëse e Muzeut të Kosovës.

Ky muze është hapur më "27 Korrik 2006", respektivisht, për publikun në muajin shtator të vitit 2006.[2]

Kjo ndërtesë dikur ka qenë pronë e familjes së njohur Gjinolli. Prej vitit 1957 ky grup ndërtesash, duke përfshirë këtu shtëpinë e shërbëtorëve, shtëpinë e mysafirëve dhe shtëpinë e familjes, i takon Muzeut të Kosovës. Emin Gjinolli ka qenë i njohur me nofkën ‘Emin Kücük – nga turqishtja ‘Emini i vogël’ – që më pas u shndërrua në ‘Emin Gjiku’. Në anën e majtë, prej derës kryesore të oborrit, mund të shihet e vetmja ndërtesë që ka mbijetuar shkatërrimin e Çarshisë së Vjetër. Është bartë këtu në vitin 1963. Gjatë viteve të 90-ta, ky kompleks është përdorur si muze i natyrës. Në vitin 2003 ka filluar renovimi i kompleksit me ndihmën e donatorëve ndërkombëtarë, për ta shndërruar atë në muze etnologjik Ky kompleks etnologjik është margaritar i trashëgimisë kulturore të Kosovës. Përbëhet nga katër ndërtesa të shekujve tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë, dhe ekspozitën etnologjike jashtëzakonisht interesante, e cila tregon jetën në Kosovë në aspektin etnologjik gjatë (shek.XV-XX).[3]

Parku Arkeologjik i Muzeut[redakto | përpunoni burim]

Parku Arkeologjik, Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, u projektua për t'u bërë një pjesë shtesë e një ekspozite në natyrë të trashëgimisë arkeologjike të Kosovës. Fragmente arkitekturore, mbishkrime epigrafike, altarë, kennele ose gurë të rëndë, që përveç skenave mitologjike, procesioneve funerale, paraqitjes së imazheve të pasardhësve të mëhershëm, të plotësuara me mbishkrime të gdhendura, të gjitha këto reflektojnë në botën shpirtërore dhe materiale të periudhës së lashtë të Dardanisë.

Parku arkeologjik i Muzeut të Kosovës është projektuar për të shërbyer si lapidarium, i cili është një vend i paracaktuar për ekspozimin e monumenteve të gurit dhe fragmenteve arkitekturore të një natyre arkeologjike. Parku synon të shërbejë si një vend përkujtimor për antikitetin dhe nivelin e qytetërimeve që nga kohërat e lashta dhe gjithashtu për organizimin e ngjarjeve kulturore dhe edukative për fëmijët dhe të rinjtë.


Ekspozita është e ndërtuar rreth katër temave që përfaqësojnë ciklin e jetës:

  • Lindjen
  • Jetën
  • Vdekjen dhe
  • Trashëgiminë shpirtërore

Pjesë e këtyre temave janë edhe tematikat:

  • Familja dhe organizimi i saj
  • Ritet e lindjes
  • Arti popullor-Zejtari
  • Oda dhe funksioni i saj
  • Mënyra e jetesës
  • Ritet e martesës
  • Veshjet popullore të Kosovës
  • Ritet e vdekjes
  • Trashëgimia shpirtërore
  • Etnomuzikologjia në Kosovë

Po ashtu, çdo temë është e shoqëruar me prezentimin multimedial dhe me emisione dokumentare për vizitorët që dëshirojnë informacione shtesë. Ekspozita muzeale është e ndërtuar në formë të tillë, që të ofrojë njohuri të reja për trashëgiminë etnologjike dhe të rrezatojë edukimin relevant në këtë aspekt. Vizitorët do të shoqërohen nga ciceroni për shpjegimin e ekspozitës dhe do të kenë mundësi të thellohen në tematikat përkatëse në lidhje me trashëgiminë kulturore të Kosovës.[1]

Orari i vizitave[redakto | përpunoni burim]

E Hene – E Shtune

10:00 – 16:00

E Diele – Pushim [4]

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]

Galeria[redakto | përpunoni burim]

Referimet[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 mars 2013. Marrë më 9 qershor 2014.  Një parametër i panjohur |url-status= është injoruar (ndihmë)
  2. ^ https://www.facebook.com/Muzeuetnologjik
  3. ^ http://www.esiweb.org/pdf/esi_future_of_pristina%20booklet_albanian.pdf
  4. ^ https://www.mkrs-ks.org/?page=1,127