Stacioni i trenit në Prishtinë
Stacion i trenit në Prishtinë | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Prishtinë, Kosovë |
Ndërtuar | 1936 |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 3402 |
Stacioni hekurudhor i Prishtinës është stacioni qëndror hekurudhor në qytetin e Prishtinës, kryeqyteti i Kosovës. U hap në Bulevardin Tirana (ish 'Omladinskih Brigada') në vitin 1936, i ndërtuar nga një kompani franko/britanike.[1] Trenat që ndalën në stacion operohen nga Trainkos sh.a..
Linja mbi të cilën është i vendosur stacioni është me një binar, gjerësi standarde, por nuk ka rreth kthim në stacion, duke lejuar trenat të tejkalojnë përmes një binari të dytë, paralel, i cili ishte jasht përdorimi në tetor 2016.
Një tren i përditshëm ndërkombëtar lidh Prishtinën me Shkupin, në Maqedoni.
Prishtina poashtu shërbehet nga një stacion hekrdhor më i madh në afërsi në Fushë Kosovë.
Ngjarjet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë kohës kur Kosova ishte pjesë e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, lideri i vendit Marshall Tito ndonjëherë vizitonte Prishtinën, duke arritur me Trenin e Kaltër personal.
Gjatë Luftës në Kosvë më 1999, forcat e rregullta serbe, bashkë me ato paramilitare, kryen shkallë të gjerë të spastrimit etnik të banorëve shqiptarë të Prishtinës përmes stacionit. Shumë prej atyre që u dëbuan u drejtuan në trena me qëllimin e vetëm deportimin e tyre në kufirin e Republikës së Maqedonisë, ku u detyruan në mërgim.[2]
Stacioni u renovua nga ushtarët britanik, që shërbenin si pjesë e KFOR-it, më vonë në 1999.[3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Prishtina
- Komuna e Prishtinës
- Transporti në Kosovë
- Transporti në Prishtinë
- Transporti hekurudhor në Kosovë
- Stacioni i Autobusëve në Prishtinë
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ A'Mula, Shega (16 shkurt 2009). "All Aboard!". Balkan Insight. Marrë më 27 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kosovo Albanians 'driven into history'". BBC. 1 prill 1999. Marrë më 1 shkurt 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Marcus, Jonathan (17 korrik 1999). "The Kosovo Express". BBC Online. Marrë më 27 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)