Pallati i Rinise dhe Sporteve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Ditë e vranët në Prishtinë.JPG
Emrat në të kaluarën Boro and Ramiz
Vendndodhja Flag of Kosovo.svg Prishtinë, Kosovë
Pronari Kontestuese mes Komunës së Prishtinës dhe Agjencisë së Privatizimit të Kosovës
Kapaciteti 8,000 (fusha e madhe)
3,000 (fusha e vogël)
Ndërtimi
Gurthemeli 1975
Hapur 1977
Përdoruesit
Sigal Prishtina (basketball)
Faqja zyrtare
www.pallatirinise.com

Pallati i Rinise dhe Sporteve (Serbisht: Палата омладине и спорта, Palata omladine i sporta, emri i mëparshëm "Boro and Ramiz") është stadium i cili ka dy fusha, të madhe me 8,000 shikues dhe të vogël me 3,000 shikues. Gjithashtu ka qendër tregtare, parking brenda stadiumit, dy qendra të kongresit dhe një librari.[1] E gjithë ndërtesa ka më shumë se 100 metra katrorë[2]

Emri[redakto | redakto tekstin burimor]

Më herët stadiumi kishte emrin "Boro dhe Ramiz" (Serbo-kroatisht: Боро и Рамиз), pas dy partisanëve të Luftës së Dytë Botërore dhe heronjëve të Jugosllavisë Boro Vukmirović dhe Ramiz Sadiku. Boro ishte serb, ndërsa Ramizi ishte shqiptarë, kështu që emri simbolizon vllaznim dhe bashkim të serbëve dhe shqiptarëve.[2][3]

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1975, u mbajt një referendum dhe qytetarët e Prishtinë, pastaj kryeqyteti i Krahinës Socialiste Autonome e Kosovës votuan në favor të ndërtimit të një sallë të madhe.[4] Ndërtesa përfundoi më 1977.

Më 25 shkurt 2000, ndërtesa u dëmtua rëndë në një zjarr.[5] Pjesërisht ndërtesa u renovua, por fusha e madhe dhe salla e madhe ishin ende jashtë përdorimit.[2]

Ndërtimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Fusha e vogël përdoret për basketboll nga Sigal Prishtina. Fusha përdoret edhe për futboll të vogël, hendboll, basketboll, volejboll, sporte të ndryshme, koncerte, ekpozitë, panairet, konventat dhe kongreset.

Fusha e madhe është jashtë përdorimit për shkak zjarrit që ndodhi në vitin 2000.

monumenti Newborn ndodhet përball ndërtesës.[6]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Staletović, Lj. (26 shkurt 2000). "Prištinska lepotica" [Bukuria e Prishtinës]. Glas javnosti. Marrë më 3 gusht 2015. 
  2. ^ a b c "“BORO & RAMIZI” & CO" (PDF). Marrë më 3 gusht 2015. 
  3. ^ Čolaku, Petrit (15 January 2016). "Zaboravljeni heroji srpsko-albanskog prijateljstva". BIRN. Marrë më 15 December 2017. 
  4. ^ "Kur nisi ndërtimi i Pallatit "Boro-Ramizi", 1975" [Kur filloi ndërtimi i pallatit "Boro-Ramiz", 1975] (në Albanian). Koha Ditore. 27 October 2014. Marrë më 3 August 2015. 
  5. ^ "Nema više "Bore i Ramiza"" [S'ka më "Boro dhe Ramiz"] (në Serbian). Glas javnosti. 26 February 2000. Marrë më 3 August 2015. 
  6. ^ "RITA ORA STAYS IN KOSOVO". M-Magazine. 10 September 2012. Arkivuar nga the original më 14 September 2012. Marrë më 4 August 2015.