Katedralja e Krishtit shpëtimtar


Kisha ose Katedralja e Krishtit shpëtimtar (serbisht: Саборни храм Христа Спаса, apo Katedralja e Millosheviqit ose Kisha serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës) është një kishë e papërfunduar serbe ortodokse ndërtimi i së cilës nisi më 1992. Duke qenë se duhej të përfundonte si ndërtim më 1999 në kampusin e paraluftës së Universitetit të Prishtinës, përmbyllja e punimeve u ndërpre për shkak të luftës së Kosovës.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hapësira ku kisha ndodhet u planifikua që më 1973 nga arkitekti Bashkim Fehmiu si pjesë e një kampusi me plan të hapur, gjë që u pa nga popullsia vendase shqiptare si "simbol i hedhjes të farës së dijes" e dëlirë nga çdo simbolikë fetare.[1] Më 1989 statusi autonom i Kosovës përbrenda Federatës Jugosllave u hoq nga presidenti Sllobodan Millosheviç i Republikës Serbe dhe u vendos kontrolli i drejtëpërdrejtë nga Beogradi.[2] Komuna e Prishtinës i mori një parcelë të truallit të Universitetit të Prishtinës dhe ia dha Kishës Ortodokse Serbe. Planifikimi i ri ndoqi propozimin e arkitektit Spasoje Kruniq më 1991 dhe u dizenjua nga Ljubisha Foliq. Në përmbylljen e punimeve të veta kisha do të kishte 1389 kryqe të praruar duke mbartur simbolikën e Betejës së Kosovës.[1]
Në një kohë kur studentët dhe pedagogët shqiptarë ishin dëbuar nga godinat e universitetit dhe në Kosovë zhvillohej një fushatë e gjerë serbizimi që përfshinte emrat e rrugëve, shesheve dhe shkollave.[3]
Kjo godinë mbeti pa u përfunduar për shkak të luftës në Kosovë.
Nga shqiptarët në Kosovë shihet si simbol i regjimit të Millosheviqit,[4][5] dhe objekt politik i filluar në vazhdën e përpjekjeve të tij për serbizimin e Kosovës.[3]
Në vitin 2014, këngëtarja shqiptare Era Istrefi publikoi videoklipin e këngës "E dehun", pjesë të të cilit ishin xhiruar në këtë godinë. Në të ajo paraqitet duke vallëzuar me këmishë transparente ku i dallohet gjoksi. Videoklipi nxiti reagime të ashpra nga Kisha Ortodokse Serbe e cila e dënoi atë duke e cilësuar si "përdhosje" të kishës dhe "blasfemi ndaj fesë ortodokse".[6]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 Pohl, Martin (2018). "The Political Church: Heritage as a tool for engagement". Archifutures (në anglisht). 5: 140–41. ISBN 9788494938818.
- ↑ Delaney, Aogán; van der Haar, Gemma; Van Tatenhove, Jan P.M. (2017). "'If This Was a Normal Situation': Challenges and Potentials for Deliberative Democratic Peacebuilding in Kosovo's Emerging Governance Networks". Public Administration and Development. 37 (2): 140–141. doi:10.1002/pad.1791.
{{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 Vinca, Agim (22 shtator 2016). "Kisha djallëzore në Universitetin e Prishtinës dhe debati rreth saj". Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2018. Marrë më 15 prill 2018.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ Ahmeti, Shpend (6 prill 2015). "Shpend Ahmeti: Kisha në oborrin e UP-së, çështje politike". Marrë më 14 prill 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ Ymeri, Visar (17 shtator 2016). "Ymeri: Kisha serbe në oborrin e UP-së, simbol i regjimit të Millosheviqit". Marrë më 14 prill 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ Krasniqi, Vullnet (26 qershor 2014). "Arsyetohet Regjisori i Spotit Kontrovers të Era Istrefit". kallxo.com. Marrë më 15 prill 2018.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)