Era Istrefi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Era Istrefi
Era Istrefi 2018.jpg
Era Istrefi duke kënduar gjatë finales së Kampionatit Botëror 2018 në Moskë
Informacione
Lindja14 korrik 1994
Prishtinë, Kosovë
ZhanriHip hop, R&B, muzikë pop, EDM, Dubstep
Profesion(e)Këngëtare dhe kompozitore
LabelNesër, Sony, Ultra, RCA
Vite aktiv2012-prezent
Bashkëpunim(e) meNora Istrefi, Mixey, Ledri Vula, Post Malone, Marshmello, French Montana, Felix Snow, Maphorisa, Nicky Jam, Will Smith
Webfaqja
www.eraistrefimusic.com

Era Istrefi (lindur më 4 korrik 1994) e njohur ndryshe si ERA është një këngëtare dhe kompozitore shqiptare. Ajo u bë e njohur për publikun me këngën e saj debutuese "Mani per Money" në vitin 2013, duke marrë mjaft kritika pozitive. Këngët e saj të mëvonshme "A po don" dhe "E Dehun", arritën sukses të njëjtë. Në qershor 2014, ajo fitoi tre çmime në Videofest për videot e saj muzikore, gjithashtu dhe çmimin "Best New Artist". Në 2015 Era arriti shumë sukses me këngën "Njo si ti" duke arritur mbi një milion shikime në YouTube brenda javës. Dueti i saj i parë u bë në bashkëpunim me reperin shqiptar nga Republika e Kosovës, Ledri Vula, dhe u titullua "Shumë pis" duke u bërë menjëherë një hit veror.

Në janar 2016, Era Istrefi fitoi një vëmendje të madhe ndërkombëtare me këngën "Bonbon", duke u krahasuar edhe me Rihanna apo Sia. Për shkak të këtij suksesi, ajo lidhi kontratë me shtëpitë e mëdha diskografike amerikane Sony Music Entertainment dhe Ultra Music në shkurt 2016.

Në vitin 2018, Era Istrefi paraqiti si një nga këngëtarët në këngën e Kampionatit Botëror FIFA "Live It Up".[1]

Jeta dhe fillimet në karrierë[redakto | përpunoni burim]

Era Istrefi ka lindur në 4 korrik 1994 në Prishtinë.[2] Pirndërit e saj janë Suzana Tahirsylaj- një këngëtare kosovare gjatë viteve 1980 dhe 1990- si dhe Nezir Istrefi- gazetar. Pas largimit nga jeta të babait në vitin 2004, mamaja e Erës e braktisi karrierën muzikore.

Istrefi debutoi për herë të parë në Kosovë me këngën “Mani për Money”, materiali muzikor i kënduar në dialektin gegë, i ndërthurur me shprehje angleze.[3] Disa muaj më vonë Era publikon këngën me titull “A Po Don?”, bashkangjitur dhe me videoklip. Kënga u mirëprit me sukses nga audienca.[4] Videoklipi i saj i tretë i këngës “E dehun” u filmua në ambjentet e një kishe të rrënua ortodokse.

Përpara lançimit të këngës “E dehun”, Istrefi ishte nderuar me tre çmime nga “Viveofest”, duke përfshirë çmimin e Artistes së re më të mirë. Në dhjetor 2014 këngëtarja publikoi baladën me titull “13”. Videoklipi i këngës mori mbi 200.000 klikime brenda 24 orëve në kanalin Youtube.[5] Më vonë këngëtarja u promovua në revistën “V Mgazine”.[6] Në po të njëjtin vit Era shprehu mbështetjen për komunitetin LGBT. Era mori shtetësinë shqiptare në 2016.[7]

Suksesi ndërkombëtar[redakto | përpunoni burim]

Istrefi arriti të depërtojë në tregun ndërkombëtar me këngën “BonBon”, e cila u lançua në 31 dhjetor 2015 me klipin muzikor të xhiruar në Kosovë. Kënga u shndërrua në një sukses ndërkombëtar, duke u kthyer në virale në rrjetet sociale.[8] Përveç të tjerave, këngëtarja mori mbështetje dhe prej aktores amerikane Chloë Grace Moretz[9] ndërsa shumë kritizierë muzikorë e krahasuan atë me vokalin e Rihanës dhe Sia-s.[10]

Në 24 shkurt 2017 Istrefi lançoi këngën me titull “Redrum”, nën produksionin e Felix Snow.[11][12] Në muajt pasues Istrefi publikon një tjetër këngë me titull “No I Love Yous” në bashkëpunim me French Montana. Në 25 maj 2018 u publikua kënga për “Official FIFA World Cup” ku këngëtarë ishin Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.[13][1]

Më 16 korrik 2018, Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam kënduan këngën "Live It Up" në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror 2018.[14]

Diskografiaa[redakto | përpunoni burim]

Këngët e Erës janë kryesisht në dialektin Geg.

  • 2013: "Mani per Money"
  • 2014: "A po don"
  • 2014: "E Dehun" (me Mixey)
  • 2014: "13"
  • 2015: "Njo si ti"
  • 2015: "Shumë pis" (me Ledri Vula)
  • 2015: "Bonbon"
  • 2017: "Redrum" (me Felix Snow)
  • 2017: No I Love Yous (me French Montana)
  • 2018: Origami (me Maphorisa)
  • 2018: Live It Up (me Nicky Jam & Will Smith)
  • 2018: Prisoner
  • 2018: "Purpose" ( me Jonas Blue)
  • 2018: "Anythink more"(me Steve Aoki)
  • 2019: "Selfish" (me Dimitri Vegas & Like Mike)

Çmime dhe nominime[redakto | përpunoni burim]

Vitet Ngjarjet Katergoritë Puna e nominuar Rezultatet
2014 VideoFest Awards Performanca më e mirë "E dehun" Fitues/e
Stili më i mirë Fitues/e
Femra më e mirë Kandidat/e
Artistja më e mirë e re "Mani për money" Fitues/e
Zhurma Show Awards Artistja më e mirë e re "E dehun" Kandidat/e
2015 Best Collaboration "Shumë pis" Kandidat/e
Internet Award Fitues/e
Kënga më e mirë Kandidat/e
2016 Top Music Awards Bashkëpunimi i Vitit "Shumë pis" Fitues/e
Kënga e Vitit Kandidat/e
"BonBon" Fitues/e
Artistja e Vitit Fitues/e
Avantgarde Artist Kandidat/e
Kult Awards Kënga e Vitit "BonBon" Kandidat/e
2017 Eurosonic Noorderslag European Border Breakers Award Fitues/e
Çmimi zgjedhja e publikut Kandidat/e


Jeta Personale[redakto | përpunoni burim]

Era ka dy motra më të mëdhaja, Nora Istrefi një nga yjet e popit në Republikën e Kosovës dhe Nita Istrefi, një stiliste. Ajo ka dhe një vëlla më të vogël, Bledi. Poashtu ajo është gjithashtu një mbështetëse e të drejtave të LGBT.

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b "Will Smith, Nicky Jam & Era Istrefi to collaborate on official 2018 World Cup song | Goal.com". Marrë më 2018-05-23. 
  2. ^ "Kosovo's Istrefi Tastes Sweet Success With 'Bonbon' :: Balkan Insight". www.balkaninsight.com. Marrë më 2016-09-20. 
  3. ^ "Yjet shqiptarë mbështesin legalizimin e martesave gej dhe lezbike (Foto) - Privé - Faqja Zyrtare". Prive.al. Marrë më 2016-08-27. 
  4. ^ ""A Po Don" thotë Era Istrefi!". telegrafi.com. Telegrafi. 
  5. ^ ""13" drejt rekordeve të para (Video) - Lajme rozë". GazetaExpress.com. Marrë më 2016-08-27. 
  6. ^ Stagg, Natasha. "Meet Era Istrefi". V Magazine. Marrë më 15 December 2014. 
  7. ^ "Era Istrefi requires Albanian citizenship, meets with President Nishani". ocnal. Marrë më 12 November 2016. 
  8. ^ "Era Istrefi Is the 22-Year-Old Albanian Singer Who Got Famous in 24 Hours - Noisey". noisey (në anglisht). Marrë më 2016-09-20. 
  9. ^ "ChloĂŤ Grace Moretz on Twitter: "Era istrefi. New star. Watch out. she's amazing."". Twitter. 2016-02-04. Marrë më 2016-08-27. 
  10. ^ "Era Istrefi ne rubriken Instagram dhe te rejat e fundit 07.06.2015". YouTube. Marrë më 2016-08-27. 
  11. ^ Wass, Mike (24 February 2017). "Era Istrefi's "Redrum" Video Is A Sexy, Red-Hued Fantasy". idolator.com. 
  12. ^ staff, bigFM (2 March 2017). "ERA ISTREFI: MIT "REDRUM" UND SUPERSTAR-PRODUZENT FELIX SNOW". bigfm.de. 
  13. ^ "Will Smith & Nicky Jam Will Perform Official FIFA World Cup Song With Era Istrefi". Billboard. Marrë më 2018-05-23. 
  14. ^ [http:s://www.thesun.co.uk/tvandshowbiz/6783281/era-istrefi-albanian-singer-live-it-up-will-smith-nicky-jam-world-cup-closing-ceremony/ "Who is Era Istrefi? Albanian singer performing Live It Up with Will Smith and Nicky Jam at the World Cup closing ceremony"]. theSun. Marrë më 15 korrik 2018.