LGBT
LGBT, ose GLBT, është një shkurtim për fjalët lezbike, gej, biseksuale dhe transgjinore. Në përdorim që prej 1990, termi është adaptim i shkurtimit LGB, që përdorej për të zëvendësuar termin gej në vend të togfjalëshit komuniteti LGBT në fillim të viteve 1980[1]. Aktivistët besonin se termi komuniteti gej nuk I përfaqëson të gjithë ata që termi përfaqëson. Shkurtimi është bërë I famshmë si vetë-përcaktim; është adoptuar nga shumica e qendrave komunitare të bazuara në orientimin seksual dhe identitetin gjinor si dhe mediet në Shtete e Bashkuata të Amerikës, si edhe nga shumë shtete të tjera anglisht folëse.[2][3][4] Termi përdoret dhe nga dhjetëra shtete të tjera. Shkurtimi LGBT përdoret për të theksuar shumëllojshmërinë e seksualitetit dhe identitetit gjinor. Gjithashtu shkurtimi i referohet gjithësecilit që është jo-heteroseksual ose jo cisgender, pra jo vetëm ekskluzivisht për personat që janë lezbike, gej, biseksualë ose transgjinorë. Për ta bërë më gjithëpërfshirëse, një variant shton shkronjën Q pë rata që identifikohen si queer ose që janë duke diskutuar identitetin e tyre gjinor; ndaj që prej 1996 shkurtimi është regjistruar si LGBTQ.[5] Ata që shtojnë personat interseks tek grupet LGBT Ia shtojnë shkurtimit, kështuqë kemi të bëjmë me LGBTI. Disa njerëz I kombinojnë të dyja akronimet dhe përdorin termin LGBTIQ. Të tjerë përdorin termin LGBT+ për të përfshirë një spektër të gjerë seksualiteti dhe identiteti gjinor.
Historiku i termit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përpara revolucionit seksual në 1960, nuk ekzistonte një fjalor i përbashkët dhe pa terma ofenduese për homoseksualitetin, termi i vetëm që ekzistonte ishte gjinia e tretë, e përmendur që në 1860 por nuk gjeti përkrahje të gjerë asnjëherë në Shtete e Bashkuara. Termi I parë gjerësisht më I përdorur, homoseksual, përmbante konotacion negative. Më pas termi u zëvendësua nga termi homofil në vitet 1950 dhe 1960 dhe më vonë nga termi gej në 1970, termi u adoptua në fillim nga komuniteti i homoseksualëve. Lars Ullerstam e promovoi përdorimin e termit minoritet seksual në 1960, si një analogji ndaj termit minoritet etnik për personat jo të bardhë. Teksa lezbiket nisën të njiheshin më shumë në opinionin publik, shprehja ’’gej dhe lezbike’’ u bë më e zakonshme. Grupimi i parë politik i lezbikeve The Daughters of Bilitis parashtroi në 1970 për shkak të diskutimeve për drejtimin e tyre: fokusimi mbi feminizmin apo çështjet e të drejtave të gejve. Teksa barazia gjinore shihej si një prioritet nga feministet lezbike, pabarazia midis roleve të burrave dhe grave shihej si patriarkale.
Variante[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shumë variante qarkullojnë për komunitetin, duke ndryshuar radhën e shkronjave; LGBT ose GLBT janë termat më të përdorur. Edhe pse identitik në kuptim, LGBT ka konotacion më feminist sesa GLBT që e vendos L (për lezbike) në fillim. LGBT përfshin edhe shkronjën Q e cila qëndron për ‘’queer’’.Në Mbretërinë e Bashkuar ndonjëherë përdoret variant LGB&T, ndërsa Partia e Gjelbërt e Anglisë dhe Uellsit përdor termin LGBTIQ në manifestin e saj si edhe publikime të tjera zyrtare. Radha e shkronjave nuk është standartizuar, përvec varianteve të sipërpërmendura, më pak shkronja I shtohen termit. Variantet e ndryshme të termit nuk përfaqsojnë detyrimisht ndryshime politike Brenda komunitetit, por lindin thjesht nga preferencat e individëve dhe grupimeve. Termat panseksual, omniseksual, fluid dhe I identifikuar si queer konsiderohen si terma pjesë etermit ombrellë biseksual ( ndaj dhe konsiderohen pjesë e komunitetit biseksual).
Përfshirja e transgjinorëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Identiteti gjinor ‘’transgjinor’’ është rikategorizuar në trans* nga disa grupe, teksa trans (pa përdorimin e yllit në term) është përdorur për të përshkruar djemt trans dhe vajzat trans, teksa trans* përfshin të gjithë identitetet jo-cisgender ( qendergueer), duke përfshirë transgjinorët, transeksualët, transvstitët, qenderqueer, genderfluid, non-binary, genderfuck, genderless, agender, non-gendered, gjinia e tretë, tëo-spirit, bigender, dhe vajzat trans dhe djemtë trans. Kur nuk i përfshin personat transgjinor, LGBT shkurtohet dhe përdoret termi LGB. Përfshirja e intersekualëve Lidhja e personave interseks me lezbiket, gejtë, biseksualët dhe transgjinorëve, si dhe komunitetit queer është komplekse, por personat interseks shpesh i shtohen kategorisë LGBT për të krijuar komunitetin LGBTI.
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Acronyms, Initialisms & Abbreviations Dictionary, Volume 1, Part 1. Gale Research Co., 1985, ISBN 978-0-8103-0683-7. Factsheet five, Issues 32–36, Mike Gunderloy, 1989
- ^ Centerlink. "2008 Community Center Survey Report" (PDF). LGBT Movement Advancement Project. Marrë më gusht 29, 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "NLGJA Stylebook on LGBT Terminology". nlgja.org. 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Zak, Emily (1 tetor 2013). "LGBPTTQQIIAA+ — How We Got Here from Gay". Ms. Blog. Liberty Media. Marrë më 16 korrik 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ The Santa Cruz County in-queery, Volume 9, Santa Cruz Lesbian, Gay, Bisexual & Transgendered Community Center, 1996. Books.google.com. 2008-11-01. Marrë më 2011-10-23.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)