Biseksualiteti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Simbol i femrës dhe mashkullit

Biseksualiteti është një tërheqje emocionale, tërheqje seksuale, ose sjellje seksuale kundrejt të dyja sekseve: meshkujve dhe femrave ose tërheqja romantike dhe seksuale ndaj personave me çfarëdolloj seksi ose identiteti gjinor; ky aspekt i dytë cilësohet me termin alternativ panseksualiteti [1][2][3] .

Termi biseksual përdoret përgjithësisht në konteksin e tërheqjes njerëzore për të dëftuar ndjenja romatike dhe seksuale karshi të dyve: burrave dhe grave, koncepti është një prej tre klasifikimeve kryesore për orientimin seksual së bashku me termin heteroseksualitet dhe homoseksualitet. Të qenurit biseksual nuk do të thotë domosdoshmërisht të pasurit tërheqje seksuale ndaj të dyja sekseve; më së shumti persona që kanë një preferencë seksuale jo ekskluzivisht për njërin seks, mund të identifikohen po ashtu si biseksual [4]. Biseksualiteti është vërejtur në shumë shoqëri njerëzore si edhe në botën e kafshëve përgjatë historisë. Termi biseksualitet sikurse hetero dhe homoseksualitet është krijuar në shekullin e 19.

Përkufizime[redakto | redakto tekstin burimor]

Orientimi seksual, identiteti dhe sjellja[redakto | redakto tekstin burimor]

Biseksualiteti është tërheqja seksuale ndaj meshkujve dhe femrave. Shoqata psikologjike amerikane thekson se orientimi seksual ndryshon përgjatë jetës. Me fjalë të tjera, nëse dikush nuk është ekskluzivisht homoseksual ose heteroseksual, ai mund të ndiejë një orientim seksual të ndërmjetëm. Persona të ndryshëm mund të kuptojnë në momente të ndryshme të jetës së tyre që ata janë heteroseksual, biseksual ose homoseksual. Orientimi seksual, sjellja dhe identiteti gjinor mund të mos jenë të përputhshme ose të pajtueshme me njëra-tjetrën. Disa individë identifikohen si heteroseksual, homoseksual ose biseksual pa pasur ndonjë eksperiencë seksuale. Të tjerë kanë pasur eksperienca homoseksuale por nuk e konsiderojnë veten gej, lezbike ose biseksuale. Po ashtu persona të vetë-identifikuar si gej ose lezbike mund të kenë raporte seksuale dhe me persona të seksit të kundërt, por nuk identifkohen si biseksual.

Termat queer ,poliseksual, heterofleksibël, homofleksibël, burra që kryejnë seks me burra dhe gra që kryejnë seks me gra mund të përdoren për të përshkruar identitetin seksual ose për të karakterizuar sjelljen seksuale. Disa burime shprehen se biseksualiteti përfshin tërheqjen emocionale e seksuale ndaj të gjitha identiteteve gjinore ose e thënë ndryshe tërheqjne emocionale dhe seksuale ndaj një personi, pavarësisht seksit biologjik ose identitetit gjinor, duke e kthyer biseksualitetin në të këmbyeshëm me panseksualitetin. Koncepti i panseksualitetit qëllimisht refuzon dikotominë gjinore burrë/grua me qenë se personat panseksual janë të hapur për lidhje me persona që nuk identifikohen thjesht si djem ose vajza. Aktivisti biseksual Robyn Ochs e përkufizon biseksualitetin si tërheqjen seksuale e emocionale ndaj personave të më shumë se një seksi ose identiteti gjinor, jo detyrimisht në të njëjtën kohë, jo në të njëjtën mënyrë dhe jo me të njëjtin intensitet. Sipas Rosario, Schrimshaw, Hunter, Braun (2006):...zhvillimi i identitetit seksual tek lezbiket, gejtë ose biseksualët (LGB) është proces kompleks dhe i vështirë. Në ndryshim nga komunitetet e tjera ( për shembull minoritetet etnike ose racore), pjesa dërrmuese e individëve LGB rriten në komunitete ku ndeshin armiqësi ndaj homoseksualitetit.

Biseksualiteti si një identitet seksual në tranzicion është trajtuar e diskutuar në literaturën bashkëkohore. Zhvillimi i identitetit seksual tek lezbiket, gejtë dhe biseksualët (LGB) ndryshon me kalimin e kohës . Në kontrast, një studim i gjatë i kryer nga Lisa M. Diamond shqyrtoi gratë që identifikoheshin si lezbike, biseksuale ose të pa përcaktuar dhe doli në konkluzionin se më shumë gra përqafuan identitetin biseksual dhe nuk hoqën dorë përgjatë një periudhe 10 vjeçare. Studimi nxorri në pah se gratë biseksuale kanë pasur raporte të qëndrueshme me persona të të njëjtit seks . Diamond ka studiuar në raportin e saj edhe biseksualitetin tek meshkujt, ku shihet se djemtë kryejnë tranzicionin nga identiteti gej në atë biseksual, queer ose i papërcaktuar dhe po ashtu anasjelltazi, nga identiteti biseksual në identitetin gej.

Shkalla e Kinsay[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1940, zoologu Alfred Kinsey ka krijuar një shkallë matshmërie për ndryshueshmërinë dhe vazhdimësinë e orientimit seksual nga heteroseksualiteti tek homoseksualiteti. Kinsey ka studiuar seksualitetin njerëzor dhe ka argumentuar se njerëzit kanë kapacitetin të jenë hetero ose homoseksual edhe nëse ky tipar nuk del në pah në rrethana të caktuara. Shkalla e Kinsey përdoret për të përshkruar eksperiencën seksuale të një personi, ku kjo shkallë varion nga 0 që do të thotë ekskluzivisht heteroseksual deri në shkallën 6, duke nënkuptuar eksluzivisht homoseksual. Njerëzit që renditen në shkallën nga 2 tek 4 konsiderohen biseksual; këta persona nuk i përkasin asnjërit prej dy ekstremeve. Sociologët Martin S. Weinberg dhe Colin J. Williams shkruajnë se në parim njerëzit që renditen nga shkalla 1 tek 5 mund të konsiderohen biseksual. Psikologu Jim McKnight shkruan se teksa ideja që biseksualiteti është një formë orientimi seksual që nënkuptohet si diçka midis homoseksualitetit dhe heteroseksualitetit në shkallën e Kinsey. Ky koncept i biseksualitetit midis hetero dhe homoseksualitetit është hedhur posht nga publikimi ''Homoseksualitetet'' (1978) nga Weinberg dhe psikologu Alan P. Bell.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "Sexual orientation, homosexuality and bisexuality". American Psychological Association. Arkivuar nga origjinali më 8 August 2013. Marrë më 21 April 2014. 
  2. ^ "Sexual Orientation". American Psychiatric Association. Arkivuar nga origjinali më 26 July 2011. Marrë më 3 December 2012. 
  3. ^ "GLAAD Media Reference Guide". GLAAD. Arkivuar nga origjinali më 1 January 2011. Marrë më 14 March 2012. 
  4. ^ Rosario, M.; Schrimshaw, E.; Hunter, J.; Braun, L. "Sexual identity development among lesbian, gay, and bisexual youths: Consistency and change over time". Journal of Sex Research (1): 46–58. :10.1080/00224490609552298.