Shko te përmbajtja

Lorik Cana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lorik Cana
Informacioni personal
Emri i plotë Lorik Agim Cana
Data e lindjes 27 korrik 1983 (42 vjeç)
Vendi i lindjes Prishtinë, RS Serbia, RSF Jugosllavia
Gjatësia 1.86 m (6 ft 1 in)
Pozicioni(et) Mesfushor mbrojtës
Mesfushor qëndre
Qëndër mbrojtës
Karriera me të rinjtë
1997–2000 Dardania Lausanne
2000–2002 Paris Saint-Germain
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2002–2005 Paris Saint-Germain 69 (2)
2005–2009 Marseille 122 (6)
2009–2010 Sunderland 31 (0)
2010–2011 Galatasaray 24 (1)
2011–2015 Lazio 82 (4)
2015–2016 Nantes 21 (0)
Karriera ndërkombëtare
2003–2016 Shqipëria 93 (1)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Lorik Agim Cana (lindur më 27 korrik 1983) është një ish-futbollist profesionist shqiptar. Aktualisht është ambasador i Grassroots për futbollin e fëmijëve në Shqipëri, i emëruar nga Federata Shqiptare e Futbollit më 26 tetor 2017.

Cana luajti në divizionet më të larta të Francës, Anglisë, Italisë dhe Turqisë, duke përfaqësuar Paris Saint-Germain, Sunderland, Galatasaray, Lazio, FC Nantes dhe Olympique de Marseille, si dhe kombëtaren shqiptare për të cilin ai mbajti rekordin e lojtarit shqiptar me më shumë përfaqësime në nivel ndërkombëtar të të gjitha kohërave, me 93 paraqitje që nga debutimi i tij më 2003 deri në lënien e futbollit më 2016. Ai luante kryesisht si mesfushor mbrojtës dhe qendror, por më vonë kaloi në qendërmbrojtës. Ai mori pjesë në kompeticionin e parë të madh ndërkombëtar për Shqipërinë, UEFA Euro 2016 të zhvilluar në Francë.

Në moshën 16-vjeçare, Cana u ftua nga Arsenal për një provë, por nuk arriti të merrte pjesë sepse iu mohua viza britanike.[1] Ai e filloi karrierën e tij të klubit duke luajtur për Paris Saint-Germain, përpara se të nënshkruante me rivalët Olympique de Marseille në 2004, të cilin e vazhdoi si kapiten. Në vitin 2009, Cana bëri debutimin e tij në ligë për Sunderland, duke u bërë lojtari i parë me origjinë shqiptare që luan në Premier League. Më vonë ai iu bashkua Galatasaray, klubit më të suksesshëm turk të futbollit. Dy vjet më vonë, Cana nënshkroi për klubin italian të Serie A Lazio ku kaloi katër vjet. Në vitin 2015, Cana u kthye në Francë, ku filloi karrierën e tij duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Nantes.

Cana kishte të drejtë të luante për Shqipërinë, Zvicrën ose Francën, pasi i mbante të tre pasaportat.[2] Ai zgjodhi Shqipërinë dhe bëri debutimin e tij ndërkombëtar në qershor 2003, në moshën 19-vjeçare. Cana është lojtari shqiptar me më shumë përfaqësime në nivel ndërkombëtar i të gjitha kohërave, me 93 paraqitje ku u emërua kapiten në vitin 2011. Pas përfundimit të UEFA Euro 2016 Cana njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Babai i tij e frymëzoi Lorikun që të bëhej futbollist. Në vitin 1997, ai bashkua me skuadrën lokale të Dardania Lausanne, një skuadrër amatore e krijuar nga komuna shqiptare e Lozanës, që si trajner kishte babain e Lorikut.[3] Ai luajti te Dardania deri në vitin 2000, më pas firmosi me klubin francez Paris Saint-Germain.

Paris Saint–Germain

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cana ishte i ftuar për një provë nga klubi anglez Arsenal në moshën 16 vjeç, por nuk mundi të merrte pjesë sepse nuk iu dha viza britanike.[4] Te Paris Saint-Germain, Cana luajti për tre sezone në Ligue 1 dhe Ligue 2. Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 19 prill 2003 në barazimin 1–1 kundër Nantes në kampionat, duke asistuar golin e Alioune Touré në minutën e 65të.[5]

Cana u aktivizua në 34 ndeshje në sezonin e tij të parë të plotë në Paris, duke kontribuar në fitimin e Kupës së Francës, ku në finalen e fituar 1–0 kundër Châteauroux luajti si titullar për 90 minuta,[6] si dhe arritjen e vendit të dytë në kampionat. Ai më pas luajti 32 ndeshje në sezonin e dytë, duke shënuar një gol.

Cana gjatë kohës së tij te Marseille.

Më 24 gusht 2005, pasi nuk ishte në planet e trajnerit të ri të PSG-së, Laurent Fournier, Cana u transferua te Marseille për 4 milion €, duke firmosur një marrëveshje disavjeçare.[7] Ai bëri debutimin e tij me klubin tre ditë më vonë në barazimin 1–1 kundër Ajaccios në ndeshjen hapëse të kampionatit. Ai shpejt e fitoi vendin e titullarit nën drejtimin e trajnerit Jean Fernández, duke shënuar golin e parë sezonal në derbin kundër ish ekipit të tij Paris Saint-Germain; goli i tij me kokë në minutën e 78të i dha fitoren ekipit.[8]

Cana e mbylli sezonin e parë me klubin me 43 ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë 28 në kampionat, aty ku ekipi u rendit në vendin e 5të, duke u kualifikuar për Kupën Intertoto. Më 29 prill 2006, ai luajti si titullar për 90 minuta në humbjen 2–1 kundër Paris Saint-Germain në finalen e Kupës së Francës.[9]

Cana e ruajti vendin si titullar edhe në drejtimin e trajnerit të ri Albert Emon, duke u aktivizuar në 33 ndeshje. Marseille e mbylli kampionatin në vendin e dytë, duke siguruar në rikthim në UEFA Ligën e Kampionëve. Ashtu si në sezonin e kaluar, ekipi arriti në finalen e Kupës së Francës, duke u mposhtur sërisht, këtë herë 5–4 me penallti nga Sochaux-Montbéliard; Cana, i cili luajti si titullar përgjatë gjithë ndeshjes, shënoi penalltinë e tretë të ekipit të tij.[10]

Në verën e vitit 2007, Cana u bë kapiteni i ri i ekipit pas largimit të Habib Beye te Newcastle United.[11] Në Ligën e Kampionëve, ai u aktivizua në të gjashtë ndeshjet e grupit,[12] të cilën Marseille e mbylli në vendin e 3të, duke vazhduar rrugëtimin evropian në Kupën UEFA. Ekipi u eliminua në raundin e 16-tave nga klubi rus Zenit Saint Petersburg me rregullin e golit jashtë fushe;[13][14] Cana humbi ndeshjen e parë për shkak se kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.[15]

Më 16 shtator 2008, Cana shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve në humbjen 2–1 në shtëpi kundër Liverpoolit në ndeshjen hapëse të grupit D.[16][17] Marseille sërisht e mbylli grupin në vendin e tretë, duke u zhvendosur në Kupën UEFA. Cana u largua nga klubi në përfundim të sezonit, duke koleksionuar gjithsej 175 ndeshje dhe 8 gola në të gjitha kompeticionet.[18]

Më 24 korrik 2009, Cana u transferua te Sunderland në një marrëveshje katër-vjeçare me pagë 5 milion £ në sezon.[19] Menjëherë pasi mbërriti në klub, ai u emërua kapiten nga trajneri Steve Bruce, i cili deklaroi se ky vendim ishte i përkohshëm.[20][21] Më 15 gusht, Cana bëri debutimin e tij me Sunderlandin duke zhvilluar një paraqitje mbreslënëse në fitoren 1–0 kundër Bolton Wanderers, duke u bërë shqiptari i parë që luan në Premier Ligë.[22] Më 3 shtator, roli i tij si kapiten për sezonin 2009–10 u konfirmua zyrtarisht.[23] Ai e mbylli sezonin e tij të vetëm në Angli me 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet; ekipi e mbylli kampionatin në vendin e 13të si dhe u eliminua në raundin e 16-tave të Kupës së Ligës dhe në raundin e 4të të Kupës Angleze.[24]

Më 8 korrik 2010, Cana u zyrtarizua te klubi turk Galatasaray. Shuma e transferimit ishte 4.5 milion .[25] Ai firmosi një kontratë katër-vjeçare me rrogë 2 milion € në sezon sëbashku me bonuse të ndryshme.[26] Gjatë periudhës së tij në Turqi, Cana u aktivizua si qëndër-mbrojtës përveç pozicionit të tij natyral si mesfushor-mbrojtës. Në prill 2010, ai pësoi një dëmtim që praktikisht i dha fund sezonit të tij.[27] Ai e mbylli sezonin me 31 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke fituar dashurinë e tifozëve të klubit për grintën në fushë.

Më 3 korrik 2011, Cana u bë pjesë e klubit italian Lazio për 800,000 €.[28] Si pjesë e transferimit, Galatasaray mori gjysmën e kartonit të portierit uruguaian Fernando Muslera. Cana firmosi një kontratë deri në qershor 2016 me rrogë 1.7 milion € në sezon.[29][30]

Cana mori fanellën me numrin 27 dhe bëri debutimin e tij me klubin kryeqytetas më 21 shtator në fitoren 2–1 në transfertë kundër Cesenës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 87të në vend të Cristian Brocchi.[31] Ai shënoi golin e parë në Itali më 10 dhjetor 2011 në suksesin 3–2 kundër Lecces.[32] Gjysma e parë e sezonit të Canës u kushtëzua nga dëmtime të vogla që i reduktuan minutazhin, kurse më 31 janar 2012, Lazio konfirmoi se ai ishte dëmtuar në stërvitje dhe do të mungonte për 6 javë.[33]

Cana u rikthye nga dëmtimi në prill 2012 duke u aktivizuar si titullar në fitoren 3–1 kundër Napolit.[34] Ai e fitoi vendin në formacionin titullar, duke përfituar edhe nga pezullimet dhe dëmtimet e lojtarëve të tjerë në repartin e mesfushës. Ai shënoi golin e dytë të sezonit më 6 maj në fitoren 2–0 kundër Atalantës, duke e mbajtur Lazion në garë për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.[35] Lazio e mbylli kampionatin në vendin e 4të, kurse Cana regjistroi vetëm 15 ndeshje në kampionat dhe 6 në Ligën e Evropës në sezonin e tij të parë në Itali.

Cana e nisi sezonin e ri 2012–13 duke u aktivizuar si qëndër-mbrojtës nga trajneri Vladimir Petković, një lëvizje që u komplimentua nga media italiane.[36][37] Më 23 shkurt, ai u dallua në fitoren 2–0 kundër Borussia Mönchengladbach në ndeshjen e parë të raundit të 16-tave të Ligës së Evropës, duke u emëruar në ekipin e javës nga UEFA.[38] Më 26 maj, ai luajti si titullar në fitoren 1–0 në derbin kundër Romës në finalen e Kupës së Italisë, duke fituar trofeun e parë me klubin.[39][40] Ai e mbylli sezonin me 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Cana ishte titullar në gjysmën e parë të sezonit 2013–14, duke shënuar edhe golin e parë pas 18 musjsh në kundër Sampodrias më 24 nëntor; goli i tij në minutën e 94të i dha Lazios barazimin 1–1.[41] Megjithatë, pas rikthimit së trajnerit Edoardo Reja, i cili ishte pjesë e klubit edhe në periudhën 2010–12, Cana e humbi vendin në formacionin titullar.[42][43] Më 3 mars 2014, Cana shënoi me rrofeshatë golin e vetëm të ndeshjes kundër FiorentinësStadio Artemio Franchi.[44][45] Cana e mbylli sezonin e tretë me 32 ndeshje të luajtura në kampionat dhe Evropë; me 344 topa të rikuperuar në 26 ndeshje, ai u rendit mbrojtësi katërt më i mirë në Serie A.[46]

Cana u aktivizua më pak në sezonin 2014–15, duke u përballur me konkurencën e mbrojtësve të rinj të sapoardhur Stefan de Vrij dhe Santiago Gentiletti.[47] Ai luajti ndeshjen e tij të 100të me klubin më 7 dhjetor në fitoren 2–1 në transfertë kundër Parmës.[48] Cana e shpenzoi shumicën e sezonit në stol, duke u aktivizuar në vetëm 20 ndeshje. Ai u largua nga klubi gjatë merkatos së verës.[49]

Më 31 gusht 2015, Cana u rikthye në Ligue 1 duke firmosur një kontratë dy-vjeçare me Nantes.[50][51] Më 21 nëntor, ai luajti ndeshjen e tij të 200të në Ligue 1 në humbjen minimale 1–0 kundër Monacos.[52][53]

Cana u largua nga klubi në verën e vitit 2016 pas vetëm një sezoni.[54] Ai më pas njoftoi tërheqjen nga futbolli.

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2003–2007: Debutimi dhe vitet e para

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cana mund të përfaqsonte tre ekipe kombëtare: Zvicrën,[55] shteti ku u rrit, Francën,[56] shteti ku nisi karrierën si futbollist dhe Shqipërinë, shtetin e origjinës së tij.[57] Ai zgjodhi të përfaqsonte Shqipërinë dhe në janar 2003[58] mori pasaportën shqiptare dhe më pas u ftua nga trajneri Hans-Peter Briegel. Cana bëri debutimin e tij me ekipin kombëtar më 11 qershor 2003 në moshën 19 vjeçare në humbjen 3–2 kundër Zvicrës në kualifikueset e UEFA Euro 2004.[55][59] Në shtator, ai luajti edhe dy ndeshje të tjera kualifikuese, të dy kundër Gjeorgjisë; Shqipëria u mposht 3–0 në Tbilisi por fitoi 3–1 në Tiranë, duke e mbyllur grupin në vendin e 4të para Gjeorgjisë.[60]

Cana u aktivizua si qëndër-mbrojtës gjatë fushatës kualifikuese të FIFA Kupës së Botës 2006 për shkak të mungesës së titullarit Geri Çipi. Ai e fitoi vendin e titullarit nën drejtimin e Briegel, duke zhvilluar paraqitje të mira në mbrojtje pavarësisht se Shqipëria e mbylli grupin kualifikues në vendin e 5të.[61] Cana i luajti të gjitha ndeshjet me përjashtim të ndeshjes së 8të kundër Gjeorgjisë, të cilën ai e humbi për shkak se kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Më 17 gusht 2005, Cana shënoi golin e tij të parë dhe të vetëm me ekipin kombëtar në fitoren 2–1 në miqësoren kundër Azerbajxhanit.[62]

Cana u pozicionua në rolin e mesfushorit-mbrojtës nën drejtimin e trajnerit Otto Barić, duke luajtur krah Altin Lalës. Gjatë fushatës kualifikuese të Euro 2008, Cana mori kartonin e kuq si futbollist i Shqipërisë në ndeshjen në shtëpi kundër Holandës për shkak të një përplasjeje me Wesley Sneijder dhe Ruud van Nistelrooy; Shqipëria me dhjetë lojtarë u mposht 1–0 pasi pësoi në minutën e 91të.[63] Ai u pezullua me dy ndeshje. Cana u rikthye në aksion më 17 nëntor në ndeshjen në shtëpi kundër Bjellorusisë, duke asistuar golin e barazimit të përkohshëm të shënuar nga Erjon Bogdani; Shqipëria u mposht 4–2.[64] Ekipi kombëtar e mbylli grupin G në vendin e 5të me 11 pikë, po aq sa Slovenia por me golavarazh më të mirë kurse Cana u aktivizua në 8 ndeshje.[65]

2008–2011: Ndeshja e 50të dhe shiriti i kapitenit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cana vazhdoi të ishte titullar në fushatën kualifikuese të FIFA Kupës së Botës 2010, duke koleksionuar 720 minuta në 8 ndeshje me Shqipërinë që e mbylli grupin 1 në vendin e 5të.[66] Ai e nisi fushatën kualifikuese duke u aktivizuar si mesfushor-mbrojtës por më pas duke u zhvendosur në qëndër të mbrojtjes sëbashku me Debatik Currin.[67][68]

Më 25 maj 2010, Cana luajti ndeshjen e parë si kapiten në fitoren 3–2 në miqësoren kundër Malit të Zi.[69] Paraqitja e tij e parë si kapiten në ndeshje zyrtare erdhi më 3 tetor në barazimin 1–1 kundër Bosnje dhe Hercegovinëskualifikueset e Euro 2012, një rezultat që e vendosi Shqipërinë përkohësisht në vendin e parë në grup.[70] Ai luajti ndeshjen e 50të me ekipin kombëtar në ndeshjen e kthimit kundër të njëjtit kundërshtar, me Shqipërinë që u mposht 2–0 në Sarajevë.[71] Në fund të fushatës kualifikuese të Euro 2012 në tetor 2011, veteranët Altin Lala dhe Ervin Skela u tërhoqën nga ekipi kombëtar, duke e bërë Canën kapitenin e përhershëm të ekipit.[72]

2012–2013: Rritja me De Biasin

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqipëria u bë një kundërshtar i rrezikshëm gjatë kualifikueseve të FIFA Kupës së Botës 2014 nën drejtimin e trajnerit të ri Gianni De Biasi.[73] Me Canën si kapiten dhe gjithmon të pranishëm, Shqipëria renditej në vendin e dytë me katër ndeshje nga fundi por nuk arriti të vazhdonte me rezultatet pozitive, duke e mbyllur grupin në vendin e 5të me 11 pikë. Gjatë këtyrë kualifikueseve, ekipi kombëtar arriti fitore të mëdha kundër Sllovenisë në Tiranë (e para në histori)[74][75] dhe NorvegjisëOslo.[76][77]

Pas përfundimit të kualifikueseve, Cana u rendit në formacionin e lojtarëve më të mirë që nuk do të luanin në Kupën e Botës në Brazil.[78]

2014–2016: Lojtari me më shumë ndeshje dhe kualifikim historik në Euro 2016

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Cana (rreshti sipër, i dyti majtas) para fillimit të ndeshjes miqësore kundër Austrisë, 26 mars 2016.

Cana e nisi fushatën kualifikuese të Euro 2016 duke luajtur 90 minuta të plota[79]fitoren historike 1–0 kundër PortugalisëAveiro,[80] e para e Shqipërisë kundër këtij kundërshtari.[81] Më 14 tetor, gjatë ndeshjes plot tension kundër SerbisëBeograd, Cana hodhi një tifoz serb në tokë dhe e goditi disa herë me grushta gjatë një sherri masiv që nisi në minutën e 41të.[82] Tifozi kishte goditur me stol Bekim Balajn si dhe kafshoi gishtin e Canës, duke u përpjekur ta këpuste me dhëmbë. Cana raportoi se ngeli i dëmtuar nga kjo gjë.[83] Pas rikthimit të lojtarëve në Shqipëri, Cana, sëbashku me Taulant Xhakën, u emëruan "qytetar nderi" nga kryetari i bashkisë së Mitrovicës për mbrojtjen e simboleve kombëtare dhe trimërinë e treguar.[84] Ai mori gjithashtu një nderim të ngjashëm në Bajram Curr.[85]

Cana vazhdoi të ishte titullar për pjesën e mbetur të kualifikueseve, duke luajtur në qëndër të mbrojtjes sëbashku me Mërgim Mavrajn.[86][87][88] Në ndeshjen e fundit të kualifikueseve kundër Armenisë në Stadiumin Republikan Vazgen Sargsyan, Shqipëria kishte nevojë për një fitore për t'u kualifikuar direkt në Euro 2016. Cana luajti 90 minuta si kapiten dhe kontriboi në një fitore historike 3–0, e cila i siguroi Shqipërisë vendin e dytë në grupin I dhe kualifikimin për herë të parë në një Kampionat Evropian.[89][90]

Më 21 maj 2016, Cana ishte pjesë e listës paraprake të Shqipërisë për Euro 2016,[91] kurse dhjetë ditë më vonë u përfshi në listën përfundimtare me 23 lojtarë.[92]

Cana bëri debutimin e tij në turnament në ndeshjen hapëse të grupit A kundër Zvicrës. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 5të për një ndërhyrje të gabuar ndaj Blerim Xhemailit.[93] Në minutën e 36të, ai mori një tjetër karton të verdhë dhe u përjashtua nga loja pasi e preku topin me dorë gjatë një aksioni, duke u bërë lojtari i parë në histori që merr karton të kuq në pjesën e parë.[94] Pasi mungoi në ndeshjen e dytë kundër Francës, Cana u rikthye në ndeshjen e fundit kundër Rumanisë, të cilën Shqipëria e fitoi 1–0 falë një goli të Armando Sadikut në pjesën e parë, duke marrë fitoren e parë një Kampionat Evropian; ai hyri si zëvëndësues në minutën e 83të në vend të Migjen Bashës.[95] Shqipëria e mbylli grupin në vendin e 3të me tre pikë dhe me një golavarazh –2, duke u renditur e fundit nga ekipet e vendeve të treta, gjë që solli eliminimin nga kompeticioni.[96]

Cana njoftoi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2016.[97] Ai u largua nga ekipi kombëtar si lojtari me më shumë ndeshje në histori (93). Ai gjithashtu mban rekordin për numrin e ndeshjeve si kapiten (41) si dhe ka rekordin disiplinor më negativ në historinë e kombëtares (26 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq).

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cana ishte një lojtar energjik, i shkathët dhe i ashpër,[98] i cili luante kryesisht si Mesfushor-mbrojtës, por mund të aktizohej edhe si qëndër-mbrojtës.[36][99] Në mesfushë ai dallohej për forcën fizike dhe ndërhyrjet agresive, duke prishur aksionet kundërshtare.[100] Në rolin e mbrojtësit, Cana u dallua në duelet ajrore dhe organizimin e mbrojtjes. Pseudonimi i tij ishte "Luftëtari", i dhënë nga tifozët e kombëtares shqiptare për shpirtin luftarak në fushë, grintën dhe pasionin.[101][102] Për shkak të këtyre dhuntive, Cana konsiderohet nga shqiptarët si simbol i besnikërisë dhe dashurisë ndaj kombëtares.[103][104][105] Ai ishte një lider natyral, duke qënë kapiten i klubeve si Marseille dhe Sunderland si dhe për shumë vite i ekipit kombëtar.[106] Pavarësisht aftësive si futbollist, Cana është kritikuar për ndërhyrjet e shkujdesura, duke marrë kartonë të panevojshëm.[107]

Loriku është djali i ish futbollistit Agim Cana, i cili ishte gjithashtu agjenti i tij. Ai e shpenzoi shumicën e karrierës në Kosovë te klubi i Prishtinës. Për shkak të luftës në Kosovë, Loriku dhe familja e tij u larguan për të shkuar në LozanëZvicrës, aty ku qëndruan për nëntë vite.[108][109]

Në një intervistë, Cana deklaroi se arkeologjia ishte një nga interesat e tij më të mëdhaja dhe se kishte në plan për të punuar në fushën e Albanologjisë pasi të tërhiqej nga futbolli, pasi mori një diplomë universiteti në degën histori.[108]

Cana u martua me partneren e tij, Monica Ercoli, më 8 qershor 2014 kurse dasma u zhvillua më 27 qershor.[110] Ata kanë një djalë që quhet Bojken, i lindur më 23 shtator 2016, dhe një vajzë me emrin Enkeleida, e lindur më 17 janar 2020.[111][112] Cana dhe familja e tij jetojnë në Tiranë, aty ku ai angazhohet me fondacionin e tij.[113][114][115]

Më 15 janar 2015, Cana u emërua Ambasador Nderi i Kosovës.[116]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: [117][118]

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kombëtare Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Paris Saint-Germain B 2000–01 CFA 4040
2001–02 121121
2002–03 231231
Gjithsej 392392
Paris Saint-Germain 2002–03 Ligue 1 3030
2003–04 3212020361
2004–05 32110106[a]0401
2005–06 2020
Gjithsej 692303060812
Marseille 2005–06 Ligue 1 28160108[b]0431
2006–07 33260105[c]0452
2007–08 34231209[d]0483
2008–09 27112[e]1392
Gjithsej 1226151403411758
Sunderland 2009–10 Premier League 3102020350
Galatasaray 2010–11 Süper Lig 241403[f]0311
Lazio 2011–12 Serie A 1526[f]0212
2012–13 240509[f]0380
2013–14 262006[f]000322
2014–15 17030200
Gjithsej 82480210001114
Nantes 2015–16 Ligue 1 2103000240
Gjithsej karriera 38815351906410049617
  1. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampionëve
  2. Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
  3. Dy ndeshje në UEFA Kupën Intertoto, tre ndeshje në Kupën UEFA
  4. Gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Kampionëve, tre ndeshje në Kupën UEFA
  5. Tetë ndeshje në UEFA Ligën e Kampionëve, katër ndeshje në Kupën UEFA
  6. 1 2 3 4 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës

Burimi: [119][120]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Shqipëria 200360
200450
200581
200640
200760
200860
200960
201060
201190
201280
201390
201480
201570
201650
Gjithsej931

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Cana.[119]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Lorik Cana
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 17 gusht 2005Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa", Tiranë, Shqipëri16 Azerbajxhani2–12–1Ndeshje miqësore
Paris Saint-Germain[121]
Marseille[121]
Lazio[121]
  1. "Cana: Arsenali më ka kërkuar si 16-vjeçar". Pristina, Kosovo: Telegrafi.com. 18 shkurt 2010. Marrë më 14 korrik 2010. Jam ftuar nga Arsenali për prova kur kam pasur 16 vjet, por nuk mund të vija për shkak të problemeve me vizën.
  2. Cana: Do të shënojmë dhe fitojmë ndaj Bjellorusisë! Yll Press > Sport: Kombëtaret - "3 pasaporta zotëronte Cana para se të zgjidhte Shqipërinë. Ai kishte në dorë të luante me Zvicrën ose Francën, por zgjodhi të përfaqësonte kombin e tij"
  3. "Agim Cana Entraîneur du Dardania Lausanne". 24heures.ch (në frëngjisht). 19 gusht 1997. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2012. Marrë më 24 mars 2010.
  4. "Cana: Arsenali më ka kërkuar si 16-vjeçar". Prishtinë, Kosovë: Telegrafi.com. 18 shkurt 2010. Marrë më 14 korrik 2010. Jam ftuar nga Arsenali për prova kur kam pasur 16 vjet, por nuk mund të vija për shkak të problemeve me vizën.
  5. "FC Nantes - Paris Saint-Germain 1:1 (Ligue 1 2002/2003, 34. Round)". worldfootball.net (në anglisht). World Football. Marrë më 3 dhjetor 2017.
  6. "Résultat et résumé Paris-SG - Châteauroux, Coupe de France, Finale, Samedi 29 Mai 2004" (në frëngjisht). Le Equipe. Marrë më 26 shkurt 2021.
  7. Aurélien Léger-Moëc (13 mars 2009). "PSG-OM : une histoire de trahisons". footmercato.net (në frëngjisht). Marrë më 21 prill 2012.
  8. "Marseja fitoi ndeshjen me golin e Canës, por tani meritën e marrin femrat". Panorama Sport. 12 janar 2018. Marrë më 19 janar 2018.
  9. "Football: Coupe de France 2006 Finale" (në frëngjisht). L'Équipe. 29 prill 2006. Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2006. Marrë më 19 prill 2025.
  10. "Marseille 2-2 Sochaux , le résumé , Coupe de France - Finale , Football". lequipe.fr (në frëngjisht). L'Equipe. Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2012. Marrë më 30 tetor 2017.
  11. "Cana 'optimistic' as OM seek lift" (në anglisht). UEFA. 18 shtator 2007. Marrë më 19 gusht 2025.
  12. "Lorik Cana » Champions League 2007/2008" (në anglisht). World Football. Marrë më 19 gusht 2025.
  13. "Arshavin pegs back in form Marseille" (në anglisht). UEFA. 6 mars 2008. Marrë më 19 gusht 2025.
  14. "Pogrebnyak double ends Marseille hopes" (në anglisht). UEFA. 12 mars 2008. Marrë më 19 gusht 2025.
  15. "Gerets aware of Zenit's weak spot" (në anglisht). UEFA. 6 mars 2008. Marrë më 19 gusht 2025.
  16. "Marseille 1–2 Liverpool" (në anglisht). BBC Sport. 16 shtator 2008. Marrë më 19 gusht 2025.
  17. "Cana eager to clear Atlético hurdle" (në anglisht). UEFA. 30 shtator 2008. Marrë më 19 gusht 2025.
  18. "Cana admits English interest" (në anglisht). Sky Sports. 23 maj 2009. Marrë më 19 gusht 2025.
  19. "Sunderland sign Marseille captain" (në anglisht). BBC Sport. 24 korrik 2009. Marrë më 26 korrik 2009.
  20. "Catt fight is not over yet" (në anglisht). Sunderland Echo. 25 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2009. Marrë më 26 korrik 2009.
  21. Paul Fraser (15 gusht 2009). "Skipper's crown is awaiting Dunne" (në anglisht). The Northern Echo. Marrë më 19 gusht 2009.
  22. "Alas, poor Lorik - Cana has gone from Kosovo refugee to a Sunderland hero" (në anglisht). Londër: Daily Mail.
  23. "Exclusive: Cana for captain" (në anglisht). Sunderland A.F.C. 2 shtator 2009. Marrë më 3 shtator 2009.
  24. "Lorik Cana matches" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 13 dhjetor 2017.
  25. "Profesyonel oyuncu Lorik Cana'nın Sunderland FC Kulübünden 4.500.000 avro bedelle transferi" (në turqisht). Turkish Public Disclosure System. 8 korrik 2010. Marrë më 24 korrik 2011.
  26. "Lorik Cana leaves Sunderland for Galatasaray in £5m deal" (në anglisht). The Guardian. 8 korrik 2010. Marrë më 7 prill 2014.
  27. "Cana and Curri are missing" (në anglisht). Telegrafi.com. Marrë më 20 gusht 2025.
  28. "Lorik Cana: "Lazio is a dream"" (në anglisht). Lazioland.com. 4 korrik 2012. Marrë më 15 dhjetor 2017.
  29. "Bilancio S.S. Lazio al 30 giugno 2011" (PDF) (në italisht). S.S. Lazio. 6 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 shtator 2017. Marrë më 2 korrik 2017.
  30. "Bu eller 20 milyon euro". fotomac.com.tr (në turqisht). Marrë më 15 tetor 2018.
  31. "Cesena vs. Lazio 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 21 shtator 2011. Marrë më 16 tetor 2014.
  32. "Serie A Lecce vs. Lazio Team line-ups" (në anglisht). Goal.com. 10 dhjetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2013. Marrë më 16 tetor 2014.
  33. "Serie A Lazio vs Milan Match preview" (në anglisht). Goal.com. 31 janar 2012. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2013. Marrë më 16 tetor 2014.
  34. "Lazio 3–1 Napoli" (në anglisht). ESPN FC. 7 prill 2012. Marrë më 24 gusht 2025.
  35. "Atalanta vs. Lazio 0 – 2" (në anglisht). Soccerway. 6 maj 2012. Marrë më 16 tetor 2014.
  36. 1 2 "Lorik Cana i rilindur si qendërmbrojtës te Lacio: Në mbrojtje do jem si Marsel Desai". Panorama Sport. 18 janar 2013. Marrë më 24 gusht 2025.
  37. Andi Tanku (18 janar 2013). "Lorik Cana si qendërmbrojtës, "blerja" më e mirë e Lacios" [Lorik Cana as centre-back, the "best" purchase of Lazio]. Sporti Shqiptar. Marrë më 24 tetor 2017.
  38. "Cana në formacionin më të mirë të UEFA-s për Europa Ligën". Sporti Shqiptar. 23 shkurt 2013. Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2013. Marrë më 16 tetor 2014.
  39. "Roma 0-1 Lazio: Biancocelesti edge dour derby to claim Coppa Italia" (në anglisht). Goal.com. 26 maj 2013. Marrë më 6 qershor 2013.
  40. "Lazio beat rivals Roma in Coppa Italia final" (në anglisht). BBC Sport. 26 maj 2013. Marrë më 6 qershor 2013.
  41. "Lorik Cana çmend serbin Mihajlovic". Panorama Sport. 24 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2014. Marrë më 16 tetor 2014.
  42. "Cana rrezikon, mund të qëndrojë në stol". Sporti Shqiptar. 9 janar 2014. Marrë më 15 dhjetor 2017.
  43. "Largohet trajneri Reja, Lacio konfirmon Canën". Panorama Sport. 13 qershor 2014. Marrë më 23 gusht 2015.
  44. "Lorik Cana, eurogoli i fitores së Lacios". Panorama Sport. 3 mars 2014. Marrë më 16 tetor 2014.
  45. "Kryevepër e Canës: Ishte gol instinkti, ia dedikoj familjes". Panorama Sport. 3 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2014. Marrë më 16 tetor 2014.
  46. "Lorik Cana në "Top-5" e mbrojtësve më të mirë në Serie A" [Lorik Cana in "Top-5″ of best defenders of Serie A]. Lajme Online. 9 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 28 dhjetor 2014. Marrë më 2 mars 2014.
  47. "Lorik Cana, drejt pankinës te Lacio". Panorama Sport. 23 gusht 2014. Marrë më 23 gusht 2015.
  48. "Lazio, Cana festeggia le 100 presenze: "Un orgoglio, ora voglio il primo gol all'Olimpico"" (në italisht). soccermagazine.it. 8 dhjetor 2014.
  49. Arnolld Korenica. "E konfirmuar: Cana largohet nga Lazio". Telegrafi.com. Marrë më 23 gusht 2015.
  50. "Zyrtare, Cana nënshkruan për dy vite me Nantën". Panorama Sport. 30 gusht 2015. Marrë më 30 gusht 2015.
  51. "Comunicato". www.sslazio.it (në italisht). S.S. Lazio. 31 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 17 nëntor 2017.
  52. "Cana, 200 ndeshje në Ligue 1". Telegrafi.com. 21 nëntor 2015. Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2015. Marrë më 22 nëntor 2015.
  53. "Monaco vs. Nantes 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 21 nëntor 2015. Marrë më 22 nëntor 2015.
  54. "Former Sunderland midfielder Lorik Cana leaves Nantes after just one season". talksport.com (në anglisht). 26 gusht 2016.
  55. 1 2 "Historia/ Dueli me Zvicrën, kur "luftën" e bëjnë 29 shqiptarë". Panorama Sport. 10 qershor 2016. Marrë më 23 gusht 2017.
  56. "Cana: E dua Francën, por nuk e toleroj". Panorama Sport. 1 shtator 2011. Marrë më 23 gusht 2015.
  57. "Agim Cana: Loriku refuzoi Francën, Jupi buzëqumësht". Panorama Sport. 29 tetor 2015. Marrë më 23 gusht 2017.
  58. "PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE". Qendra e Botimeve Zyrtare. 6 mars 2003. Marrë më 6 janar 2023.
  59. "Football MATCH: 11.06.2003 Switzerland v Albania" (në anglisht). EU-football.info. 11 qershor 2003. Marrë më 13 dhjetor 2017.
  60. "Preliminary round Group 10" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2013. Marrë më 15 dhjetor 2017.
  61. "Summary - WC Qualification Europe - Europe - Results, fixtures, tables and news" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 14 dhjetor 2017.
  62. "Football MATCH: 17.08.2005 Albania v Azerbaijan" (në anglisht). EU-football.info. 17 gusht 2005. Marrë më 13 dhjetor 2017.
  63. "Van Nistelrooy times it right in Tirana" (në anglisht). UEFA. 13 shtator 2007. Marrë më 16 dhjetor 2017.
  64. "Belarus brush Albania aside" (në anglisht). UEFA. 17 nëntor 2007. Marrë më 16 dhjetor 2017.
  65. "UEFA EURO 2008 - History - Standings" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2014. Marrë më 14 dhjetor 2017.
  66. "Summary - WC Qualification Europe - Europe - Results, fixtures, tables and news - Soccerway" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 14 dhjetor 2017.
  67. "Cana e Curri në mbrojtje ndaj rumunëve". Gazeta Express. 31 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2017. Marrë më 2 nëntor 2017.
  68. "Dëmtohet Curri, sërish bosh vendi i kapitenit Cana". Sport Process. 5 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2017. Marrë më 2 nëntor 2017.
  69. "Shqiperia mposht Malin e Zi". Sport.albeu.com. 17 nëntor 2007. Arkivuar nga origjinali më 16 dhjetor 2017. Marrë më 16 dhjetor 2017.
  70. "Albania hold Bosnia and Herzegovina to go top" (në anglisht). UEFA. 8 tetor 2010. Marrë më 16 dhjetor 2017.
  71. "Bosnia and Herzegovina defeat ten-man Albania" (në anglisht). UEFA. 7 qershor 2011. Marrë më 16 dhjetor 2017.
  72. "Rrëfehet Cana: Karrierën e nisa si sulmues". aSport.al. 23 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 14 maj 2016. Marrë më 16 dhjetor 2017.
  73. "Albania name De Biasi coach" (në anglisht). FIFA. 14 dhjetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2012. Marrë më 14 dhjetor 2011.
  74. "Roshi lifts Albania as Slovenia slump" (në anglisht). UEFA. 16 tetor 2016. Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2012. Marrë më 8 tetor 2016.
  75. "Albania national football team: record v Slovenia" (në anglisht). 11v11.com. Marrë më 8 tetor 2016.
  76. "Norway stunned by Albania" (në anglisht). Eurosport Australia. 23 mars 2013. Marrë më 23 mars 2013.
  77. "Ice-cold Albanians stun 'Drillos'" (në anglisht). newsinenglish.no. 23 mars 2013. Marrë më 23 mars 2013.
  78. "Team Focus: Not at the World Cup XI" (në anglisht). WhoScored.com. Marrë më 16 dhjetor 2017.
  79. "Starting Lineups - Portugal vs Albania | 7 September 2014" (në anglisht). Sky Sports. 7 shtator 2014. Marrë më 17 shtator 2020.
  80. ""Bekim" kuqezi në Aveiro, Shqipëria shokon Portugalinë". Panorama Sport. 7 shtator 2014. Marrë më 7 shtator 2014.
  81. Pedro Marques (7 shtator 2014). "Balaj pounces as Albania stun Portugal" (në anglisht). UEFA. Marrë më 17 shtator 2020.
  82. "Albania captain Lorik Cana: our lives were in danger against Serbia" (në anglisht). The Guardian. 16 tetor 2014. Marrë më 17 shtator 2020.
  83. "Lorik Cana: Tifozi serb më kafshoi gishtin". indeksonline.net. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 16 dhjetor 2017.
  84. "Bahtiri shpall Xhaken e Canen qytetare nderi te Mitrovices". Koha.net. 19 tetor 2014. Marrë më 16 dhjetor 2017.
  85. "Folklorizmi shkon deri ne ekstrem". Gazeta Tema. 23 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2014. Marrë më 25 tetor 2014.
  86. "Mavraj-Canës: S'ka xixa mes nesh, do jemi gjithmonë vëllezër". Newsbomb.al. 29 mars 2016. Marrë më 7 shtator 2024.
  87. ""Cana dhe Mavraj vështirë të zëvendësohen"". Mozzart KS Sport. Marrë më 7 shtator 2024.
  88. "Shqipëria, mbrojtja e dytë më e mirë në Evropë". Klan Kosova. 7 shtator 2015. Marrë më 7 shtator 2016.
  89. "Albania win in Armenia to confirm qualification for first major tournament" (në anglisht). The Guardian. 11 tetor 2015. Marrë më 17 shtator 2020.
  90. "Cana's Albania in historic Euro qualification" (në anglisht). Ligue 1. 12 tetor 2015. Marrë më 17 shtator 2020.
  91. Fatjon Pandovski (21 maj 2016). "De Biasi leaves out Albanian top scorer Salihi" (në anglisht). UEFA. Marrë më 30 maj 2016.
  92. "De Biasi shpall listën zyrtare të Euro 2016". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 31 maj 2016. Marrë më 31 maj 2016.
  93. "Cana pranon gabimin te kartoni i parë. Nga tribuna nxit shokët kundër Francës". Top-Channel.tv. 13 qershor 2016. Marrë më 9 tetor 2016.
  94. Alistair Jonathan (11 qershor 2016). "Switzerland down 10-man Albania as Xhaka derby is settled by Fabian Schar header" (në anglisht). The Telegraph. Marrë më 11 qershor 2016.
  95. Richard Amofa (16 qershor 2017). "Euro 2016: Romania 0 Albania 1 - Armando Sadiku scores the only goal to seal his country's first ever win at a major competition" (në anglisht). The Telegraph. Marrë më 16 qershor 2017.
  96. "Albania out of Euro 2016 after Portugal draw with Hungary" (në anglisht). FourFourTwo. 22 qershor 2016. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2016. Marrë më 9 tetor 2016.
  97. "Albania get heroes' welcome upon return after Euro 2016 exit" (në anglisht). ESPN FC. 23 qershor 2016. Marrë më 25 qershor 2016.
  98. "Lorik Cana: My time at Sunderland" (në anglisht). Sunderland A.F.C. 7 gusht 2024. Marrë më 23 gusht 2025.
  99. Fatjon Pandovski (24 dhjetor 2015). "Stars of UEFA EURO 2016: Albania's Lorik Cana" (në anglisht). UEFA. Marrë më 7 dhjetor 2018.
  100. "Petkoviç: Muskuloz dhe i palodhshëm, Lorik Cana është lideri i Lacios sime". Panorama Sport. 12 korrik 2012. Marrë më 20 gusht 2025.
  101. "Rrëfehet Lorik Cana: Futbolli, pasionet dhe jeta jashtë fushe". Panorama Sport. 13 janar 2012. Marrë më 25 gusht 2025.
  102. "Lorik Cana do të jetë, "Luftëtari" konfirmon praninë në derbi". Panorama Sport. 1 mars 2017. Marrë më 20 gusht 2025.
  103. Ardit Lipa (20 shkurt 2021). "Lorik Cana, idhull në fushë dhe jashtë saj". Albanian Post. Marrë më 20 gusht 2025.
  104. "Simbol i futbollit shqiptar, Lorik Cana sot feston ditëlindjen". KultPlus. 27 korrik 2024. Marrë më 21 dhjetor 2024.
  105. "Kosovën e uron edhe legjenda Lorik Cana: Gëzuar, u bëfsh Shqipëri". Demokracia. 17 shkurt 2022. Marrë më 22 dhjetor 2024.
  106. "Lorik Cana: Jam si "Mercedes", nuk ndalem kurrë…". Panorama Sport. 10 shtator 2016. Marrë më 24 gusht 2025.
  107. "Tough tactics! XI Dirtiest Players in World Football" (në anglisht). Fox Sports. Marrë më 7 dhjetor 2018.
  108. 1 2 Dash Frashëri. "Lorik Cana në 360 gradë: 24 orët e kapitenit të Marsejës, nga futbolli te librat". Lajme Shqiperia.com. Marrë më 28 korrik 2011.
  109. UNPD Kosovo. "Cana visits UNDP Kosovo" (në anglisht). UNPD. Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2011. Marrë më 28 korrik 2011.
  110. "Martohet Lorik Cana (Foto)". Telegrafi.com. Marrë më 24 gusht 2025.
  111. "Kapiteni Lorik Cana bëhet baba për herë të parë!". BalkanWeb.com. 23 shtator 2015. Marrë më 24 gusht 2025.
  112. "Lorik Cana bëhet baba për herë të dytë, ja emri i vajzës". Koha Jonë. 18 janar 2020. Marrë më 24 gusht 2025.
  113. "Lorik Cana dhe bashkëshortja jetojnë në Tiranë, por ditëlindjet i festojnë në Paris". Panorama Plus. 10 nëntor 2018. Marrë më 24 gusht 2025.
  114. "Lorik Cana flet për dasmën me 650 vetë, tashmë jeton në Tiranë". Ora News. 12 tetor 2018. Marrë më 24 gusht 2025.
  115. "Lorik Cana tregon arsyen pse la Italinë dhe po jeton në Shqipëri". 360grade.al. Marrë më 24 gusht 2025.
  116. "Evidence of the Decorated by President Atifete Jahjaga (2011–2016)" (PDF). president-ksgov.net. fq. 9. Marrë më 22 nëntor 2017.
  117. "LORİK CANA" (në turqisht). Federata Turke e Futbollit. 26 tetor 2010. Marrë më 26 tetor 2010.
  118. "Lorik Cana". mackolik.com (në turqisht). Marrë më 26 tetor 2010.
  119. 1 2 "Lorik Cana - national football team player". EU-Football.info (në anglisht). European Football. 23 gusht 2016. Marrë më 23 gusht 2016.
  120. Roberto Mamrud. "Lorik Cana – International Appearances" (në anglisht). The Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. Marrë më 8 nëntor 2018.
  121. 1 2 3 "Lorik Cana & Achievements" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 26 gusht 2025.
  122. "Ndahen çmimet e "Albanian Sports Ambassador", ish-kapiteni kuqezi Lorik Cana merr trofeun kryesor të mbrëmjes". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 29 shtator 2018. Marrë më 30 shtator 2018.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]