Cristian Brocchi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Cristian Brocchi
Christian Brocchi.jpg
Të dhënat personale
Emri i plotëCristian Brocchi
Data e lindjes (1976-01-30) 30 Janar 1976 (43 vjeç)
Vendi i lindjesMilano, Itali
Gjatësia1.71 m (5 ft 7 in)
PozicioniMesfushor mbrojtës (Tërhequr)
Karriera në rini
Milan
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
1994–1998Milan0(0)
1995–1997Pro Sesto (huazim)57(3)
1997–1998Lumezzane (huazim)30(4)
1998–2000Hellas Verona59(8)
2000–2001Internazionale15(1)
2001–2008Milan99(4)
2005–2006Fiorentina (huazim)35(3)
2008–2013Lazio111(2)
Gjithsej406(24)
Ekipi kombëtar
2006Italia1(0)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 27 prill 2014.
† Ndeshje (Gola).

Cristian Brocchi (Italisht [ˈkristjan ˈbrɔkki]; lindur më 30 janar 1976) është një ish futbollist italian i cili për herë të fundit ka luajtur me skuadrën italiane LazioSerie A. Gjatë kohës që ka qënë futbollist Brocchi ka qënë i vlersuar për qëndrueshmërinë e tij dhe për ndërhyrjet e sakta.[1] Momentalisht ai është trajner në sektorin e të rijëve të AC Milan Primavera.[2]

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Brocchi filloi karrierën e tij te skuadra e të rinjëve të AC Milan dhe u huazua te Pro Sesto dhe Lumezzane në vitet e herëshme të karrierës së tij. Në 1998, Brocchi u shit te Hellas VeronaSerie B. Brocchi ndihmoi skuadrën që të ngjitej në Serie A.

Internazionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas një viti në divizionin më të lartë të futbollit italian, trajneri Marcello Lippi e bleu atë te Inter në 2000, por megjithatë, ishte një sezon i vështirë për Brocchin dhe për pjesën tjetër të skuadrës së Interit pasi Lippi u shkarkua që në ndeshjen hapëse të Serie A, pas një humbje nga Reggina. Marco Tardelli udhëhoqi skuadrën drejt vendit të pestë në ligë dhe në fund i'a la vendin trajnerit Hector Cuper, i cili mori drejtimin e skuadrës në verën e vitit 2001, i cili kërkoi largimin e Brocchit. Brocchi më vonë e përshkroi kohën e tij te Inter si "eksperiencën më të keqe të tij",[3] pasi nuk kishte as mbështetjen e tifozëve dhe u penalizua edhe nga dëmtimet e shumta.

Milan[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në korrik 2001, Milan e ri-bleu atë në shkëmbim të Andrés Guglielminpietro, i cili kaloi te Inter.[4] Te Milan, Brocchi duhej të konkuronte për një vend titullar me argjentinasin Fernando Redondo.[5]

Fiorentina[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Brocchi u huazua te Fiorentina në korrik 2005,[6] me një mundësi për blerjen e kartonit të tij në fund të sezonit, por në fund të sezonit 2005–06, ai u rikthye te Milan si pjesë e problemeve të klubit kuqezi me skandalin e futbollit italian në 2006.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Cristian, Brocchi. "Player Profile". Goal.com. Marrë më 7 janar 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Milan Allievi I e II Divisione Staff". AC Milan. Marrë më 14 janar 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Cristian Brocchi". footballpress.net. Arkivuar nga origjinali origjinali më 3 dhjetor 2010. Marrë më 27 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "IPOTESI SCAMBIO GULY-BROCCHI: GEORGATOS, L'ARRIVO E' IMMINENTE". FC Internazionale Milano. 17 July 2001. Marrë më 5 janar 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Brocchi extends Milan stay". UEFA.com. 19 shtator 2003. Marrë më 3 qershor 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Brocchi bound for Fiorentina". UEFA.com. 19 qershor 2005. Marrë më 27 maj 2008. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)