Aeroporti i Prishtinës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës
Aeroporti Adem Jashari
PIIAJ - Limak Kosovo.jpg
Pamje nga aeroporti i Prishtinës
Aeroporti i Prishtinës is located in Kosova
Aeroporti i Prishtinës
Aeroporti i Prishtinës
Vendndodhja e aeroportit të Prishtinës
Kodi-IATA PRN
Kodi-ICAO BKPR/LYPR
Koordinatat 42°34' 22" V
21° 02' 09" J
1789  ft / 545 m
mbi niv. detit
Itinerari i trafikut
Largësia nga
qendra e qytetit
16 km
Lidhja me shina NA
Lidhja me rrugë Taksi, furgonë
Operatori lokal Prishtina International Airport J.S.C.
Të dhëna bazë
Sipërfaqja xxx ha
Terminalet 2
Linjat ajrore 204
Vendet e fluturimit 14
Pasagjerë rreth 1.200.000
Transporti ajror rreth xxx ton/vit
(posta ajrore=xx.xxx ton)
Lëvizjet e avionit xxx (avionë/orë)
Kapaciteti
(pasagjerë në vit)
1 milion pasagjerë
Të punësuar xxx (2004)
Sistemi i pistës
17/35 2496 m
Pamje e aeroportit nga ajri

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" (IATAPRN, ICAO: BKPR) është një aeroport ndërkombëtar i vendosur 15 kilometra në jugperëndim të Prishtinës, kryeqytetin e Kosovës.

Aeroporti frekuentohet nga më shumë se 1.7 milionë pasagjerë në vit dhe është porti i vetëm i hyrjes për udhëtarët ajrorë në Kosovë. Është emëruar në nder të Adem Jasharit, themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që luftoi për çlirimin e Kosovës nga Republika Federale e Jugosllavisë gjatë viteve 1990.

Pista është ndërtuar më 1965 ndërsa më 1985 aeroporti është pajisur sipas standardeve të ICAO-së. Deri në qershor 1999, aeroporti ka pasur vetëm trafik të brendshëm. Që nga ajo kohë, Aeroporti i Prishtinës ka arritur të krijoj lidhje të rregullta për shkëmbim të udhëtarëve dhe mallrave. Terminali i ri i Aeroportit të Prishtinës në Sllatinë, është ndërtuar në vitin 2015 .

Struktura e udhëtarëve përbëhet nga diaspora e Kosovës, punëtorët e organizatave të huaja dhe ushtarëve të NATO-s, dhe pushuesve të qendrave turistike të Mesdheut gjatë muajve të verës. Si rezultat, disa prej linjave janë vetëm sezonale.

Linjat ajrore[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga Prishtina fluturohet me linja ajrore për në këto qytete: Tiranë, Budapest, Cyrih, Vjenë, Londër, Lubjanë, Gjenevë, Hamburg, Hannover, Frankfurt, Berlin, Romë, Kopenhagës,Goteborgut, Sofje, Athinë, Stamboll , etj.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]