Hamburgu
Hamburg
Hamburg | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 1,845,229 |
{{{postal_code_type}}} | 20001–21149, 22001–22769 |
Targat | HH |
Faqja zyrtare | www.hamburg.de |
Hamburgu (gjermanisht: Hansestadt Hamburg) është një qytet në veri të Gjermanisë. Ai është gjithashtu porti më i madhë i këtij vendi. Është qyteti i dytë për nga madhësia (pas Berlinit) dhe qyteti i gjashtë në Bashkimin Europian. Hamburgu është edhe njëri prej 16 landeve të Gjermanisë.
Emri zyrtar i tij (Qyteti i Lirë dhe Hanseatik i Hamburgut) pasqyron historinë e tij si një anëtar i Lidhjes Hanseatike mesjetare, si një qytet perandorak i lirë i Perandorisë së Shenjtë Romake, një qytet-shtet, dhe një nga 16 landet e Gjermanisë.
Hamburgu është një qendër e madhe e transportit dhe është një nga qytetet më të pasura në Evropë. Ai është bërë një qendër industriale dhe e medias, me uzina dhe objekte që i përkasin Airbus, Blohm + Voss dhe Aurubis. Radioja dhe televizioni transmetues Norddeutscher Rundfunk dhe botuesit e tillë si Gruner + Jahr dhe Spiegel-Verlag janë shtyllat e industrisë së mediave të rëndësishme në Hamburg. Hamburg ka qenë një qendër e rëndësishme financiare për shekuj me radhë, dhe është selia e bankës së dytë më të vjetër në botë, Berenberg Bank. Në Hamburg Ka më shumë se 120.000 biznese. Lumi i Elbes kalon përmes tij.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hamburgu ndodhet në pikën jugore të gadishullit Jutland, midis Evropës Kontinentale në jug dhe Skandinavisë në veri, me Detin e Veriut në perëndim dhe Detin Baltik në veri-lindje. Ai shtrihet mbi lumin Elba në bashkimin e tij me Alster dhe Bille. Qendra e qytetit është rreth Binnenalster ("Alsteri i Brendshëm") dhe Außenalster ("Alsteri i Jashtëm"), të dyja të formuara nga ndërtimi i digës në lumin Alster për të krijuar liqen. Ishulli i Neuwerk dhe dy ishuj të vogla fqinje Scharhörn dhe Nigehörn, në Parkun Kombëtar të Detit Wadden të Hamburgut, janë gjithashtu pjesë e Hamburgut.
Lagjet e Neuenfelde, Cranz, Francop dhe Finkenwerder janë pjesë e rajonit Altes Land (Toka e vjetër), rajoni më i madh i prodhimit të frutave në Evropën Qendrore. Neugraben-Fischbek ka pikën më të lartë në Hamburg, Hasselbrack 116,2 metra.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hamburgu është qendra ekonomike dhe kulturore e veriut të vendit. Në Hamburg jetojnë 1,7 milionë njerëz nga 180 popuj të ndryshëm, përveç gjermanëve edhe turk, polak, serb dhe afgan.[1]
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hamburgu quhet "Porta e botës". Porti i qytetit është ndër më të mëdhenjtë në Evropë ( i treti për nga madhësia). Në të punojnë 150 mijë punonjës. Një shëtitje në port të ndihmon të krijosh përshtypjen e duhur për madhësinë dhe punët që kryhen në Hamburg. Në qytet-portin është duke u krijuar ndërkohë një qendër biznesi, banimi dhe kulturore e qytetit.[1]
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për kultivimin e kulturës gjermano-shqiptare në Berlinë janë disa shoqata shqiptaro-gjermane si Qendra informative kulturore Kosova 'LDK', Shoqata shqiptare për informim dhe ndihmë, Bashksia kulturore shqiptare, Shoqata shqiptare e punëtorëve dhe Klubi shqiptar Kosova.[2]
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burim i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Porta e botës - Hamburgu | Fakte mbi Gjermaninë | DW.DE | 25.07.2008
- ^ Regjistri i shoqatave të huaja në Gjermani: Kosova Arkivuar 28 shtator 2007 tek Wayback Machine - në int. prill 2007
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shoqata e Studentëve në Hamburg (Hamburg)
- Schlagermove in Hamburg (Schlagermove in Hamburg)
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Gjermanisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |