Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Gjendeni te artikulli Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës
Pjesmarrëse në Luftën e Kosovës
Shenja dalluese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Vitet aktive
1990 - 1999
Liderët
Adem Jashari
Hashim Thaçi
Zahir Pajaziti
Bilall Syla
Agim Çeku
Fatmir Limaj
Ramush Haradinaj
Bekim Berisha
Agim Ramadani
Luan Haradinaj
Zona e veprimit
Kosova
Fuqia
6,000-20,000
Pasardhësi
Trupat e Mbrojtjes së Kosovës
Aleatët
Flag of Albania.svg Shqipëria
Flag of NATO.svg NATO
Kundërshtarët
Flag of FR Yugoslavia.svg Jugosllavia:
Flag of Serbia.svg Serbia
Flag of Montenegro.svg Mali i Zi
Flag of Russia.svg Rusia
Betejat/Luftërat
Lufta e Kosovës:
Beteja e Junikut
Sulmi mbi Prekaz
Beteja e Logjes
Beteja e Gllogjanit
Beteja e Kosharës
Beteja e Bardhit të Madh

Ushtria Çlirimtare e Kosovës (shkurt e njohur si UÇK) ishte forca politike dhe ushtarake e popullit shqiptar të Kosovës e cila ishte aktive mes viteve 1981 -1999. UÇK kishte zanafillën në Lëvizjen Politike Ilegale e cila u krijua pas Luftës së Dytë Botërore. Si Lëvizja Politike Ilegale ashtu edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës realizoi veprimtarinë e vetë si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.

Fazat e veprimtarisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Faza e parë[redakto | redakto tekstin burimor]

Faza e parë (1981-1990) ishte faza e kristalizimit të idesë së luftës së armatosur, që u karakterizua nga përpjekjet për organizimin politik dhe për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare në nivelin e përgjegjësisë historike.

Faza e dytë[redakto | redakto tekstin burimor]

Faza e dytë (pranverë 1991 – shkurt 1998) ishte faza e organizimit konkret të njësiteve të vogla guerile dhe fillimi i aksioneve të armatosura kundër policisë serbe. Në vitin 1991 një grup atdhetarësh të ardhur nga Kosova, Zvicra e vende të tjera, me Adem Jasharin në krye, u stërvitën ushtarakisht për rezistendcë të armatosur guerile. Adem Jashari i pari krijoi grupin e Drenicës dhe në vitin 1992 filloi aksionet e para luftarake. Më 5 prill 1993, në kullën e tij u organizua një mbledhje me luftëtarët e njësiteve guerile dhe veprimtarët politikë. Adem Jashari propozoi që të gjitha aksionet të kryheshin në emër të Ushtrisë së Kosovës. Në këtë mbledhje u mor vendimi për emërimin e Adem Jasharit Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë së Kosovës, e cila në vjeshtën e vitit 1994 mori emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës ( UÇK ).

Adem Jashari i bashkërendoi veprimet me zonat e tjera, si me grupin e Llapit – që udhëhiqej nga Zahir Pajaziti etj. me grupin e Dukagjinit që drejtohej nga Luan Haradinaj, Ardian Krasniqi etj. Në nëntor të vitit 1994, pas aksionit në Drenas (ish-Gllogofc),, UÇK-ja doli me komunikatën e parë, duke marrë mbi vete të gjitha aksionet e kryera që deri atëherë kishin mbetur anonime. Hapur në publik, ajo u shfaq më 28 nëntor 1997, gjatë ceremonisë së varrimit të arsimtarit Halit Geci nga Llausha e Skenderajt, të vrarë nga policia serbe. Në atë ceremoni, në tribunë u ngjitën të veshur me uniformën e UÇK-së luftëtarët e UÇK-së dhe komandantët e ardhshëm: Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj. Në shkurt – mars 1998, Adem Jashari me njësitin e tij ushtarak, vuri nën kontrollin e UÇK-së territorin e Drenicës. Forca të shumta ushtarako-policore të armatosura me autoblinda e artileri të rendë sulmuan Drenicën. Adem Jashari luftoi tri ditë e net nga kulla e tij, së bashku me gjithë  lagjen Jashari e familjen prindër, vëllezër, gra dhe fëmijë. Asnjë nga anëtarët e familjes dhe shumë nga farefisi nuk pranuan të largohen, por luftuan derisa ranë heroikisht 56 veta: burra, gra dhe fëmijë nga mosha 5 deri 74 vjeç, të gjithë sa u gjendën në kullat e Jasharajve luftuan deri ne vdekje.

Faza e tretë[redakto | redakto tekstin burimor]

Faza e tretë (mars 1998 – shtator 1998) filloi pas rënies së Adem Jasharit, kur UÇK-ja u rrit me shpejtësi dhe u shtri menjëherë në të gjitha viset dhe anët e Kosovës. Gjatë kësaj faze UÇK-ja çliroi zona të tëra, krijoi bazat e veta strategjike, u armatos, u krijuan repartet e rregullta, të cilat përgatiteshin në qendrat e stërvitjes, sipas kushteve të një ushtrie bashkëkohore. Në pranverë dhe verë 1998, UÇK-ja vuri nën kontroll degëzimet e rrugëve më strategjike në Kosovën qendrore. Forcat ushtarako-policore serbe u detyruan të tërhiqen nëpër qytetet e mëdha të Kosovës. Takimi i diplomatit amerikan Richard Hollbruk (qershor 1998) me përfaqësuesit e UÇK-së në Junik, shënoi njohjen e saj nga SHBA-ja dhe, më pas nga Evropa, gjë që u konkretizua më Konferencën Ndërkombëtare të Rambujesë për Kosovën, kur UÇK-ja u njoh ndërkombëtarisht, dhe mori rolin udhëheqës në delegacionin shqiptar. Mësymja e madhe serbe në gusht – shtator 1998, i shkaktoi UÇK-së humbje dhe e detyroi të lëshonte një pjesë të madhe të zonave të lira. Ajo u tërhoq në zonat malore. Forcat ushtarake serbe u futën nëpër fshatra dhe në zonat urbane, që mbaheshin nga UÇK-ja, si Rahoveci, Malisheva etj., dhe kryen masakra, djegie e shkatërrime të mëdha, për të larguar popullsinë , që ishte mbështetja kryesore e UÇK-së.

Faza e katërt[redakto | redakto tekstin burimor]

Faza e katërt (tetor 1998 – qershor 1999) filloi pas mësymjes serbe, kur UÇK-ja, megjithëse mori goditje të rëndë nuk u asgjësuan, siç ishte qëllimi e siç deklaronte Serbia; UÇK-ja u bë dhe më e fortë se më parë; u riorganizua shpejt me formacione më të mëdha, në brigada. Kjo fazë u karakterizua nga zhvillimi i luftimeve në të gjithë hapësirën e Kosovës, pa vija fronti të përcaktuara, duke dhënë goditje më të fuqishme armikut shekullor. Bazat strategjike, Shtabi i Përgjithshëm, spitalet, radioja “Kosova e lirë” dhe agjencia “Kosovapress” etj., u mbrojtën me çdo kusht në Malet e Berishës. Në këtë fazë, krahas mobilizimit vullnetar, me vendim të Shtabit të Përgjithshëm u zbatua edhe mobilizimi i detyrueshëm për luftë. Thirrjes për luftë iu përgjigje vullnetarisht populli, por edhe një pjesë e konsiderueshme të emigruarish, djem e vajza që jetonin e punonin në vendet e Evropës Perëndimore, në SHBA e gjetiu. Në SHBA u krijua “Batalioni Atlantik”, i cili, pasi u stërvit dhe u armatos jashtë Kosovës, u fut në luftë në frontin e Koshares dhe në atë të Pashtrikut. Strategjia e luftës së Kosovës përbëhet nga dy pjesë: strategjia politike dhe strategjia ushtarake. Strategjia politike përmbante konceptin e ndërgjegjësimit e të mobilizimit të popullit shqiptar të Kosovës për luftën e armatosur kundër pushtimit serb, si e vetmja rrugë për fitoren e lirisë, duke siguruar mbështetjen mbarëkombëtare dhe duke bindur faktorin ndërkombëtar për drejtësinë e luftës. Kjo strategji u përpunua nga Drejtoria Politike e UÇK-së. SHP i UÇK-së, jo pa vështirësi, ia arriti qëllimit të bindte shqiptarët për mundësitë e mposhtjes së Serbisë me luftë dhe faktorin ndërkombëtar për ta njohur dhe mbështetur luftën e drejt të shqiptarëve. U hodh poshtë çdo akuzë ndaj UÇK-së, si forcë “terroriste”, si lëvizje revolucionare “marksiste-leniniste” apo si lëvizje “fondamentaliste islamike”. Përpunimi i strategjisë politike, bazuar në parimet universale të dokumenteve ndërkombëtare dhe të zbatuara me korrektësi në fushën e luftës nga UÇK-ja, e cila nuk vriste gra e fëmijë, civilë të paarmatosur,, robërit e luftës i trajtonte me humanizëm, në përputhje me normat ndërkombëtare të luftës etj., e bindi botën demokratike për drejtësinë e luftës që zhvillonte dhe siguroi mbështetjen e SHBA-së e të NATO-s (shih), si faktorë të fuqishëm të jashtëm për çlirimin e Kosovës. Strategjia ushtarake përmblidhte konceptin e vazhdimësisë në rritje të luftës së armatosur, duke kaluar nga njësitet e vogla në njësi të mëdha, derisa e gjithë Kosova të ngrihej në këmbë dhe të shndërrohej në forcë asgjesuese për armikun, për ta detyruar atë të largohej nga toka e okupuar e Kosovës. Megjithë përpjekjet që u bënë, nuk u arrit që i gjithë populli të përfshihej në luftë për shkakun kryesor se i mungonin armët. Taktika e luftës evoloi sipas fazave. Në fazën e dytë – luftë sipas taktikës guerile, në fazën e tretë – krijimi i zonave të lira, bllokimi i rrugëve të komunikacionit dhe mbrojtja e zonave të lira nëpërmjet luftës ballore nga pozicione të përgatitura me punime xheniere. Taktika e luftës pozicionale iu imponua UÇK-së nga domosdoshmëria e mbrojtjes së popullsisë prej masakrave serbe. Përdorimi i kësaj taktike, me anën e së cilës u krijuan zona të tëra të lira, ia rriti shpejt autoritetin UÇK-së në Kosovë e në botë. Në fazën e katërt, të mësymjes së madhe serbe për spastrimin rrënjësor etnik të Kosovës, ishte e pamundur të zhvillohej kudo luftë ballore. Prandaj u hoq dorë nga mbajtja me çdo kusht e zonave të lira, përveç bazave strategjike dhe korridoreve të furnizimit. Në këtë fazë u kalua në luftën pa front të rregullt, duke dhënë goditje të fuqishme me reparte e brigada në të gjithë Kosovën. Këtë e diktoi edhe fakti se me fillimin e bombardimeve të NATO-s, forcat serbe u shkoqën, u shpërndanë e u maskuan nëpër qendra të banuara, në shtëpitë dhe pronat e shqiptarëve. Veprimet e UÇK-së, gjatë kësaj kohe, u bashkërenduan me sulmet ajrore të NATO-s.

Organizimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Organizimi. Në fazën e parë u krijuan grupet e vogla guerile, sipas skemave tepër konspirative të luftës ilegale. Në fazën e dytë u zgjeruan grupet, u rrit numri i luftëtarëve, u njohën komandantët. Në fazën e tretë u krijuan repartet e organizuara nga oficerë profesionistë, që erdhën në Kosovë nga Kroacia, Bosnja, si dhe nga ata që kishin dezertuar nga ushtria jugosllave e disa vullnetarë nga Shqipëria. UÇK-ja mori plotësisht formë të rregullt, me rreshtim organik, me uniformë, me armatim, me kazerma dhe qendra stërvitore etj., brenda në Kosovë dhe jashtë saj. Në fazën e fundit të katërt, struktura organizative u ndërtua me brigada, si njësi më të fuqishme luftarake. Në maj 1999 struktura e UÇK-së përbëhej nga: Shtabi i Përgjithshëm dhe 7 Zona Operative: Zona Operative Nr.1 e Drenicës me 4 brigada; Zona Operative Nr.2 e Pashtrikut me 6 brigada; Zona Operative Nr.3 e Dukagjinit me 8 brigada; Zona Operative Nr.4 e Shalës me 4 brigada; Zona Operative Nr.5 e Llapit me 4 brigada; Zona Operative Nr.6 e Nerodimjes me 3 brigada; Zona Operative Nr.7 e Karadakut me një brigadë. Kjo ushtri arriti një efektiv nga 40.000 deri në 50.000 mijë veta. Me këtë forcë UÇK-ja përballoi mësymjen serbe të pranverës 1999 dhe në aleancë me NATO-n, ajo nga toka dhe Aleanca nga ajri, e detyruan ushtrinë serbe ta lëshonte Kosovën. Më 10 qershor 1999, UÇK-ja u fut ngadhënjyeshëm në Prishtinë dhe në qytetet e tjera të Kosovës, duke i sjellë popullit të vet lirinë e ëndërruar në shekuj.

Logjistika[redakto | redakto tekstin burimor]

Logjistika. Problemi më i vështirë për UÇK-në ishte furnizimi me armë e municione. Ato u siguruan jashtë Kosovës e u futën në Kosovë, duke kapërcyer vështirësi e pengesa të jashtëzakonshme, që kushtuan shumë jetë njerëzish. Një pjesë e vogël u siguruan nga perëndimi e nga tregtarët e vendeve për rreth. Armatimi i UÇK-së ishte armatim i lehtë: automatikë, mitraloza, mortaja dhe topa kundërtanke. Kontributin më të madh për logjistikën e UÇK-së e dhanë populli i Kosovës, djemtë e Kosovës, emigrantë në Perëndim, nëpërmjet financimit të grumbulluar në fondin ” Atdheu në rrezik, Vendlindja thërret”.

Drejtimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Drejtimi. Shtabi i Përgjithshëm u themelua në nëntor të vitit 1994, kur doli komunikata e parë. Në mbledhjen themeluese morën pjesë: Adem Jashari, Xhavit Haziri, Nait Hasani, Azem Syla, Xhavit Haliti, Sokol Bashota e më vonë iu bashkangjit edhe Zahir Pajaziti etj, Shtabi i Përgjithshëm u zgjerua dhe u kualifikua me zhvillimin e luftës dhe rritjen e UÇK-së. Ai përbëhej nga dy pjesë kryesore: drejtoria politike e drejtuar nga Hashim Thaçi dhe shtabi ushtarak, i përbërë nga drejtoritë operative: të zbulimit, të logjistikës, të personelit dhe mobilizimit, të ndërlidhjes, të financës, të policisë ushtarake, të informimit, etj. Shtabi ushtarak u drejtua nga Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së Azem Syla. Anëtarë të shtabit ishin: Hashim Thaçi, Sokol Bashota, Jakup Krasniqi, Bislim Zyrapi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Ramë Buja, Lahi Ibrahimaj Fatmir Limaj etj. Në përbërje të drejtorisë politike qenë: Adem Demaçi, Xhavit Haliti, Bardhyl Mahmuti, Jakup Krasniqi, Ramë Buja etj. Karakteristikat kryesore të UÇK-së ishte Lufta e drejt dhe përcaktimi për t’u sakrifikuar për lirinë e atdheut.Aktet e saj të heroizmit përbëjnë pika kulmore nga më të lartat që njeh historia jonë kombëtare e kohës më të re.

Marruar nga webfaqeja. http://www.shiluck.org/ushtria-clirimtare-e-kosoves-3/

Foto e njohur nga heronjt Adem dhe Hamëz Jashari.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës shkurt UÇK është krijuar nga shqiptarët në Kosovë kishte për qëllim çlirimin e Kosovës nga serbët që kishin pushtuar këte rajon të banuar plotësisht nga shqiptarë. Pas masakrave të shumta të serbëve ndaj shqiptarëve në Kosovë UÇK-ja filloi aktivitet e saja ushtarake duke formuar zonat komanduese në krye me Shtabin e Përgjithëshëm të UÇK-së, ku Drejtues Politik u zgjodh Hashim Thaqi dhe Komandant i Shtabit të Përgjithshëm u zgjodh Gjeneral Lejtnant Agim Çeku.

Komandant dhe luftëtari më i njohur i kësaj ushtrie ishte komandanti Adem Jashari i cili ra në mbrojtje të atdheut në vitin 1998. Jashari mbetet figura më e shquar e rezistencës heroike të popullit shqiptar në Kosovë dhe u shpall Me vendim të SHP të UÇK-së Adem Jashari është shpallur komandant legjendar. dhe Hero Kombëtar nga Presidenti

Pas përfundimit të luftës në Kosovë më 1999, në pajtim me marrveshjet e dala nga bisedimet e Rambujesë mes delegacionit kosovar dhe përfaqësuesve të OKB-së, UÇK-ja transformohet në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës

Vlerësimet ndërkombëtare[redakto | redakto tekstin burimor]

Përndjekjet e pasluftës[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

http://www.shiluck.org/ushtria-clirimtare-e-kosoves-3/