Rexhep Selimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Rexhep Selimi.jpg

Rexhep Selimi (lindi me 15 Mars 1971) Veprimtar. Është ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje. Ka lindur më 15 Mars 1971 në Aqarevë, Skenderaj. Shkollimin fillor e kreu në Klinë, të mesmin në QAMO “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Studimet universitare i kreu në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Rexhep Selimi është themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Rexhep Selimi më 28 Nëntor 1997 ka bërë paraqitjen e parë publike të UÇK-së. Në 1998 ka qenë drejtues i Drejtorisë së operacioneve në SHP të UÇK-së. Më pas, Selimi ka qenë Inspektor i Përgjithshëm i UÇK-së. Gjatë viteve 1999- 2000 ka qenë Ministër i Rendit Publik në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. Nga viti 2000 deri në 2003 Rexhep Selimi ka qenë Komandant i Akademisë së Mbrojtjes dhe Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës në TMK. Rexhep Selimi ka gradën gjeneral major. Në vitin 2010 i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe zgjidhet deputet i Lëvizjes. Ai gjatë mandatit 2011-2014 ka qenë anëtari i Komisionit parlamentar për Siguri, Punë të mbrendshme dhe mbikqyrje të FSK-së.