Jakup Krasniqi
Jakup Krasniqi (i lindur më 1 janar 1951) në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit, është politikan shqiptar dhe ish-President i përkohshëm i Kosovës. Ka qenë Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Gjatë Luftës së Kosovës ai ishte zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Në nëntor të vitit 2020 u arrestua për krime lufte kundër njerëzimit të paraqitura para Dhomave Speciale të Kosovës.
Jakup Krasniqi Kryeparlamentar i Kosovës janar 2008 - aktiv | |
Emri: | Jakup |
Mbiemri: | Krasniqi |
Lindi më: | 1 janar 1951 |
Vendlindja: | Negrovc, Komuna e Drenasit, Kosovë |
Profesioni: | Politikan |
Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Studimet i mbaroi në Prishtinë në Fakultetin Filozofik dega Histori. Më pas i kushtohet punës si pedagog dhe krahas saj fillon veprimtarinë politike në ilegalitet. Në vitet 1981 deri më 1991 burgoset për arsye politike nga pushtuesi serb.
Aktiviteti politik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ishte pjesëtar aktiv i LDK-së në Drenas e më vonë edhe anëtar i kryesisë së LDK-së. Angazhohet aktivisht në ndërtimin e strukturave të UÇK-së dhe zëdhënës i saj në kohën e luftës. Anëtar i delegacionit shqiptar në Rambuje të Francës. Ministër në qeverinë e parë të Kosovës. Pas zgjedhjeve të para në Kosovën e çliruar ministër për shërbimet publike.
Në zgjedhjet e lira pas pushtimit më 1992-1998 deputet në parlamentin e Kosovës. Në seancën e parlamentit të ri të Kosovës më 9 janar 2008, dalë nga votimet e 17 nëntorit 2007, Jakup Krasniqi zgjidhet Kryetar i Parlamentit të Kosovës.
Në vitin 2014 së bashku me Fatmir Limaj formuan partinë e quajtur Nisma për Kosovën. Tani është Kryetar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie.
Detyra dhe funksione[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
1972–1977 Arsimtar në Fatos dhe Arllat; 1976–1977, Arsimtar në Shkollën e Mesme në Drenas; 1979–1981 Arsimtar në Arllat dhe pastaj në Shkollën e Mesme në Skenderaj; 1991–1994 Arsimtar në gjimnazin “Skënderbeu“ në Drenas; 1995–1998 Kryetar i Këshillit të Arsimit në Drenas; 1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK); 1999 Anëtar i Delegacionit të Kosovës dhe i Grupit Politik në Konferencën e Rambujesë; 1999–janar 2000 ministër i Ministrisë për Rindërtim dhe Zhvillim; 2001-Deputet në Legjislaturën e Parë; mars 2002 dhjetor 2004 Ministër i Ministrisë së Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës; tetor 2004-2007 Deputet në Kuvendin e Kosovës, mandati II; 2004-2007 Shef i GP të PDK-së në Kuvendin e Kosovës; nëntor 2007 deputet, mandati III; janar 2008- vijon Kryetar i Kuvendit të Kosoves; 1973–1981 Veprimtari politike Klandestine (ilegale) në Lëvizjen Kombëtare të Kosovës; 1981–1991 I burgosur politik; 1991–1999 Anëtar i Kryesisë dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Drenas; 1992–1998 Deputet i Parlamentit të Kosovës; 1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK; 1999–2003 Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Prosperitetit Demokratik të Kosovës (PPDK) përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tetor 2005-vijon Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së, nëntor 2005 anëtar i Grupit Politik Strategjik nga PDK, në bisedimet e Vjenës.
Libra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Kthesa e madhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Shtëpia Botuese "Buzuku", 320 faqe, Prishtinë 2006. ISBN 978-9951-08-059-6
- "Kosova i a historical context"; Shtëpia Botuese "Eeuroprinty", 128 faqe, Prishtinë 2007; ISBN 978-9951-05-109-X
- Një luftë ndryshe për Kosovën; Shtëpia Botuese "Buzuku", 222 faqe, Prishtinë 2007; ISBN 978-9951-08-092-2
- Pavarësia si kompromis; Shtëpia Botuese "Buzuku", 208 faqe, Prishtinë 2010; ISBN 978-9951-08-116-6
- Kosova në kontekst historik; Botim i dytë i plotësuar. Shtëpia Botuese "Buzuku", 208 faqe, Prishtinë 2010; ISBN 978-9951-08-115-0
- Lëvizja për Republikën e Kosovës 1981-1991 sipas shtypit shqiptar; Shtëpia Botuese "Buzuku", 317 faqe, Prishtinë 2011; ISBN 978-9951-08-140-5
- Guxo ta duash lirinë, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.
- Pranvera e lirisë ‘81, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.
- Flijimi për lirinë, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.
- Pavarësi dhe personalitete : në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Shtëpia botuese "Buzuku", 2012.
- Një histori e kontestuar: kritikë librit të Oliver Jens Schmitt: "Kosova - histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike", Shtëpia botuese "Buzuku", 2013.
- Skënderbeu dhe porositë për shekullin XXI. Viti i botimit 2018