Pranvera e lirisë ‘81

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Pranvera e lirisë ‘81.jpg

Pranvera e lirisë ‘81 libër historik me Autor Dr. Jakup Krasniqi. Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011. Faqet e librit 192. ISBN 978-9951-08-150-4

"Demonstrata e vitit 1981 në histori ka hyrë me emra të ndryshëm, si: Pranvera Studentore, ngjarjet e vitit 1981, demonstrata e vitit 1981, Pranvera Shqiptare etj. Është ngjarje e shënuar e kohës sonë, ngjarje që me guxim dhe vendosmëri është bërë nismëtare e një kthese të madhe, e cila pas një kohe, sëbashku me Solidarnostin polak, do të bëhen ngjarje udhërrëfyese në gjithë Evropën Lindore. Ngjarje që çuan drejt përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe Luftës së Yjeve...

A është i rastësishëm ky rol i Lëvizjes Studentore të shqiptarëve të Kosovës? Lëvizja Studentore e vitit 1981 është rezultat i gjithë luftës ilegale (klandestine) çlirimtare të pas Luftës së Dytë Botërore, që në forma të ndryshme zhvilluan shqiptarët e Kosovës. Ishte i madh ndikimi i organizatave që ishin themeluar në vitet ‘60 dhe ‘70 të shekullit XX..."

Dr. Jakup Kasniqi