Jump to content

Kthesa e madhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Kthesa e madhe - Ushtria Çlirimtare e Kosovës" libër historik me Autor Jakup Krasniqi. Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2006, faqe 304. ISBN 9951-08-059-6

Çfarë nuk qe e mundur të arrihej për vite të tëra me protesta paqësore dhe mosbindje qytetare, u arrit brenda pak muajve me anë të dhunës: Kosova u bë qendra e vëmendjes së mediave, për këtë arsye kriza e saj politikisht nuk mund të lihej më pas dore. Provokimet e UÇK-së sollën si rrjedhojë kundër-goditje, të cilat forcat e policisë speciale serbe i kryen duke përdorur dhunë të tepruar. Familje të tëra të dyshuara se kishin lidhje me UÇK-në u shfarosën. Pamjet e luftimeve të armatosura, të fshatrave të përpira nga flakët dhe të eksodit të popullsisë civile zgjuan menjëherë kujtimin e dështimit të diplomacisë në Bosnjë e Hercegovinë. Shqetësimi se një “luftë e re ballkanike” ishte në prag, u bë përcaktues në veprimet e aktorëve kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare. Në këtë mënyrë UÇK-ja arriti pikërisht atë qëllim, në të cilin Rugova kishte dështuar: ajo arriti që me anë të dhunës të internacionalizonte krizën e Kosovës, në fillim në rrafshin medial e më pas në atë politik. Vetëm atëherë bashkësia ndërkombëtare u gjend e shtrënguar të merrte masa...