Flijimi për lirinë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skeda:Flijimi për lirinë.jpg

Flijimi për lirinë libër historik me Autor Dr. Jakup Krasniqi. Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011. Faqet e librit 192. ISBN 978-9951-08-151-1

"Ky libër, që po botohet me rastin e 20 - vjetorit të sulmit serb të 30 dhejtorit 1991 në familjen e Adem Jasharit në Prekazin e Poshtëm dhe mbrojtjes së sukessshme të Formacionit të Armatosur të Adem Jasharit, është fryt i një pune më shumë se dhejetëvjeçare.

Ky libër nuk është fryt i një pune të vazhdueshme prej kureshtjes intelektuale, por është fryt i një pune përkushtuese shumëdimensionale, i një pune të vullnetshme të bërë me mendje e zemër, i një pune të lidhur sa ngushtë, do të thosha edhe shpirtërisht, me çdo përvjetor të Adem Legjendarit, të Jasharëve Biblikë, të UÇK - së, të datave të rëndësishme të luftës çlirimtare, të personaliteteve dhe ngjarjeve të tjera të lidhura në mënyrë të pandashme, siç janë mishi dhe thoi, me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me Komandantin Legjendar, Adem Jasharit, me familjen e Jasharëve të Prekazit dhe Epopenë e Lavdishme të 5, 6 dhe 7 marsit 1998."

Dr. Jakup Krasniqi