Atifete Jahjaga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Atifete Jahjaga u lind më 20 prill 1975Gjakovë, ndërkaq shkollimin fillor, atë të mesëm dhe studimet në Fakultetin Juridik i kreu në Prishtinë, Kosovë. Si juriste e diplomuar nga Universiteti i Prishtinës doli në vitin 2000, ndërkaq më vonë përfundoi edhe studimet në Universitetin e Manchester-it në Angli, certifikimin postdiplomik në menaxhimin policor dhe të drejtës penale në vitin 2006/2007, ndërsa tash vazhdon studimet e magjistraturës në shkencat kriminalistike në Prishtinë.

Më 6 prill 2011, ajo u shpall si kandidate konsensuale për Presidente të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re,[1] me mbështetjen edhe të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara Christopher Dell.[2][3] Jahjaga ishte zëvendësdrejtore e përgjithshme e Policisë së Kosovës, ndërsa një kohë pas shkarkimit të Behar Selimit deri në zgjedhjen e Reshat Maliqit në krye të Policisë, ajo ushtroi detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Kabineti Jahjaga[redakto | redakto tekstin burimor]

Kabineti i Presidentes Jahjaga është në përbërje të: Ilir Salihu në funksion të shefit të stafit dhe këshilltarit të lartë politik, Ramush Tahiri në funksion të këshilltarit të lartë politik, Ariana Qosaj Mustafa në funksion të këshilltares politike për çështje juridike, Arbër Vllahiu në funksion të këshilltarit politik për media dhe marrëdhënie me publikun / zëdhënës, Adrian Prenkaj në funksion të këshilltarit politik për integrim evropian, Garentina Kraja në funksion të këshilltares për politikë të jashtme dhe siguri, Hakide Kida në funksion të këshilltares politike, Dastid Pallaska në funskion të ekspertit të jashtëm për ndryshime kushtetuese (i angazhuar pro bono). [4]

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "Marrëveshja për Kosovën, presidente Atifete Jahjaga" Telegrafi.com 6 Apr. 2011 (accessed 6 Apr. 2011)
  2. ^ RadioKosova, Live Broadcast of Press Conference, 6 Apr. 2011
  3. ^ Më 07 Prill 2011 në ora 19:20 pas votimit të parë në Parlamentin e Kosovës Atifete Jahjaga fitoi kundër kandidates Syzan Novobërdaliu dhe u zgjodhë si Femër e para Presidente e Kosovës duke tejkaluar ngërçin politik në të cilin kishte hy politika Kosovare pas zgjedhjes antikushtetuese të Presidentit Pacolli. AFP, "Kosovo government, oposition reach deal to end impasse" Google News 6 Apr. 2011 (accessed 6 Apr. 2011)
  4. ^ Presidente e Republikës së Kosovës - Atifete Jahjaga
Sistemi shtetrorë në Kosovë

Coat of arms of Kosovo.svg
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Seal of the President of Kosovo.svg
Ibrahim Rugova ·Fatmir Sejdiu ·Behgjet Pacolli ·Atifete Jahjaga
Kabinetet: