Kryetari i Kosovës
Presidenti i Republikës së Kosovës | |
---|---|
![]() Stema presidenciale | |
![]() Flamuri presidencial | |
Statusi | Kreu i shtetit |
Vendbanimi | S'ka |
Selia | Prishtinë |
Emërues | Kuvendi |
Kohëzgjatja e detyrës |
5 vjet Rinovohet një herë |
Instrumenti konstituues | Kushtetuta e Kosovës |
Mbajtësi inaugurues |
|
Formacioni |
|
Pagesa | 2,873 euro në muaj[1] |
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare |
|
Kryetari i Kosovës është institucion politik me rëndësi kryesisht simbolike në Kosovë. Kohëzgjatja e mandatit është pesë vjet dhe zgjedhja bëhet nga Kuvendi i Kosovës.
Kryetari i Kosovës është kreu i shtetit dhe përfaqësuesi kryesor i Kosovës brenda dhe jashtë vendit. Zgjedhet në mënyrë indirekte nga Kuvendi i Kosovës, me votim të fshehtë dhe duhet të marrë votat e dy të tretave të deputetëve. Nëse nuk merr votat e dy të tretave të deputetëve në dy raundet e para, në raudin e tretë zgjedhet me votat e gjysmës së deputetëve.[2]
Historia e Presidencës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Presidenti i parë i Kosovës ishte Ibrahim Rugova i zgjedhur në vitin 1992. Pas vdekjes së Rugovës, u zgjodh kryetar Fatmir Sejdiu me 10 shkurt 2006. Ndërsa është rizgjedhur në këtë post në janar të vitit 2008, me mandate pesëvjeçar. Sejdiu dha dorëheqje në vitin 2010 pasi gjykata kushtetuese konstatoi se kishte shkelur seriozisht kushtetuten e vendit.[3]
Pas marrjes së postit të kryetarës më 6 prill 2011, presidentja Atifete Jahjaga formojë kabineti e parë të saj me përbërjen: Ibrahim Berisha në funksion të këshilltarit për arsim, shkencë dhe kulturë; Isa Mustafa në funksion të këshilltarit për ekonomi; Vjosa Osmani në funksionin e shefës së stafit të Presidentes së Republikës; Xhavit Beqiri në funksion të këshilltarit për media dhe në funksion të zëdhënsit; Naim Jerliu në funksion të këshilltarit politik; Shqipe Mjekiqi në funksinon të këshilltarës për Integrim Evropian; Korab R. Sejdiu në funksion të këshilltarit ligjor; Berim Ramosaj në funksion të këshilltarit për ekonomi; dhe Ilaz Pireva në funksion të këshilltarit politik për pushtet lokal.[4]
Pas mbarimit të mandatit të Jahjagës, kryetar u zgjodh Hashim Thaçi. Ai fitoi me 71 vota në raundin e tretë pasi që në dy raundet e para nuk arriti të sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve. Zgjedhja e tij u kundërshtua ashpër nga partitë opozitare të cilat dy herë radhazi ndërprenë seancën e kuvendit duke hedhur gaz lotsjellës.[5] Në 5 nëntor 2020 dha dorëheqje për shkak të konfirmimit të aktakuzës nga Haga.[6]
Lista e Kryetarëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kreu i Shtetit | Administrata | Partia | |||
---|---|---|---|---|---|
Marrja | Lëshimi | ||||
President i Republikës së Kosovës 1992 - sot | |||||
Ibrahim Rugova | ![]() |
25 maj 1992 | 21 janar 2006 | Lidhja Demokratike | |
Nexhat Daci (provizor) |
![]() |
21 janar 2006 | 10 shkurt 2006 | Lidhja Demokratike | |
Fatmir Sejdiu | ![]() |
10 shkurt 2006 | 27 shtator 2010 | Lidhja Demokratike | |
Jakup Krasniqi (provizor) |
![]() |
27 shtator 2010 | 22 shkurt 2011 | Partia Demokratike | |
Behgjet Pacolli | ![]() |
22 shkurt 2011 | 4 prill 2011 | Aleanca Kosova e Re | |
Jakup Krasniqi (provizor) |
![]() |
4 prill 2011 | 7 prill 2011 | Partia Demokratike | |
Atifete Jahjaga | ![]() |
7 prill 2011 | 7 prill 2016 | E pavarur | |
Hashim Thaçi | ![]() |
7 prill 2016 | 5 nëntor 2020 | Partia Demokratike | |
Vjosa Osmani (provizor) |
![]() |
5 nëntor 2020 | 22 mars 2021 | E pavarur | |
Glauk Konjufca (provizor) |
![]() |
22 mars 2021 | 4 prill 2021 | LVV | |
Vjosa Osmani | ![]() |
4 prill 2021 | E pavarur |
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Infographic: What are the Monthly Salaries of Presidents in the Region - Sarajevo Times" (në anglisht). Sarajevo Times. 25 shkurt 2018.
- ^ Balkan Update
- ^ https://www.dw.com/sq/presidenti-sejdiu-jep-dor%C3%ABheqjen/a-6049627
- ^ Amëza zyrtare e presidentes së Kosovës
- ^ https://www.zeriamerikes.com/a/kosovo-new-president/3209787.html
- ^ https://www.dw.com/sq/konfirmohet-aktakuza-kund%C3%ABr-presidentit-hashim-tha%C3%A7i-jep-dor%C3%ABheqje/a-55507794
Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shih dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() Stema e shtetit |
|