Jump to content

Naim Jerliu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Naim Jerliu (i lindur më 2 nëntor 1969), doktor i mjekësisë, shqiptar nga Kosova.

Naim Jerliu është specialist i shëndetit publik, ndërsa studimet e doktoratës (PhD) i ka mbaruar në Universitetin e Maastricht-it në Holandë (Department of International Health, School of Public Health and Primary Care (CAPHRI), Faculty of Health, Medicine and Life Sciences (FHML), Maastricht University).[1]

Naim Jerliu është angazhuar në politikë që në fillim të viteve nëntëdhjetë me veprimtarinë e tij në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Pas një periudhe të veprimtarisë si anëtar i kryesisë së Forumit të Rinisë të LDK-së, në vitin 1997 është zgjedhur kryetar i kësaj organizate dhe e ka udhëhequr atë deri në vitin 2001.

Në mars të vitit 1998, Naim Jerliu është zgjedhur nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nën drejtimin e Presidentit Ibrahim Rugova dhe e ka mbajtur këtë pozitë gjatë tri mandateve në vazhdimësi deri në fund të vitit 2006.

Naim Jerliu është zgjedhur deputet i LDK-së në tri legjislatura të Parlamentit të Kosovës. Gjatë mandateve të tij si deputet në Parlamentin e Kosovës[2][3] ka pasur angazhime të veçanta në Komisionin për Shëndetësi, Punë e Mirëqenie Sociale (zëvendëskryetar i parë), në Komisionin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Europiane (anëtar), si dhe në Komisionin për Rregulloren e Punës dhe Imunitetet (anëtar). Ishte anëtar i Grupit Politik Strategjik të Ekipit të Unitetit dhe anëtar i delegacioneve të Kosovës në bisedimet ndërkombëtare të Vjenës për statusin politik të Kosovës. Në janar të vitit 2007 Naim Jerliu është emëruar këshilltar politik i Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, shërbim të cilin e ka vazhduar deri në shtator 2010.

</refereces>

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2013. Marrë më 16 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ http://www.assembly-kosova.org/?cid=1,158,118&secid=102&legid=1
  3. ^ http://www.assembly-kosova.org/?cid=1,158,396&secid=102&legid=2