Glauk Konjufca
Glauk Konjufca | |
|---|---|
| Kryetar i Kuvendit të Kosovës | |
| Në detyrë 22 mars 2021 – 26 gusht 2025 | |
| Paraprirë nga | Vjosa Osmani |
| Pasuar nga | Dimal Basha |
| Kryetar i Kuvendit të Kosovës (i përkohshëm) | |
| Në detyrë 26 dhjetor 2019 – 3 shkurt 2020 | |
| Paraprirë nga | Kadri Veseli |
| Pasuar nga | Vjosa Osmani |
| Kryetar i Republikës së Kosovës (në detyrë) | |
| Në detyrë 22 mars 2021 – 4 prill 2021 | |
| Paraprirë nga | Vjosa Osmani (në detyrë) |
| Pasuar nga | Vjosa Osmani |
| Ministër i Punëve të Jashtme | |
| Në detyrë 3 shkurt 2020 – 3 qershor 2020 | |
| Paraprirë nga | Behgjet Pacolli |
| Pasuar nga | Meliza Haradina-j Stublla |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 25 korrik 1981 (44 vjeç) Prishtinë, Kosovë |
| Nënshtetësia | Shqiptar i Kosovës |
| Partia politike | Lëvizja Vetëvendosje |
| Punësimi | Politikan |
Glauk Konjufca (i lindur më 25 korrik 1981) është politikan shqiptar nga Kosova. Ka shërbyer si Kryetar i Kuvendit të Kosovës prej 22 marsit 2021 deri më 26 gusht 2020. Prej 3 shkurtit deri më 25 maj 2020 ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme në Kosovë. Tani është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Jetëshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Konjufca është deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai zgjidhet kryetar i kuvendit ne dhjetor 2019 pas fitores së LVV në zgjedhjet e 6 tetorit te po këtij viti, me propozim të Albin Kurtit. Ai u zgjodh me 75 vota pro, 27 kundër dhe 6 abstenime.[1]
Konjufca është nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka shërbyer si drejtor i komitetit për politikë dhe kryeredaktor i gazetës së përjavshme "VETËVENDOSJE!".
Më parë ka shërbyer si zëvendës-drejtor i Qendrës për të Drejtat në Universitetin e Prishtinës (2005-2010).