Shpallja e Pavarësisë së Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stema e Kosovës
Deklarata e Pavarësisë së Kosovës
Monumenti Newborn u zbulua në festimet e vitit 2008 pas Deklarimit të Pavarësisë së Kosovës po atë ditë, më 17 shkurt 2008, në kryeqendrën e Kosovës Prishtinë.
Harta e Republikës së Kosovës
Kështu është festuar Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nga shqiptarët në Zvicër

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 minuta, në Kuvendin e Republikës së KosovësPrishtinë.[1] [2] Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.[3] [4] [5]

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.[6]

Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përmes një Vendimi Këshillëdhënës rikonfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar.[7] [8] [9]

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Monumenti Newborn disa vite më vonë.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombetare në Kosovë.

Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, ky vend administrohej nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara - UNMIK dhe Institucionet Vetëqeverisëse të Kosoves: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria.

Edhe pse Serbia nuk kishte kontroll mbi Kosovën, në rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendej se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë.

Në nëntor të vitit 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar të Kosovës. Pas konsultimeve gjithëpërfshirëse, më 2 shkurt të vitit 2007 i dërguari special ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit te pavarur. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt të vitit 2008.

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës."

Leximi i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës është bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në prani të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dhe Presidentit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në kryeqendrën e Kosovës - Prishtinë, më 17 shkurt të vitit 2008. Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u miratua në mënyrë unanime prej deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës. Njëmbëdhjetë deputetë përfaqësues të pakicës serbe bojkotuan procedurën e votimit. Nëntë përfaqësues të pakicave tjera etnike ishin pjesë e kuorumit.[10] 

Terminologjia e deklaratës thotë se Pavarësia e Kosovës është e kufizuar në parimet e përcaktuara nga Plani i Ahtisaarit. Ajo ia ndalon Kosovës të bashkohet me çfarëdo vendi tjetër, ofron vetëm kapacitete të kufizuara ushtarake, thotë se Kosova do të jetë nën mbikëqyrje ndërkombëtare dhe parashikon mbrojtjen e minoriteteve etnike. Versioni origjinal i papirusit të deklaratës është nënshkruar nga delegatët po atë ditë.[11] Teksti i deklaratës në gjuhën shqipe është i vetmi dokument autentik.

Reagimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pozita e Kosovës në kohën e Jugosllavisë

Vendet ish-Jugosllave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 23 shkurt, 44 protestues kroatë u arrestuan pas djegies së flamurit serb, në sheshin kryesor të Zagrebit (Kroaci), pasi që protestuesit serbë sulmuan ambasadën kroate në Beograd, Serbi.[12]

Qindra demonstrues serbë të Bosnjës në Banjallukë më 26 shkurt 2008 u drejtuan për në zyrën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, duke u përleshur me policinë përgjatë rrugës.[12]

Malin e Zi, protesta u mbajtën në Podgoricë më 19 shkurt. Protestuesit tundnin flamujtë e Partisë Popullore Serbe dhe të Partisë Radikale Serbe. Partitë serbe të kryesuara nga Lista Serbe bënin thirrje për një protestë më 22 shkurt, për të protestuar ndaj Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.[13]

Vendet e Bashkimit Evropian[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 18 shkurt 2008 presidenca e BE njoftoi se pas një dite bisedimesh të ashpra midis ministrave të jashtëm, që vendet anëtare ishin të lira të vendosnin individualisht nëse do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Shumica e shteteve anëtare të BE e kanë njohur Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja vazhdojnë të mos e njohin.[14] Disa personalitete spanjolle e kundërshtuan mënyrën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Pak para Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Bashkimi Evropian aprovoi vendosjen e një misioni joushtarak 2,000 anëtarësh për Sundimin e Ligjit, "EULEX", për të zhvilluar më tej sektorin e policisë dhe drejtësisë në Kosovë. Të gjithë njëzet e shtatë vendet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan mandatin e EULEX-it, duke përfshirë këtu edhe pakicën e pesë vendeve të BE që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Serbia ka pohuar se kjo është një okupim dhe se masat e BE-së janë të paligjshme.[14][15]

Organizata e Kombeve të Bashkuara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas një kërkese nga Rusia, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një sesion urgjent në pasditen e 17 shkurtit. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, lëshoi një deklaratë asnjanëse duke kërkuar nga të gjitha palët "të përmbahen nga çdo veprim i deklaratave që mund të rrezikojnë paqen, nxisin dhunën ose rrezikojnë sigurinë në Kosovë apo në rajon". Duke folur në emër të gjashtë vendeve - Belgjika, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara - ambasadori belg shprehu keqardhjen "se Këshilli i Sigurimit nuk mund të bjerë dakord për rrugën përpara, por ky bllokim ka qenë shumë i qartë për disa muaj. Ngjarjet e sotme përfaqësojnë përfundimin e një procesi të statusit që ka shteruar të gjitha rrugët në ndjekje të një rezultati të negociuar".[16][17][18]

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dëgjimi publik në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me rastin e Vlerësimit të Pajtueshmërisë me të Drejtën Ndërkombëtare të Deklaratës për Shpalljen e Pavarësisë nga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë.

Më 22 korrik 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë shpalli Vendimin e saj për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me të cilën vlerësonte se Deklarata e Kosovës për Pavarësi nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe se autorët e saj ishin duke vepruar në cilësinë e tyre si përfaqësues të popullit të Kosovës (Kuvendi i Kosovës dhe Institucionet e Përkohshme të Vetë-Qeverisjes), pra jashtë kuadrit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara dhe prandaj nuk ishin të detyruar me Kornizën Kushtetuese të Kosovës (shpallur nga UNMIK-u) ose nga UNSCR1244 që është i drejtuar vetëm për Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe Organet e Kombeve të Bashkuara. Para shpalljes së deklaratës, Hashim Thaçi tha se nuk do të ketë asnjë "fitues apo humbës" dhe se "unë pres që ky të jetë një vendim i saktë, në pajtim me vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Nga ana e saj Kosova duhet të respektojë mendimin këshillues." Për pjesën e tij, Boris Tadiqi, presidenti i Serbisë, paralajmëroi se "Nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendos një parim të ri, ajo do të shkaktojë një proces që do të krijonte disa vende të reja dhe do të destabilizonte shumë rajone në botë."[19]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

(Anglisht)

  • Lellio, Anna Di (qershor 2006), The case for Kosova: passage to independence (në anglisht), Anthem Press, ISBN 978-1-84331-229-1
  • Elsie, Robert (2004), Historical Dictionary of Kosova (në anglisht), Scarecrow Press, ISBN 978-0-8108-5309-6
  • Malcolm, Noel (1998), Kosovo: A Short History (në anglisht), Macmillan, ISBN 978-0-333-66612-8
  • Buckley, William Joseph: Kosovo. Contending Voices on Balkan Interventions, ed., William B. Eerdmans, Grand Rapids, Michigan & Cambridge U. K, 2000.
  • Perritt, Jr. Henry H. (2010) The Road to Independence for Kosovo: A Chronicle of the Ahtisaari Plan, Cambridge University Press, ISBN 9780521116244
  • Bajraktari, Halim. (2010) Kosovo Challenge of Integration in the European Union, GRIN Verlag, ISBN 978-3-6406-4925-9
  • Warbrick, Colin. (2008)"I. Kosovo: The Declaration of Independence." International and Comparative Law Quarterly 57.03: 675-690.
  • Vidmar, Jure. (2009) "International Legal Responses to Kosovo's Declaration of Independence." Vand. J. Transnat'l L. 42: 779.
  • Ioannis Armakolas and James Ker-Lindsay. 2019. The Politics of Recognition and Engagement: EU Member State Relations with Kosovo. Springer.
  • Visoka, Gëzim. 2018. Acting Like a State: Kosovo and the Everyday Making of Statehood. Routledge.

(Frëngjisht)

  • Dérenset, Jean-Arnault et Catherine Samary (2000) Les conflits yougoslaves de A à Z, Éditions de l'Atelier, ISBN 2-7082-3532-X
  • Garapon, Antoine Kosovo, un drame annoncé, éditions Michalon, 1999.
  • Myriam Gaume, Kosovo, la guerre cachée, Médecins sans Frontières / éditions Mille et une nuits, collection « Les petits libres », 1999.
  • Jean-Michel De Waele & Gjeloshaj, Kolë (1999) De la question albanaise au Kosovo, éditions Complexe, Paris, ISBN 2870277946
  • Pauly, Philippe-Xavier: Kosovo assiégé, Préface d'Alain Griotteray, éditions L'Âge d'Homme, 64 p., 1er juin 2000 ISBN 978-2-8251-1390-5
  • Métais, Serge: Histoire des Albanais. Des Illyriens à l'indépendance du Kosovo. Essai sur les racines du peuple albanais, Fayard, Paris, 2006 ISBN 2213628947
  • Anne-Marie Lizin, Kosovo, l'inévitable indépendance, Édition Luc Pire, 2007 ISBN 2874157716
  • Castellan, Georges (1999) Histoire des Balkans, XIVe-XXe siècle, Fayard, ISBN 2213605262
  • Dérenset, Jean-Arnault: Kosovo. Année zéro, préface de Marek Antoni Nowicki, Paris: Paris-Méditerranée, 2004.
  • Gricourt, Sébastien: Kosovo: Récits sur la construction d'un État, éditions Non Lieu, 2014.

(Gjermanisht)

  • Karl Kaser, Wolfgang Petritsch, Robert Pichler: Kosovo/Kosova. Mythen, Daten, Fakten. Wieser, Klagenfurt 1999, ISBN 3-85129-304-5.
  • Christine von Kohl, Wolfgang Libal: Kosovo: gordischer Knoten des Balkan. Europaverlag, Wien/Zürich 1992, ISBN 3-203-51161-4.
  • Jeton Neziraj, Timon Perabo: Sehnsucht im Koffer. Geschichten der Migration zwischen Kosovo und Deutschland. Be.bra Verlag, Berlin 2013, ISBN 3-95410-011-8.
  • Hiphold, Peter (Hrsg.): Das Kosovo-Gutachten des IGH vom 22. Juli 2010. Leiden, Boston 2012, ISBN 978-90-04-20482-9.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Accordance with International Law of the Unilateral Declaration of Independence In Respect of Kosovo" (PDF) (në anglisht). International Court of Justice (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë). fq. 29. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 korrik 2010. Marrë më 16 nëntor 2017.
  2. ^ "International Court of Justice" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 gusht 2010. Marrë më 23 korrik 2010.
  3. ^ "Kosovo MPs proclaim independence", BBC News Online, 17 February 2008
  4. ^ Transkript: Nga Seanca Plenare e Jashtëzakonshme Solemne e Kuvendit Të Kosovës Me Rastin e Shpalljes Së Pavarësisë, Të Mbajtur Më 17 Shkurt 2008 Arkivuar 28 tetor 2008 tek Wayback Machine, Republic of Kosovo Assembly, 2008-02-17 (in Albanian)
  5. ^ Howard Clark (gusht 2000). Civil Resistance in Kosovo (në anglisht). Pluto Press. fq. 73. ISBN 978-0-7453-1569-0.
  6. ^ "Serbian president visits Kosovo". BBC News (në anglisht). 2009-04-17. Marrë më 2010-04-22.
  7. ^ Rruga e Kosoves drejt Pavaresise Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine, 17 shkurt 2016, http://infoalbania.al Arkivuar 15 nëntor 2017 tek Wayback Machine, viz. 16 nëntor 2017.
  8. ^ "Press Release: Accordance with international law of the unilateral declaration of independence in respect of Kosovo: Advisory Opinion" (PDF) (në anglisht). International Court of Justice. 2010-07-22. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 7 gusht 2010. Marrë më 16 nëntor 2017.
  9. ^ https://web.archive.org/web/20100807010647/http://www.icj-cij.org/docket/files/141/16012.pdf?PHPSESSID=fd67c1c1a61d2a99cf11356e050236bb
  10. ^ "Transcript: NGA SEANCA PLENARE E JASHTËZAKONSHME SOLEMNE E KUVENDIT TË KOSOVËS ME RASTIN E SHPALLJES SË PAVARËSISË, TË MBAJTUR MË 17 SHKURT 2008" (PDF). Legjislatura III. Pristina: Republika e Kosovës Kuvendi – Republika Kosova Skupština – Republic of Kosovo Assembly. 2008-02-17. Marrë më 2008-10-12.
  11. ^ Declaration of Vice-President Tomka, Judge of the International Court of Justice, concerning the Opinion given by the ICJ concerning the Kosovo declaration of independence
  12. ^ a b Radosavljevic, Zoran (2008-02-22). "Croatia arrests 44 anti-Serb protesters" (në anglisht). Reuters. Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2008. Marrë më 2008-02-22.
  13. ^ "BalkanInsight.com – Montenegro Students Protest" (në anglisht). 2008. Arkivuar nga origjinali më 2008-02-26. Marrë më 2008-02-22.
  14. ^ a b "EU splits on Kosovo recognition". BBC news (në anglisht). 2008-02-18. Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2008. Marrë më 2008-02-19.
  15. ^ International Law Teacher from Catalonia argues that Catalonia or Basque Country and Kosovo cases are different. (22/07)
    Spanish Foreign Minister says Spain will not recognize Kosovo's independence, not even mentioning comparison to Basque Country or Catalonia (23/07)
    Basque Country politician (EB) states Court decision forces Spanish Government to recognize autodetemination rights (23/07)
    Previously in 2008: Basque Government spokeswoman says Kosovo is an example to be followed (17/022008)
    Spanish opposition politician denies that cases can be compared (18/02/2008).
  16. ^ "UN Security Council to meet on Kosovo - diplomat UPDATE". AFX News Limited (në anglisht). Forbes. 2008-02-17. Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2008. Marrë më 2008-02-17.
  17. ^ Bilefsky, Dan (2008-02-18). "Kosovo Declares Its Independence From Serbia – New York Times". The New York Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2012. Marrë më 2008-02-22.
  18. ^ Borger, Julian (2008-02-18). "Albanian celebrations leave Serbs defiant". The Guardian (në anglisht). London. Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2008. Marrë më 2008-02-22.
  19. ^ "ICJ rules on Kosovo statehood - Europe" (në anglisht). Al Jazeera English. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2010. Marrë më 2010-07-24.