Shko te përmbajtja

Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga UNMIK)
Rezoluta 1244
Kosova

Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (Anglisht; United Nations Interim Administration Mission in Kosovo, serbisht: Privremena administrative misija Ujedinjenih nacija na Kosovu; UNMIK) është misioni i mandatuar zyrtarisht në Kosovë. UNMIK-u e përshkruan mandatin e tij si "të ndihmojë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të arrijë një objektiv të përgjithshëm, domethënë të sigurojë kushte për një jetë paqësore dhe normale për të gjithë banorët e Kosovës dhe të avancojë stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor".[1]

UNMIK-u u krijua në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, e cila u miratua më 10 qershor 1999. Rezoluta autorizoi një prani ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Republikën Federale të Jugosllavisë. Në atë Rezolutë, OKB vendosi të "[vendosë] në Kosovë, nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, [praninë] ndërkombëtare civile dhe të sigurisë".

Kuvendi i Kosovës miratoi deklaratën e pavarësisë më 17 shkurt 2008; parlamentarët serb të Kosovës bojkotuan seancën. Serbia e konsideron deklaratën të paligjshme sipas ligjit të saj kushtetues, pasi shkel nenin e tetë të Kushtetutës së Serbisë. Megjithatë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha një mendim këshillimor duke vendosur se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe as të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Qendra e kordinimit të UNMIK-ut, Prishtinë.

UNMIK-u ekziston ende sot, por funksionet e tij të përditshme janë relativisht të vogla që kur Kosova shpalli pavarësinë dhe miratoi një kushtetutë të re, dhe pas krijimit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), i cili vetë vepron brenda kornizës së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. EULEX ndihmon dhe mbështet autoritetet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, konkretisht në fushat e policisë, gjyqësorit dhe doganave. Në shtator 2012, mbikëqyrja ndërkombëtare përfundoi dhe Kosova u bë përgjegjëse për qeverisjen e vet.

Kosova është subjekt i një mosmarrëveshjeje të gjatë politike dhe territoriale midis qeverisë serbe (dhe më parë, asaj jugosllave) dhe popullsisë kryesisht etnike shqiptare të Kosovës. Sondazhet e opinionit publik tregojnë se një shumicë e qartë e popullsisë së Kosovës mbështet pavarësinë e Kosovës. Në nivel ndërkombëtar, shumica e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara (116 nga 193) dhe shumica e vendeve evropiane e kanë njohur pavarësinë e Kosovës (megjithëse më vonë është raportuar se 10 vende e kanë tërhequr njohjen e tyre).

Kreu i UNMIK-ut është përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm për Kosovën ('PSSP' për Kosovën) dhe emërohet nga sekretari i përgjithshëm sipas këshillës së shteteve anëtare të OKB-së. Caroline Ziadeh u emërua PSSP në nëntor 2021 dhe mbërriti në Kosovë në janar 2022.[2]

Misioni i OKB-së

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • mbështëse funksionimin themelor administrativ
  • ngrise autonomine substanciale dhe veteqeverisjen ne Kosove
  • mundesoje dhe lehtesoje procesin e vendosjes se statutit te Kosoves
  • koordinoje punen e organitatave internacionale te emergjes dhe humanitare
  • ndihmoje renomivin e infrastrukture kyqe
  • mbaje rendin dhe sigurine e ligjit
  • ngrise te drejtat e njeriut
  • perkujdeset për kthimin e te gjithe personave ne shtepite e tyre ne Kosove

Puna e UNMIK-ut është ndarë në katër "shtylla":

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Shtylla I: Policia dhe Drejtesia (udhehequr nga OKB-ja)
  • Shtylla II: Administrtimi civil (udhehequr nga OKB-ja)
  • Shtylla III: Demokratizimi dhe ngritja e institucioneve (udhehequr nga Organization OSCE-a)
  • Shtylla IV: Restarurimi dhe zhvillimi ekonomik (udhehequr nga BE-ja)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. "UN Mission in Kosovo | Home". www.unmikonline.org (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-09-08.
  2. "Arrival of the new Special Representative of the Secretary-General in Kosovo and Head of UNMIK, Ms. Caroline Ziadeh". UNMIK (në anglisht). 2022-01-19. Marrë më 2025-09-08.