Jump to content

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Tajlandës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marrëdhëniet Kosovë-Tajlandë

Kosova

Thailand

Marrëdhëniet Kosovë-Tajlandë janë marrëdhënie të jashtme ndërmjet Kosovës dhe Tajlandës. Tajlanda e njohu Republikën e Kosovës si shtet të pavarur më 24 shtator 2013.[1][2]

Reagimi i Tajlandës për deklaratën e pavarësisë së Kosovës më 2008

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shkurt të vitit 2008, Tajlanda ishte në pritje të vendimit të KS të KB.[3] Në mars 2012, Zëvendëskryeministri tajlandez, Yuthasak Sasiprapha, tha se ai po ndiqte zhvillimet në Ballkan dhe Kosovë dhe se do të merren hapa për ta lehtësuar udhëtimin nga qytetarët e Kosovës në Tajlandë.[4] Në një intervistë të 12 marsit 2012 pas vizitës së tij në Bangkok, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, tha se autoritetet Thai kanë bërë hapat e parë drejt njohjes së Kosovës.[5] Në një takim të 5 majit 2012 midis Ministrave të Jashtëm të Tajlandës dhe Kosovës, Surapong Tovichakchaikul dhe Enver Hoxhaj, Z. Surapong tha që njohja e Kosovës do të konsiderohej seriozisht nga vendi i tij, dhe se së shpejti do të kishte një lajm pozitiv për Kosovën. Ai shtoi se pavarësia e Kosovës ka kontribuar në paqen dhe sigurinë në rajon dhe Evropë.[6] Më 6 maj 2012, Zëvendësministri i Jashtëm tajlandez, Jullapong Nonsrichai i tha Hoxhajt se shumë shpejt të dyja vendet do të hynin në marrëdhënie diplomatike.[7] Në një takim në nëntor 2012 me Hoxhajn, Z. Jullapong tha që qeveria e tij ka një raport pozitiv për njohjen e Kosovës dhe se ai personalisht ka njohuri se njohja është në rrugën e saj dhe është e interesuar për bashkëpunim midis dy vendeve.[8]

Tajlanda e njohu Republikën e Kosovës si shtet të pavarur më 24 shtator 2013.

Marrëdhëniet diplomatike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 22 nëntor 2013, Yingluck Shinawatra, Kryeministri tajlandez, nënshkroi njoftimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Mbretërisë së Tajlandës dhe Republikës së Kosovës. Të dyja vendet ranë dakord të krijojnë marrëdhënie diplomatike që nga 22 nëntori 2013.

Ambasada e Kosovës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka hapur një ambasadë në Bangkok.[9]

  1. ^ Prime Minister Thaçi officially receives Thailand recognition of Kosovo in a meeting with Thailand Deputy Prime Minister Dr. Surapong Tovichakchaikul, Prime Minister of Kosovo, 2013-09-26
  2. ^ การรับรองโคโซโวโดยการสถาปนาความสัมพันธ์ทางการทูตกับโคโซโว, ข่าวออนไลน์ RYT9, 2013-09-25 (in Thai)
  3. ^ Bangkok will ratify Asean charter in June, Bangkok Post, 2008-02-18
  4. ^ Haxhinasto in Bangkok: Multilateral cooperation Albania – Thailand Arkivuar 17 tetor 2021 tek Wayback Machine, Ministry of Foreign Affairs of the Republic of Albania, 2012-03-09
  5. ^ Azia po lëvizë Arkivuar 28 shtator 2013 tek Wayback Machine , Gazeta Express, 2012-03-12 (in Albanian)
  6. ^ Minister Hoxhaj submits an official request for recognition to the Thai authorities, Ministry of Foreign Affairs of the Republic of Kosovo, 2012-05-05
  7. ^ Kosovo and Thailand will strengthen cooperation in all fields, Ministry of Foreign Affairs of the Republic of Kosovo, 2012-05-06
  8. ^ Ministri Hoxhaj kërkon njohjen e Kosovës nga Tailanda dhe Filipinet, Ministry of Foreign Affairs of the Republic of Kosovo, 2012-11-18 (in Albanian)
  9. ^ "Kosova bëhet me ambasada në Emiratet e Bashkuara Arabe, Senegal dhe Tajlandë - lajme.infosite.al". lajme.infosite.al. Arkivuar nga origjinali më 21 mars 2017. Marrë më 2017-03-20. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]