Shko te përmbajtja

Enver Hoxhaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Enver Hoxhaj
Zëvendëskryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Në detyrë
18 nëntor 2021  15 April 2025
Paraprirë ngaBedri Hamza
Pasuar ngaVlora Çitaku
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës
Në detyrë
5 nëntor 2020  24 qershor 2021
Paraprirë ngaKadri Veseli
Pasuar ngaMemli Krasniqi
Zëvendëskryeministër i Kosovës
Në detyrë
7 shtator 2017  26 dhjetor 2019
Paraprirë ngaRamiz Kelmendi
Pasuar ngaHaki Abazi
Ministër i Punëve të Jashtme
Në detyrë
5 qershor 2016  10 gusht 2017
Paraprirë ngaHashim Thaçi
Pasuar ngaBehgjet Pacolli
Në detyrë
22 shkurt 2011  12 dhjetor 2014
Paraprirë ngaVlora Çitaku (në detyrë)
Pasuar ngaHashim Thaçi
Të dhëna personale
Lindi1969 (Error: Invalid date format for input date vjeç)
PartyPartia Demokratike e Kosovës
Alma materUniversiteti i Prishtinës

Enver Hoxhaj (lindi më 13 janar 1969) është një politikan kosovar. Ai shërbeu si Ministër i Punëve e Jashtme dhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Enver Hoxhaj që nga vitit, ai është Professor i Asocuar në Departmentin e Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës. Nga vitit 2003 deri në vitin 2004 ai ka qenë bashkëpuntor shkencor në London School of Economics, pranë Qendrës për Studimin e Qeverisjes Globale. Publikimet e tij përfshijnë studime dhe artikuj mbi konfliktin etnik, kombin e nacionalizimin, intervenimin dhe qeverisjen ndërkombëtare të botuara në revista dhe botime perëndimore në gjuhën angleze dhe gjermane.

Me 22 shkurt 2011 z. Enver Hoxhaj u zgjodh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.Gjatë procesit negociator (2005 – 2007), të udhëhequr nga i dërguari i Posaçëm i OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, z. Enver Hoxhaj ishte pjesë e delegacionit kosovarë në të gjitha takimet. Dokumenti i Ahtisaarit rezultoi me propozimin gjithëpërfshirës për pavarësinë e Kosovës.

Si Kryetar i Komisionit për Arsim, Kulturë e Rini në Kuvendin e Kosovës, ai ka paraqitur zërin më të fuqishëm për çështje të arsimit, rinisë dhe të modernizimit të Kosovës.

Me 9 janar 2008, z. Enver Hoxhaj zgjidhet ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

z. Enver Hoxhaj diplomoi në vitin 1993 në Universitetin e Prishtinë - Dega e Historisë. Studimet e rregullta pasuniversitare i ka vazhduar në Universitetin e Vjenës Geisteswissenschaftliche Fakultät, duke ndjekur ligjërata në drejtimet e shkencave të historisë dhe politikes. Pas hulumtimeve të gjata nga viti 1994-2000 në Universitetin e Vjenës, Berlinit, Mynihut,Romës, Bolonjës, Firences dhe Parisit, mbrojti me sukses temën e doktoraturës. Gjatë qëndrimit të tij në Austri, ka qenë bashkëpunëtor shkencor i Universitetit të Vjenës dhe udhëheqës i ekipit hulumtues për Ballkanin në Ludwig Boltzmann Institut für Menschenrechte (1996-2000).

Gjatë viteve 2003-2004 ka qenë bashkëpunëtor shkencor (fellow) në London School of Economics –Center for Study of the Global Governance. Ai ka botuar punime shkencore në gjuhën angleze, gjermane dhe shqipe për çështje të etnicitetit, nacionalizmit, identitetit dhe të konflikteve etnike. Gjithashtu ka mbajtur ligjërata të ndryshme në shumë universitete të botës, si në University of Oxford, University College of London, Johns Hopkins University, Columbia University etj.

Nga viti 2006 është zgjedhur Profesor i Asocuar në Departamentin e Shkencave Politike të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës. Flet dhe shkruan rrjedhshëm gjuhën angleze, gjermane dhe serbo-kroatishte.

Jeton në Prishtinë, me gruan Remzie, djalin Liri dhe vajzën Lea.

  • Ngritja e një shteti: politika e jashtme e Kosovës - 2016-2018