Kushtetuta e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kushtetuta e Republikës së Kosovës (serbisht: Устав Републике Косово Ustav Republike Kosovo) u miratua më 9 prill 2008 dhe hyrin në fuqi me 15 Qershor 2008.

Më parë Kosova ishte qeverisur nga një Kornizë Kushtetuese e bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe e ratifikuar më 2001 që i mundësonte Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes disa kompetenca të rezervuara ndaj Përfaqësuesit special të Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara.

Qeveria e Serbisë, që e konsideron Kosovën dhe Metohinë si pjesë e territorit të saj sovran dhe refuzon pavarësinë e saj, nuk e pranon këtë kushtetutë. Këto moskuptime dhe vënie në pyetje të sovranitetit filluan në fund të shekulli të 20të me ndarjen e Jugosllavisë, në të cilën Serbia bënte pjesë.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Kosovë për herë të parë u kalua Ligja Kushtetuese1968. Vite më vonë, më 1974, u miratua Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome e Kosovës. Më 1990, u nxor Kushtetuta e Kaçanikut e Republikës së Kosovës (1990–2000), e cila nuk arriti të zbatohet në tërësi për shkak të okupimit serb. Pas Luftës Çlirimtare u adoptua Korniza Kushtetuese, ligj i përkohshëm për vetëqeverisje, kurse më 2008, pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, hyri në fuqi Kushtetuta moderne e Republikës së Kosovës.

Kushtetuta e 2008-ës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një draft i Kushtetutës së re ishte përgatitur dhe publikuar në prill të 2008ës.[1] Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani Ahtisari, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.[2] Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk do të largohet nga Kosova në një të ardhme të afërt, sepse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk e ka terminuar misionin e tij. Meqënëse kushtetuta e re nuk do të përforcohet në Enklavat Serbe të Kosovës, hyrja në fuqi e saj në pjesët e dominuara me shqipëtarë dërgon tek një de-facto ndarje e Kosovës.[3]

Preambula thotë:

Ne, Populli i Kosovës, Të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet; Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit; Të zotuar që Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i prosperitetit social; Të sigurt që shteti i Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje; Të bindur që shteti i Kosovës do të jetë anëtar i denjë i familjes së shteteve paqedashëse në Botë. Me synimin që shteti i Kosovës të përfshihet në proceset integruese Euro-Atlantike; Në mënyrë solemne, miratojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kushtetuta gjithashtu thotë se "Republika e Kosovës nuk do të ketë pretendime territoriale, dhe nuk do të synoj bashkim me asnjë vend ose pjesë të një vendi.", ky është një mesazh i qartë ndaj pretendimeve irredentiste (bashkim me Shqipërinë, ose aneksimin e zonave shqiptare brenda territorit të Serbisë). Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë (neni 8). Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Wikisource: Kushtetuta e Kosovës – Burime dhe tekste të plota

Wikibooks-logo.png Wiki Libri: Kushtetuta e Kaçanikut, 10 shtator 1990


Burime të dhënash[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "W&M professor advises Kosovo constitution drafters". Associated Press. 2008-04-03. Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2008. Marrë më 2008-05-15. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Kosovo adopton kushtetutë e re". BBC News. 2008-04-09. Marrë më 2008-05-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ AFP; ITAR-TASS; AP[lidhje e vdekur]

Emblem of the Republic of Kosovo.svg
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Seal of the President of Kosovo.svg
Coat of arms of the PISG of Kosovo.svg
Deklaruar më 17 shkurt 2007
Kushtëzuar më 15 Qershor 2008
Rupublika në fuqi nga 15 qershori 2008