Trupat Mbrojtëse të Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Trupat e Mbrojtjes së Kosovës
Emblema e Parë e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës
Emblema e Dytë e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës
Flamuri i Trupave të Mbrojtjes së Kosovës

Themeluar 21 Shtator 1999
Disbanded 20 Janar 2009
Qendra e Bazës Prishtinë, Kosovë
Komanda
Gjeneral–Llejtënant Sylejman Selimi (2006–2009)
Shpenzimet
Buxheti 25,4 million $ (2009)
Përqind e GDP-së 0,79% (2009)
Artikuj të ndyshëm
Historia Ushtria Çlirimtare e Kosovës (1996—1999)

Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK) ishin pjesë përbërëse e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës nën protektoratin e OKB-së, saktësisht Misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK-ut. TMK ishte organizatë civile për ndërhyrje dhe shërbime emergjente, e cila ishte aktive nga viti 1999 deri më 2009.

Më 20 janar 2009 TMK-ja zyrtarisht u shpërbë duke u riformuar në Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Dita zyrtare e themelimit të TMK-së është 21 shtator 1999 gjegjësisht me transformimin e paraardhëses së saj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Trupat e Mbrojtjes së Kosovës
Targat e Veturave

Pas Marrëveshjes së Kumanovës, ndërmjet paktit ushtarak veri-atlantik, NATO dhe Ushtrisë Jugosllave dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të UÇK-së dhe transformimi i kësaj ushtrie popullore në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s (KFOR) në Kosovë në vitin 1999 fillon edhe transformimi i UÇK-së që përfundon në vitin 2000. Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua gjeneral-llejtënant Agim Çeku.

Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së janë:

  • Veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin e dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet.
  • Ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara.
  • Ndihma në pastrimin e fushave të minuara.
  • Ndihma për ri-ndërtimin dhe komunitetet.

TMK-ja, gjatë ekzistimit, në tërësi zbatonte mandatin e sajë sipas Kornizës Kushtetuese të Kosovës. Kjo kornizë, TMK-në e përcaktonte si organizatë civile për ndërhyrje të shpejtë e cila në raste fatkeqësishë natyrore dhe në raste emergjente në Kosovë, ndërmirrte detyra për ndërhyrje të shpejtë për sigurinë publike e të ndihmës humanitare.

TMK-ja operonte në mënyrë transparente, të përgjegjshme, të disiplinuar, profesionale dhe përfaqësonte të gjithë qytetarët e Kosovës. Si e tillë TMK numëronte pjesëtarë të komuniteteve jo-shqiptare si dhe bashkëpunonte me të gjitha komunitetet në terren.

Gjatë funksionimit të sajë TMK-ja ka bashkëpunuar më organizata të ndryshme dhe ka ofruar ndihmën e vet në realizimin e projekteve të ndryshme si në komunitetet shumicë, poashtu në ato pakicë.

TMK-ja poashtu ishte në gjendje të zbatojë masa disiplinore dhe ishte plotësisht e financuar në mënyrë transparente.

Me largimin e gjeneral-lejtnant Agim Çekut nga TMK-ja në fillim të vitit 2006 dhe angazhimin e tij në politikë, Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës u emërua gjeneral-lejtnant Sylejman Selimi.

Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Coat of arms of Kosovo.svg
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Seal of the President of Kosovo.svg
Coat of arms of the PISG of Kosovo.svg
Deklaruar më 17 shkurt 2007
Kushtëzuar më 15 Qershor 2008
Rupublika në fuqi nga 15 qershori 2008


Society.svg Ky artikull në lidhje me Politika është i cunguar. Mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar.