Ligji ndërkombëtar
Ky 16 mars 2009 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Shumica e autorëve të drejtën ndërkombëtare e përkufizojnë si tërësi të rregullave që përcaktojnë të drejtat dhe detyrat e shteteve në marrëdhëniet midis tyre. Ky është përkufizim klasik i së drejtës ndërkombëtare dhe gjendet te shumica e autorëve të së drejtës ndërkombëtare.
Një grup tjetër autorësh e konsiderojnë individin si të vetmin subjekt ndërkombëtar. Sipas tyre e drejta ndërkombëtare është një tërësi rregullash që rregullon marrëdhëniet midis njerëzve që i takojne grupeve të ndryshme politike.
Grupi i tretë i autorëve e konsiderojnë shtetin subjekt kryesor të së drejtës ndërkombëtare por njëkohësisht këtu fusin individin dhe disa subjekte tjera. Accioly e përkufizon të drejtën ndërkombëtare si tërësi rregullash dhe parimesh e destinuar të rregullojë të drejtat dhe detyrat ndërkombëtare si të shteteve dhe disa organizmave ndërshtetërorë ashtu edhe të individëve.
Ndërsa autorët bashkëkohor të drejtën ndërkombëtare e përkufizojnë si tërësi normash që në pjesën më të madhe është e përbërë nga parimet dhe rregullat e sjelljes të cilat shtetet konsiderojnë se duhet pasur parasysh dhe respektuar në përgjithësi në marrëdhëniet njëra me tjetrën