Newborn

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Monumenti i NEWBORN

Monumenti i Newborn (NEWBORN) është një skulpturë tipografike dhe tërheqje turistike në Prishtina, Kosova. Është e lokalizuar përballë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve (Pallati i Rinise dhe Sporteve), dhe është promovuar më 17 Shkurt 2008, në të njëjtën ditë kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. Monumenti përmban fjalën angleze “Newborn” në shkronja te mëdha, te cilat janë ngjyrosur me ngjyrë te verdhë të qelët kur monumenti ishte zbuluar për here të pare. Monumenti, më vonë ishte ngjyrosur përsëri me flamuret e shteteve të cilat e njohin Kosovën. Newbroni do të ngjyroset ndryshe qdo 17 Shkurt. Monumenti i tërheqi mediat internacionale për të raportuar pavarësinë e Kosovës, dhe ishte përfshirë dukshëm edhe në faqen e pare të The New York Times.[1]

Sfondi[redakto | redakto tekstin burimor]

Monumenti Newborn në vitin 2008

Newborn është krijuar nga Fisnik Ismaili dhe nga agjencia kreative Ogilvy Kosova si dhe me pjesëmarrësit e tyre (E.H, L.B, E.S, B.B, M.S). Kur u bë promovimi organizuesit I dhanë presidentit z.Fatmir Sejdiu[2] dhe kryeministrit z.Hashim Thaçi[3] marker të zi permanent për ta nënshkruar, e përcjellur nga 150.000 njerëz të cilët merrnin pjesë në manifestimet e mbajtura më 17 Shkurt 2008.

Monumenti Newborn në vitin 2018

Me dimensionet 3.0m(lartësi); me 24m(gjatësi); dhe me 0.9m(trashësi), arrinë peshën 9 ton. Newborn është monumenti i parë i madh që përkujton pavarësinë e Kosovës. U punua për 10 ditë pa ndalë; ditë e natë. “Newborn” u zgjodh si një fjalë angleze që ka fuqinë pë ta përshkruar datlindjen e një shteti të ri. Konotacioni i saj positiv, lehtësia për t’u kuptuar nga të gjithë, dhe potenciali i saj për të paraqitur Kosovën si një shtet të ri bashkëkohor dhe trendi. Ngjyra e verdhë është zgjedhur për t’u kombinuar me banderolat ngjyrë të kaltër si dhe me sloganet përkrahëse që përfaqësojnë edhe flamurin e ri të Kosovës, po ashtu edhe ngjyrat e flamurit të BE-së. Sipas New Kosova Report , sloganet përkrahëse të cilat u përdorën gjatë promovimit ishin: “NEW life is BORN”, “NEW hope is BORN”, “NEW future is BORN” dhe “NEW country is BORN”, të gjitha të shkruara me ngjyrë të kaltër dhe të verdhë.

Dimenzionet e skulturës[redakto | redakto tekstin burimor]

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

  • ^ Times, New York. "The New York Times". en.wikipedia.org. New York Times. 
  • ^ Sejdiu, Fatmir. "Fatmir Sejdiu". en.wikipedia.org. 
  • ^ Thaçi, Hashim. "Hashim Thaçi". en.wikipedia.org.