Koha Ditore
Koha Ditore në vitin 2006 | |
| Lloji | Gazetë ditore |
|---|---|
| Formati | Berliner |
| Pronar(ë) | Koha Group |
| Themelues | Veton Surroi |
| Botues | Flaka Surroi |
| Autorë stafi | 37 |
| Themeluar më | 1997 |
| Gjuha/ët | shqip |
| Selia | Prishtinë |
| Tirazhi | 10,665 ditore |
| Uebfaqja | Official website |
Koha Ditore është gazetë e përditshme nga Kosova e themeluar në vitin 1997 në kuadër të Grupit Koha. Botohet në Prishtinë nga kompania Koha, tash pronë e publicistes kosovare Flaka Surroi. Kryeredaktor i gazetës është Agron Bajrami.
Gjatë bombardimeve të NATO-s Koha Ditore u botua në egzil, në Maqedoni.
Koha Ditore është gazeta më e lexuar dhe më e shitur në Kosovë. Botimi ndërkombëtar i Kohës Ditore mund të blihet në vende të caktuara pothuajse në të gjithë Evropën.
Pas inkuadrimit në politikë të Veton Surroit botuese e gazetës është motra e Surroit, Flaka Surroi.
Në të gjitha hulumtimet e lexueshmërisë së gazetave në Kosovë në 11 vitet e fundit, Koha Ditore ka rezultuar si gazeta më e lexuar dhe më e besuar. Sipas një raporti të OSBE-së në 2009, Koha Ditore gëzoi lexueshmërinë e 38% të lexuesve.[1]
Së fundi, Koha Ditore lidhi marrëveshje partneriteti me gazetën e njohur amerikane, The New York Times. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, në Koha Ditore, çdo të martë, botohet një shtojcë me artikujt më interesantë të The New York Times, të seleksionuar posaçërisht për lexuesit e gazetës Koha Ditore.[nevojitet citimi]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Koha Ditore - Faqja zyrtare
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Tirazhi dhe politizimi i mediave të shkruara në Kosovë" (PDF). OSBE. mars 2010. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 2022-01-19. Marrë më 2023-08-05.