Veton Surroi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Veton Surroi

Veton Surroi është publicist dhe politikan i njohur shqiptar dhe themelues e udhëheqës i Partisë Reformiste ORA. Ai është deputet i Kuvendit të Kosovës që nga viti 2004. Surroi në vitin 1997 themeloi gazetën e përditshme më të lexuar në Kosovë, "Koha Ditore", dhe për disa vite punoi si kryeredaktor në këtë të përditshme.

Më vonë, i pakënaqur me elitën politike në Kosovë ai vendosi të futet ne skenën politike duke e themeluar Listën Qytetare ORA, të cilën më pas e shndërroi në parti politike. Në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, të mbajtura ne vjeshtë të vitit 2004, ORA morri 6.2% të votave dhe siguroi shtatë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Veton Surroi vjen nga një familje e njohur shqiptare dhe i ati i tij, Rexhai Surroi, ishte ambasador i ish-RSF JugosllavisëSpanjë dhe në një numër të vendeve Latino Amerikane. Si rrjedhojë, Surroi e kaloi një pjesë të jetës së tij në botën spanjisht-folëse dhe u shkollua atje.

Surroi flet disa gjuhë përfshirë: Shqip,Anglisht,Serbisht,Spanjollisht.

Ai fitoj qmimin për të drejtat e njeriut nga organizata SEEMO në vitin 2011.