Shko te përmbajtja

Flaka Surroi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Flaka Surroi (lindur më 1963) është gazetare dhe autore kosovare. Ajo është drejtoresha e kompanisë mediale Grupi Koha, një ndër kompanitë prirëse mediale në Kosovë, që nga viti 2004.[1] Ajo vjen nga familja e politikanit dhe diplomatit Rexhai Surroi, dhe është motër e politikanit Veton Surroi (që themeloi kompaninë e lartpërmendur).[2]

Surroi boton rregullisht kolumna opinioni në gazetën Koha Ditore dhe ka përkthyer disa libra nga anglisht, spanjolisht dhe serbisht.[1]

Jeta dhe karriera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Surroi lindi në Prishtinë në vitin 1963.[1] Mbaroi shkollën e mesme në Meksikë, ku babai i vet po shërbente si ambasador, ndërsa diplomën universitare e ka arritur në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës.[3] Në vitet e 1990-ta ka punuar në organizata joqeveritare ndërkombëtare. Kur vëllai i saj Vetoni formoi revistën javore KOHA, ajo kontriboi si redaktore e filmit. Pas Luftës së Kosovës, ajo drejtoi Fondin Zhillimor për Komunitete (anglisht: Community Development Fund; CDF), një organizatë humanitare nga Banka Botërore, prej 1999 deri 2004.[1][4] Ajo punoi shkurtimisht si Sekretare e Përgjithshme e Kryeministrit.[5][3]

Pas rihyrjes së vëllait në politikë në 2003, ajo mori në menaxhim shtëpinë botuese e pastaj zotërimin e plotë të Grupit Koha vitin pasues.[6][7] Në 2006 do të merrte formalisht 100% të kompanisë.[3] Grupi Koha përbëhet prej një televizioni, gazetës ditore, një shtëpie botuese, dhe shumë ndërmarrje të tjera.

Gjatë mandatit të saj si drejtoreshë e Kohës Ditore, kompania ka mbajtur pozitën udhëheqëse në tregun e Kosovës.[8]

Në vitin 2013, Surroi përkrahu protestat kundër administratës Thaçi duke e quajtur "hajni" dhe ka avokuar për barazinë gjinore.[9]

  1. 1 2 3 4 "Surroi, Flaka". Traduki English (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 3 qershor 2015.
  2. "Koha Digest 1". Scribd. 30 mars 1994. Marrë më 5 janar 2025 nëpërmjet Scribd.
  3. 1 2 3 "Flaka Surroi". Media Ownership Monitor. Balkan Investigative Reporting Network. 12 dhjetor 2023. Marrë më 5 janar 2025.
  4. "Kosovo case study" (PDF) (në anglisht). 2007. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 16 korrik 2011. Marrë më 28 qershor 2010.
  5. 20 Years Riinvest (PDF). Pristina: Riinvest Institute. 15 maj 2015. fq. 50. ISBN 978-9951-430-46-3. Marrë më 5 janar 2025.
  6. "Flaka Surroi: KOHA nuk është në shitje". Koha.net. 24 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2016. Marrë më 3 qershor 2015.
  7. KOHA Ditore: 10 vjetët e parë - Monografi [KOHA Ditore: The first 10 years - Monography] (PDF). Pristina: Botimet Koha. 31 mars 2007. fq. 15, 159. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 qershor 2007.
  8. "Kosovo poll shows Koha Ditore most read newspaper, RTK most watched TV". BBC Monitoring International Reports (në anglisht). 12 dhjetor 2008. Marrë më 28 qershor 2010.
  9. Surroi, Flaka (17 mars 2013). "Habemus Populus" (PDF) (editorial). Koha. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 tetor 2013.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]