Ekonomia e Kosovës
Kosovan capital and largest city is Pristina. | |
| Currency | Euro (EUR) |
|---|---|
| Calendar year | |
Trade organisations | CEFTA |
Country group |
|
| Statistics | |
| Population | 1,577,000 (2025 est.)[2] |
| GDP | |
| GDP rank | |
GDP growth |
|
GDP per capita | |
GDP per capita rank | |
GDP by sector |
|
| 10.5% (2023)[4] | |
Population below poverty line | |
| 29.0 low (2017)[7] | |
Labour force |
|
Labour force by occupation |
|
| Unemployment | 10.8% (Q4 2024)[10] |
Average gross salary | €639 monthly (2024)[11] |
| €552 monthly (2024)[11] | |
Final consumption expenditure | |
Gross capital formation | |
| Gross savings | |
Main industries | mineral mining, construction materials, base metals, leather, machinery, appliances, foodstuffs & beverages, textiles[3] |
| External | |
| Exports | $1,08 billion (2024)[15] |
Export goods | Base and processed metal products, mineral products, food and beverages, plastic and rubber products, textile products, & miscellaneous manufactured goods.:. |
Main export partners |
|
| Imports | $7.32 billion (2024)[16] |
Import goods | Mineral products, chemical products, base and processed metal products, transport equipment, food and beverages, machinery and electrical components.:. |
Main import partners | |
FDI stock |
|
Gross external debt | |
| Public finances | |
| |
| $1.04 billion[18] | |
| Revenues | $3,111 billion (2023)[19] 29.7% of GDP (2023) |
| Expenses | $3,182 billion (2023)[19] 30.4% of GDP (2023) |
All values, unless otherwise stated, are in US dollars. | |
Ekonomia e Kosovës është një ekonomi në zhvillim, e cila mbështetet kryesisht në sektorët e shërbimeve, tregtisë, ndërtimit dhe remitencave nga diaspora. Vendit i karakterizohet nga një treg i lirë, popullatë e re dhe potencial i konsiderueshëm për rritje ekonomike, megjithëse ende përballet me sfida strukturore si papunësia, produktiviteti i ulët dhe varësia e lartë nga importet.
Rritja e kontrollit shtetëror në veri të Kosovës ka ndikuar ndjeshëm në forcimin e ekonomisë kombëtare në vitet e fundit. Integrimi i plotë administrativ i kësaj zone, që përbën rreth 17% të territorit, ka sjellë rritje të të hyrave publike përmes vendosjes së faturimit të rregullt të energjisë nga kompania Elektrosever, duke eliminuar subvencionet e mëparshme dhe duke krijuar të ardhura të qëndrueshme për buxhetin.[21][22][23][24] Ndalimi i kontrabandës ka rritur volumin e mallrave të doganuara, çka ka shtuar hyrjet nga doganat, TVSH-ja dhe tatimet tjera, ndërsa rritja e sigurisë juridike ka krijuar kushte më të favorshme për investime.[25][26][27][28] Menaxhimi më efektiv i burimeve strategjike si Liqeni i Ujmanit dhe lumi Ibër ka përmirësuar kapacitetet e furnizimit me ujë dhe energji, duke kontribuar në stabilizimin ekonomik dhe zhvillimin afatgjatë të zonës dhe të ekonomisë së vendit në tërësi.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shënimet e rregullta për ekonomin e Kosovës si duket kanë filluar të mbahen pas luftës së dytë botërore me stabilizimin e sistemit socialist jugosllav. Si do që të ketë qenë, deri para vendosjes së "masave të dhunshme" nga rrënojat e luftës së dytë botërore është ngritur një nivel i ekonomisë së një qarku të mbyllur,përkthimi i i të cilit është penguar pikërish nga ky intervenim i kompozuar me ndërhyerjen dhe trazira të tjera politike. Pika të veçuara të këtij çarku kanë qenë korporata apo siç thuhet sot kompanitë, si "Trepça", "Agrokosova" etj. Në sektorin e ndërtimtaris, ndërmarrjet edhe sipërmarrjet e ndërtimit si duket nuk kanë arritur të krijojnë korporatën e tyre dhe kanë ngelur në nivel më të ultë se ajo e industrisë dhe tregtisë e industrisë ushqimore.
Historia e rimëkëmbjes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bujqësia pas luftës. Pas luftës, bujqësia në Kosovë ka filluar nga pika zero. Për krijimin e një sektori të bujqësisë, së pari është punuar për krijimin e institucioneve nëpërmjet të cilave është bërë koordinimi i ndihmave nga bota e jashtme. Menjëherë me krijimin e qeverisë së përkohshme ajo ka ngritur Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) e cila merret me çështjet e bujqësisë në nivel shtetërorë. Sekretar i përhershëm në këtë ministri gjatë vitit 2006 ishte Qazim Kukalaj.
Agjencitë dhe organizatat e huaja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për zhvillimin e kësaj dege ekonomike, organet shtetërore si dhe popullsia kanë marrë ndihma materiale dhe teknike nga disa organizata ndërkombëtare e të shteteve tjera. Ndër këto organizata një rolë më të veçuar kanë luajtur këto organizata: Organizata Botërore e Ushqimit FAO , Banka Botërore, USAID-it përmes KCBS-së, AER-it organizata tjera qeveritare dhe jo qeveritare që kanë marë pjesë në projekte kanë qenë edhe UNDP, Programi Interkorporation, GTZ e Gjermanisë, SIDA e Suedisë, SIDA e Kanadasë, Qeveria e Luksemburgut, Qeveria e Norvegjisë, etj.
Zhvillimet e pasluftës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Duke marrë parasysh që bujqësia nuk ka nevojë për ndihma dhe investime të mëdha,pasurit natyrore dhe fuqia e lirë punëtore që gjendet në Kosovë, Ministria me ndihmesat nga organizatat e jashtme kanë vepruar në një plan i cili mund të ndahet në tri faza.
Faza e parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Faza emergjente ka filluar menjëherë pas mbarimit të luftës në vitin 1999-2000. Gjatë kësaj faze popullsia është ndihmuar dhe furnizuar me mallra të importuara. Po ashtu në këtë fazë ka pasur investime të drejtpërdrejta apo materiale, ku janë ndihmuar një numër i fermerëve. Në këtë drejtim Zvicra e ka ndihmuar sektorin e bujqësisë përmes dhurimit të krerëve të lopëve qumështore, të racave evropiane. Gjatë kësaj kohe Agjencia Evropiane për Rindërtim (AER) e ka ndihmuar sektorin e bujqësisë përmes investimit të blerjes së farës dhe plehrave artificiale të nevojshme për mëkëmbjen e gjendjes. Duket se gjatë kësaj kohe ka pasur keqpërdorime në masë të vogël gjatë projektit të shpërndarjes së farës dhe plehrave artificiale nga disa biznesmenë. Më vonë AER-i ka vazhduar t’u japë disa kompanive tregtare kredi shumë të volitshme, mirëpo AER-ja ka probleme me kthimin e kredive rreth kësaj çështje kjo agjenci ka kërkuar ndihmën e MBPZHR për kthimin e këtyre mjeteve me qëllim të krijimit të një vazhdueshmërie në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.
Fermeri që e ka marrë një lopë të tillë e ka pasur obligim që viçin e parë t’ia dhurojë një fermeri tjetër, me qëllim që të shtohet numri i lopëve të racës së mirë në Kosovë.
Ndihmat që ka marrë sektori i bujqësisë janë të natyrës së ndryshme. Kështu p.sh. nga paslufta deri në vitin 2006 organizatat e huaja e kanë ndihmuar këtë sektor me 11.168 lopë qumështore të racave si hollshtajn, simentall, grauviht etj.
Faza e dytë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Faza e rindërtimit dhe ndërtimit institucional apo kapaciteteve institucionale. Kjo fazë ka zgjatur nga viti 2001-2005. Shumica e investimeve kanë qenë në ndërtimin e kapaciteteve institucionale, përfshirë legjislaturën, trajnimet, udhëtimet studimore, seminaret e ndryshme të cilat janë parapërgatitje e stafeve qeveritare dhe stafeve tjera të ndërrimit të qasjes ndaj këtij sektori, po edhe kriterit të shoqatave të ndryshme e ndihmës ndaj shoqatave të bujqësisë, të blegtorëve, të qumështit, mishit, veterinarëve, etj.
Faza e tretë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Faza e ardhshme (investimeve). Kjo fazë mendohet të jetë faza e përgatitjes apo përshtatjes së legjislacionit me standarde evropiane dhe plotësim të tyre para hyrjes në BE, dhe investimeve të drejtpërdrejta kapitale në ndërtimin e kapaciteteve prodhuese të bujqësisë, duke përfshirë të gjitha degët, pemëtari, perimtari, blegtori, sektorin qumështor, mishit etj.
Është për të theksuar se i tërë procesi i ri-mëkëmbjes së bujqësisë së Kosovës është përcjellur nga institutet bankare, të cilat në raste të tilla lëshojnë kredi me kamata të vogla. Mirëpo në rastin e Kosovës ato në këtë drejtim kanë qenë pasiv. Sipas zyrtarëve të qeverisë së përkohshme kjo është si pasojë e çështjes së pavarësisë së Kosovës dhe mungesës së njohurive për procedurat e paraqitjes së kërkesave dhe aprovimit të tyre në këto institucione.
Makroekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që nga përfundimi i luftës, Kosova ka bërë një përparim të dukshëm në ndërtimin institucional dhe stabilizimin makroekonomik. Megjithëse, mundësia e takimit me njerëz nevojtar ishte shumë e ngadalshme. Mungesa e zhvillimit ekonomik duket të ketë efekt negativ në stabilitetin që do të shtyej rritjet ekonomike. Sfida më urgjente për autoritetet Kosovare ishte të ruajn stabilitetin makroekonomik dhe arrijnë një rritje ekonomike, në kërkim të zvogëlimit të nivelit shumë të lartë të papunësisë. Me zvoglimin e ndihmës nga jashtë si dhe derdhjet në sektorin privat do ta bëjnë shumë të vështirë arritjen e këtij qëllimi. Zbutja e emigrimit është një çështje shumë e rëndësishme për ekonomin e Kosovës. Aktiviteteve ekonomike të Kosovës janë mbështëtur nga ndihmat e jashtme si dhe nga të ardhurat private të cilat së bashku arrijnë nivelin e 50 % nga Bruto Prodhimi Shoqërorë. Sektori i donacioneve është krijuar në një export artificial për prodhimet dhe shërbimet Kosovare që mbrrijnë në 20% të Bruto Prodhimi Shoqërorë. Gjatë viteve 2000-2003, ndihma nga jashtë ishte e barabartë me dyfishin e buxhetit të Kosovës të 2003. Për periudhën e njejtë, të ardhurat private, ishin rreth 30 % të Bruto Prodhimi Shoqërorë, ishin më shumë se Bruto Prodhimi Shoqërorë i Kosovës për vitin 2003. Ndihma nga jasht tregon një trend në rënje, sidomos pas vitit 2001. Në fund të vitit 2004, ndihma nga jasht ka paraqitur vetëm gjysmën e saj nga viti 2000. Vlerëshet me optimizëm për derdhje në sektorin privat ne dekadën e ardhshme.[29] Burimet Kosovare nuk janë të mjaftueshme të finansojnë investimet e kërkuara, sipas buxhetit shumë të ultë që kanë. Mbështetja në huazime per të plotësuar mungesat do të ishte gjë e pamatur. Objektivi është qe borxhi i marrur mos të kaloj 30 % të Bruto Prodhimi Shoqërorë në dhjet vitet e ardhshme. Në tentim të ruajtjes se aftësisë së pagimit, dhe përkrahjes për nevojat e shtimit, aty ka nevoëj të rritet produktiviteti, ashtu që të bëhet konkurent dhe të fitoj një depërtim në tregun e jashtëm. Politika të qarta kërkohen për të përkrahë zhvillimin. Ndikim i vazhdueshëm është bërë që të bëhet një ekonomi në kornizë ligjore. Këkesa kryesore është që të zhvillohet pajisja me vegla, që të përkrahet ajo.
Bujqësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bujqësia kosovare karakterizohet me ferma të vogla, produktivitet të ultë dhe një shërbim këshilldhënës të dobët, kontribon me afërsisht 7 % të BPSH të Kosovës (vlerësimi i SOK 2007), bënë punësimin e 42 % (sipas Bankës Botërore) dhe mbrrinë 16 % nga exportit i përgjithshëm.
Kosova është një importues i madh i produkteve bujqësore me 288 milion Euro, ose 24% nga importi total në vitin 2005. pjesa e importit të ushqimit nga importi total në vitin 2000 ishte rreth 27%, ngritet në 2003 në 34% dhë bie në 24% në vitin 2005. zhvillohen aktivitetet tjera ekonomike
Bujqësia në Kosove përfshinë përafërsisht 1.800 kooperativa dhe firma komerciale (private e shoqërore) dhe 143 000 ekonomi familjare, 70% prej të cilave jane si ferma me më shumë se 1 ha. Sektori ka produktivitet pune shumë të ultë duke kombinuar edhe me të ardhura mujore shumë të ulta. Aty janë rreth 150,000 njerzë të përfshirë në sektorin bujqësor/farmer.
Blegtoria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Blegtoria e Kosovës ka shënuar përparime në kuptimin e përmasimit të racës, cilësisë dhe sasisë së prodhimit, por ka shënuar zvogëlim të numrit të kafshëve, përpos shpeztarisë e cila ka rritur numrin e tyre, me formimin e fermave të pulave. Blegtoria e Kosovës ka pasur ngritje të madhe gjatë viteve të 50-ta, 60-ta kurse pas viteve të shtatëdhjeta filloi rënia e saj. Blegtoria e kafshëve në Kosovë gjatë viteve të 50-ta karakterizohej me numër më të madh të dhenve, deleve, gjedheve, kurse më pak e kuajve dhe derrave. Pas luftës me hapjen e sektorit privat ka filluar rritja e prodhimit të qumështit.
Bilanci i pasluftës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Intervista e Qazim Kukalaj sekretar i MBPZHR gatë vitit 2006, dhënë KOSOVApress-it. Dokumenti në internet më 26 gusht 2006: index.php?cid=1,7,5279
- ↑ "World Bank Country and Lending Groups". datahelpdesk.worldbank.org. World Bank. Marrë më 29 tetor 2025.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 3 4 5 6 "Kosovo: At a Glance". IMF.org. International Monetary Fund. Marrë më 29 tetor 2025.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 CIA World Factbook https://www.cia.gov/the-world-factbook/countries/kosovo/ Arkivuar 4 shkurt 2021 tek Wayback Machine
- ↑ "Agjencia e Statistikave të Kosovës |". Arkivuar nga origjinali më 2023-04-06. Marrë më 2022-06-14.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Poverty headcount ratio at national poverty lines (% of population) - Kosovo". data.worldbank.org. World Bank. Marrë më 11 shkurt 2020.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ↑ "Poverty headcount ratio at $6.85 a day (2017 PPP) (% of population) - Kosovo". data.worldbank.org. World Bank. Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2021. Marrë më 11 shkurt 2020.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "GINI index (World Bank estimate) - Kosovo". data.worldbank.org. World Bank. Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2019. Marrë më 13 tetor 2019.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "HDI index (Global Data Lab estimate) - Kosovo". globaldatalab.org. Global Data Lab. Marrë më 14 mars 2021.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2
- ↑ Kosovo Agency of Statistics https://ask.rks-gov.net/Releases/Details/8614. Marrë më 2024-11-06.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh|title=(Ndihmë!) - 1 2
- ↑ "World Bank Open Data".
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "World Bank Open Data".
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 3 4 "World Economic Outlook database: April 2024". IMF.org. International Monetary Fund. Marrë më 30 prill 2025.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Statistikat e Tregtisë së Jashtme (STJ), 2024" (PDF). Marrë më 11 qershor 2025.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑
- ↑ "Kosovo: Investing". Lloyds Bank. Marrë më 6 qershor 2024.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 "Raporti vjetor 2022" (PDF). Marrë më 2024-06-06.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - 1 2 "Kosovo Government Accounts 2023". Marrë më 2024-06-06.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Fitch Assigns Kosovo 'BB-' IDR; Outlook Stable". Fitch Ratings.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Kelmendi, Florinda (2024-02-21). "Kur do t'i paguajnë faturat e energjisë elektrike qytetarët në veri të Kosovës?". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com (në anglisht). Marrë më 2025-11-24.
- ↑ Ahmeti, Nadije (2024-12-26). "Pagesa e rrymës në veri, nën 20%". Radio Evropa e Lirë. Marrë më 2025-11-24.
- ↑ "Serbët në Veri ankohen për faturat e energjisë elektrike" (në anglisht). Marrë më 2025-11-24.
- ↑ US4 (2025-08-09). "Ankesa të shumta ndaj "Elektroseverit" për faturat e energjisë në veri -". Marrë më 2025-11-24.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) - ↑ "Parandalohet edhe një rast i kontrabandës në veri – Policia e Kosovës". www.kosovopolice.com. Marrë më 2025-11-24.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ KoSSev (2024-04-17). "Dogana e Kosovës: Parandalohen tentativat për kontrabandë në veri të Kosovës - plazma, snickers, kos, kosi..." KoSSev. Marrë më 2025-11-24.
- ↑ Azemi, Avni (2022-06-23). "Në veri të Mitrovicës parandalohet një rast i kontrabandës me pije". Betimi për Drejtësi (në anglisht). Marrë më 2025-11-24.
- ↑ "Ndalimi i ambulancës që kontrabandonte barna, MPB-ja: Është hasur në produkte medicinale me banderola të Serbisë". Nacionale (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-11-24.
- ↑ food-ks.org[lidhje e vdekur]