Ekonomia e Sllovenisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Liqeni i Bledit

Me zhvillim ekonomik Sllovenia përkujton Zvicrën. Me pasuri natyrore që ka, Sllovenia nuk i plotëson nevojat e vendit. Ajo shquhet për potencial të konsiderueshëm të hidroenergjisë, por jo edhe për rezervat e qymyrit dhe të naftës. Prodhimtaria vjetore e qymyrit është 5,5 milion tonë dhe nuk i plotëson nevojat e ekonomisë së vendit. Qymyri është i kualitetit të dobët, përkatësisht është llojit të linjitit. Prodhimtaria vjetore e naftës është më tepër simbolike me 2 000 ton. Baza energjetike e Sllovenisë është 12 miliard kWh, e përfituar në pjesën më të madhe nga energjia e ujit, centralit bërthamor në Kërshko dhe më pak nga qymyri. Mirëpo edhe kjo bazë e energjisë nuk i plotëson kërkesat gjithunji më të mëdha të industrisë së vendit. Këtë deficit në energji e plotëson me import nga shtetet fqinje.

Nga pasuritë natyrore Sllovenia shquhet me nxjerrjen e Zhivës (12 tonë) dhe të xehes së plumbit dhe zinkut. Këto pak pasuri natyrore nuk i plotësojnë kërkesat e ekonomisë së vendit. Andaj Sllovenia varet nga importi i lëndëve të para.

Metalurgjia e zezë përpunon mineralin e hekurit të importuar nga jashtë. Me 355.555 ton çelik hyn në kategorinë e shteteve me prodhimtari të vogël. Metalurgjia e zezë është përqendruar në Jesenicë, Shtore, Ravne. Metalurgjia me ngjyra përpunon mineralin e plumbit dhe të zinkut. Qendra përpunimi janë Mezhice dhe Cele. Sllovenia dallohet si shtet industrial me 230 vendbanime industriale si industria e automobilave në Novo Mesto, e kamionëve në Maribor. Industria e llojllojshme është e përhapur në vijën Jesenice, Kranj, Lubjanë, Cele, Maribor, Velenje, Slooven, Gradec, Ravanj etj. Në krahinën Dolenjsko është zhvilluar Novo Mesto, e në zonën bregdetare Kopri. Industria realizon 37% bruto të të ardhurave dhe 43% të popullsisë aktive të Sllovenisë.

Bujqësia është veprimtari dytësore me të cilën merret një numër i vogël i popullsisë aktive.Në strukturën e tokave arat marrin pjesë 15%, livadhet dhe kullotat 28% dhe pyjet 50%. Prej drithërave kultivohet misri ( 200.000 ton), gruri (166.000 ton), patatja (344.000 ton)etj.

Blegtoria ka rëndësi më të madhe se lavërtaria. Fondi i bagëtisë nuk është i madh, por është cilësorë. Në varësi nga relievi i lar, rrjeti rrugor është mjaft i zhvilluar.

Turizmi është degë e rëndësishme e ekonomisë. Zonat më atraktive për zhvillimin e turizmit janë ato të Alpeve dhe të bregdetit Adriatik. Alpet si rrallë kund tjetër janë të lidhura me teleferik – pikat më të larta të maleve. Në saje të shumë shtigjeve të skitarisë është zhvilluar turizmi për sportet e bardha, por edhe verës ato janë vise të përshtatshme për pushim dhe rekreacion në saje të ajrit të pastër dhe pejsazhit të gjelbërt të pyjeve dhe kullotave që e rrethojnë.Qendrat më të afirmuara të turizmit janë: Alpet Kamnike, Bohinji, Kranjska Gora, krevave dhe Velika Pllanina, në Pohorje të Mariborit. Në bregdetin e Sllovenisë është zhvilluar turizmi detar, ndërsa qendra më e rëndësishme është Portorozhi.

Rrjetin rrugorë e bëjnë 19.000km, prej tyre e kategorisë së autostradave 270 km, hekurudhor 1.200 km pjesa më e madhe është e elektrifikuar.

Të ardhurat kombëtare për kokë të banorit janë 6300 dollarë.

Shih dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]