Ekonomia e Andorrës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Principata e vogël e Andorrës nuk ka asnjë pasuri të veçantë natyrore përpos ujit. Në kohërat e vjetra ishte tokë agrare edhe përkundër terrenit malorë. Kjo ka ndryshuar me kalimin e kohës kur bujqësia u zëvendësua ngadalë me blegtori. Vetëm 2% e vendit është tokë e pjellëshme.

Në kohën më të re, jetohet vetëm nga turizmi, si ai dimërorë. Për këtë përkujdesen mese 300 Hotele si dhe shumë fusha sporti e argëtimi.

Andorra nuk është anëtare e plotë e Bashkësisë Evropian, porse ka një status të veçantë. Deri më 2002 monedha franceze dhe ajo spanjolle është përdorur si valutë zyrtare. Me ardhjen e Euros edhe në Andorrë bëhet zëvendësimi i monedhave franceze dhe spanjolle. Për firmat evropiane, Andorra është e njohur si “Oaza” e tatimeve. Por edhe turistët janë të kënaqur nga çmimet e ulta të alkoolit, cigareve dhe prodhimeve kozmetike (shminkave).

Bruto prodhimi vendor për vitin 1996 ka qenë 1,2 Miliard Euro